Home KRYESORE Sondazh i &#8...

Sondazh i “Euronews Albania”: Votim në ulje për qeverinë dhe tmerrsisht keq për opozitën

781
0

Televizioni “Euronews Albania”, televizioni më serioz në sondazhe, ka publikuar mbrëmë sondazhin e mëposhtëm.

Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Albania shumica e qytetarëve shqiptarë rreth 42.9 % kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe negativ (68.1 %) për punën e opozitës.

Ajo që vihet re në këto vlerësime është se ato përputhen me qasjet e tyre politike bazuar në mënyrën si kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare .

Për shembull: Ata që përbëjnë shumicën e atyre që vlerësojnë punën e qeverisë kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhje (79 % e atyre që kanë votuar partinë socialiste kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë) dhe e kundërta 73% e atyre që kanë votuar opozitën kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë.

Nga ana tjetër 85 % e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim negativ për opozitën dhe 21 % e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët kanë vlerësim pozitiv për opozitën.

Ajo që është interesante është fakti se 76 % e atyre që nuk e identifikojnë për kë kanë votuar vlerësojnë negativisht punën e opozitës.

Nga sondazhi del se ka ulje të besueshmerisë ndaj qeverisë, por me tmerr mbetet besimi te kjo opozitë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit