Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.1 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Populli shqiptar mes nacionalizmit politik dhe patriotizmit popullor

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 16:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja

Të përkufizosh « territorialisht » popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë. Për shembull kur përdorim fjalën « Shtet », i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën « Komb » nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi apo në Greqi.

Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma « Shtet dhe Komb ». Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit [1] të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e Mëdha [2] në favor të shteteve fqinje [3]. Kjo « ndarje » e nxituar territoriale mund te cilësohet si gabimi më i madh gjeopolitik apo « marrëzi e njerëzore » që është bërë në Ballkan. Ky vendim ka dëshmuar, si në të kaluarën po ashtu edhe në të tashmen, se Ballkani mbetet një zonë gjeografike e paqendrueshme, ku ka gjenerim konfliktesh etnike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavarësisht tensioneve të ndryshme apo luftërave, shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre (gjuhën dhe traditat), dhe njihen gjithmonë si të tillë, pra Shqiptarë ! Kjo vërtetohet edhe në gjuhën e përdorur në mediat ndërkombëtare, të cilat shpesh përdorin termat « shqiptarët e Kosovës », « shqiptarët e Maqedonisë », apo « shqiptarët e Malit të Zi ».

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky identitet i popullit shqiptar vë në pah dy koncepte : nacionalizmin dhe patriotizmin. Një dallim i madh ekziston mes të dyve, dhe këtë e ka thënë dikur një lider politik francez, Charles de Gaulle [4], mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai citon : « Patriotizmi është të duash vendin tënd. Nacionalizmi është të urresh vendin e të tjerëve ».

Mund t'ju interesojë

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Para 7 orësh
Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 8 orësh
Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Para 12 orësh

Populli shqiptar është shumë i lidhur me origjinën apo me territoret (tokat) e tij, me rrënjët dhe me prejardhjen e tij. Duke qenë shqiptar dhe duke u mbështetur në përkufizimin e patriotizmit të Gjeneralit De Gaulle, në qoftë se rikthehemi në të kaluarën, do të konstatojmë, pavarësisht imazhit të keq që lexojmë ndonjëherë në mediat ndërkombëtare, se shqiptarët janë popull krenar por edhe paqësor. Shqiptarët janë popull që nuk kanë hapur kurrë luftë ndaj vendeve fqinje për të pushtuar tokat e tyre.

Në të kundërt, populli shqiptar nuk ka reshtur së pushtuari prej të tjerëve, i detyruar shpeshherë të lëshojë territore. Ka pasur gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës apo shqiptarëve të Greqisë (të Camërisë), dhe deri tani këto palë dhunuese nuk i kanë pranuar këto akte barbare dhe nuk ka i kërkuar falje publike popullit shqiptar.

Faktorët e përmendur më lart mund të ndikojnë te patriotizmi dhe ta kthejnë atë në nacionalizëm. Nga ky moment, politikanët shqiptarë hyjnë në skenë si « komedianë të talentuar » dhe i shpallin « dashurinë » Atdheut. Kjo « dashuri » nuk është gjë tjetër veçse një instrument politik që transformon patriotizmin në nacionalizëm dhe u mundëson atyre të egzaltojnë e manipulojnë ndjenjat kombëtare e të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet.

Nacionalizmi është një lloj « virusi », eskluzivisht politik, që infekton patriotizmin tonë popullor. Populli shqiptar nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fryma nacionaliste apo nga patriotizmi i rremë. Përkundrazi, shqiptarët kanë rënë shpeshherë viktimë e këtij nacionalizmi. Një citim i Albert Einstein-it mbi nacionalizmin është shumë domethënës : « E urrej tmerrësisht heroizmin nën urdhra, dhunën e pajustifikuar dhe nacionalizmin budalla. Lufta është gjëja më e neveritshme ».

Politikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin dhe luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë duke u dhënë atyre shpresa të rreme mbi bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Sa herë që diplomacia ndërkombëtare reagon kundra nacionalizmit politik në Ballkan, liderët politikë shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë tërhiqen dhe ndryshojnë fjalim mbi Shqipërinë e Madhe.

Si përfundim, cila rrugë mund të bashkojë popullin shqiptar :

–          ajo e patriotizmit popullor, e cila mund të ndërtohet rreth një shteti ligjor brenda një Europe të bashkuar për të evituar që të përjetojmë vuajtjet e të kaluarës ?

–          apo ajo e nacionalizmit politik (patriotizmit të rremë), e cila është e mbushur me urrejtje, racizëm, padrejtësi, korrupsion, papunësi dhe varfëri ?

Më duket se përgjigja është evidente !

Burimi : Klara Buda Post (New York)

Klarabudapost.com

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë
Para 8 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 9 minutash

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 10 minutash

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.