PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pyetje


E Hene, 02 Korrik 2007

Zoti Fevziu! Duke pasur nje konsiderate te larte per ju si gazetar politik doja te dija a ka shanse Shqiperia qe te integrohet ne Bashkimin Evropian dhe a ka bere perparime vendi yne ne zbatimin e angazhimeve te marra? Faleminderit.

Kujtim Kaci:

kujtimkaci@hotmail.fr

Besoj se kjo pyetje, me shpjegime teknike i takon me shume ministres se Integrimit, zonjes Bregu. Kam pershtypjen se, duke qene edhe zedhenese e Qeverise, ajo nuk do te hezitonte te pergjigjej, perkundrazi, mund te ishte me interesante sesa une ne kete drejtim. Gjithsesi, ne vija te pergjithshme po ju kujtoj se Shqiperia ka firmosur qe ne qershor 2006 Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE, ose ate qe quhet marreveshja e ndermjetme. Ne fakt, ne kemi pasur nje vonese te pajustifikueshme. Qe nga hapja e negociatave, ne janar 2003, u deshem plot 3 vjet e gjysme per te bere ate qe vendet e tjera e bene ne me pak se nje vit. Sic ndodhi p.sh., me Maqedonine, e cila e firmosi marreveshjen ne mes te luftes ne mars-prill 2001. Besoj se pengesa kryesore qe korrupsioni ne vend, mungesa e nje lufte serioze ndaj krimit dhe kontrabandes, si dhe moszhvillimi i zgjedhjeve normale. Pra, me shume se nje problem teknik, ishte nje problem politik. Besoj se ratifikimi i plote i Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit nga parlamentet e vendeve anetare, me gjithe insistimin e Shqiperise, me gjithe turet diplomatike te zonjave Topalli e Bregu dhe te ministrit Basha, do te marre 2-3 vjet. Sipas kesaj logjike, Shqiperia, me sa duket, do te aplikoje nga fundi i vitit 2008, ose fillimi i 2009 per te pasur statusin e vendit kandidat. Pas ketij te fundit, fillojne negociatat per kandidim dhe besoj se shanset tona jane midis viteve 2014-2018. Duhet te shtoj se Shqiperia i ka permbushur dhe vijon t’i permbushe detyrimet e saj, madje e ka bere kete disa here me me seriozitet sesa shume vende te tjera, qe jane me te avancuara. Nga ana tjeter, nuk duhet te harrojme se ne jemi sot, vendi me i prapambetur i Evropes, me nje infrastrukture te gjymtuar dhe me dhjetera probleme.

Por, duhet thene se anetaresimi ne BE nuk eshte nje gje qe varet nga ne. Me shume sesa nje problem teknik, ai mbetet nje problem politik. Nje problem qe nuk lidhet me Shqiperine, por me politikat e zgjerimit ne pergjithesi, me sindromen e “lodhjes nga zgjerimi”, qe ka goditur disa nga vendet bazike te BE, me problemin e pranimit te Turqise dhe mbi te gjitha me aftesine qe do kene vendet e reja te futura rishtas per t’u bere pjese integrale e BE. Sa me i veshtire te jete integrimi i vendeve qe kane hyre tashme, aq me i gjate do te jete procesi i zgjerimit te metejshem te BE.




Komento artikullin | Shiko komentet (17 komente)
Te Tjera nga rubrika