PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pyetje


E Premte, 29 Qershor 2007

Derguesi Alban Pasholli: alban21sar@hotmail.com

Zoti Fevziu doja t’ju komentoja dicka dhe do deshiroja nje pergjigje nga ju. Ne lidhje me ardhjen e Bushit ne Shqiperi. Pse duhet qe populli te dilte dhe te takonte si dhe te mirepriste nje nga figurat me te keqija te botes, sic eshte Xhorxh Bush, ose i ashtuquajturi "I etur per lufte"ne i harruam ato shfarosje masive te femijeve ne Irak qe u vrane vetem per nje kapricio te Bushit, sepse i donte te gjitha per vete naften, arin e te gjitha c’kane te bejne me parate. Ushtaret qe dergojme ne ne Irak nuk jane djem nenash qe vriten apo qe rropaten cdo dite dhe qe shteti nuk merr as mundimin me te vogel per te ndihmuar familjet e tyre qe nuk kane buke te hane. Bushi ne Shqiperi duhet te pritur si armik dhe jo si mik kur ne gjithe boten pritet me protesta ne Shqiperi shenohet si ngjarje historike. Une qe po ju shkruaj dua te di mendimin tuaj mbi kete ceshtje tashme e mbyllur, por qe me ka lene nje shije te hidhur, sepse ne varemi nga Amerika, sepse politikanet tane e kane ne dore vete rregullimin e nje shteti ligjor dhe nuk do ta kishin nevojen e nderhyrjes se Amerikes qe ne te benim perpara. Pergjigjen dhe mendimin tuaj ma kthe ku te deshirosh ne e-mail ose ne gazete, por sa me shpejte.



Blendi Fevziu: “Po ju pergjigjem duke ju vene fillimisht ne dijeni se nuk ndajme mendime te njejta per Presidentin Bush dhe, gjithsesi, kjo eshte krejt normale. Ne nje shoqeri te lire dhe pluraliste, respekti i mendimit kunder eshte nje norme thelbesore. Nuk do te perqendrohem te raporti i luftes ne Irak, as angazhimi shqiptar atje e me tej, por te thelbi i pritjes se Presidentit amerikan ne Shqiperi, sipas mendimit tim. Por, duke qene se gjate ketyre viteve kam pasur rastin te vizitoj Bagdadin, Mosulin, Kabulin dhe vende te tjera ne konflikt, po ju them se ushtaret shqiptare atje ndodhen ne nje mision, jane vullnetare dhe ndihen shume mire. Rralle ne jeten time jam ndjere me krenar sesa ne mensen ushtarake te bazes se Mosulit, ku ushtarake nga pese vende te botes nderuan Presidentin shqiptar me nje torte te madhe, ku ishte dizenjuar flamuri shqiptar; rralle jam ndjere me krenar sesa ate moment, kur makinat tona ushtarake patrullonin me flamurin shqiptar.

Po ju them edhe dicka. Bota eshte perfshire prej tri vitesh ne nje debat te gjere per luften ne Irak. Ka plot qendrime kontradiktore per te. Ne, si dhe shume vende e personalitete te Lindjes ish-komuniste, e kemi mbeshtetur pa asnje kusht. Shkaku ka qene i thjeshte: ato shoqeri qe vijne nga totalitarizmi, qe e dine c‘eshte diktatura dhe njohin mekanizmin kriminal te saj, nuk kane se si te mos jene entuziaste per cdo lufte qe heq nga froni i pamerituar nje diktator. Nje lufte qe prodhon nje shoqeri te lire, eshte gjithnje nje lufte e merituar. Ky ka qene edhe thelbi i nderhyrjes ushtarake ne Kosove dhe asnje prej nesh nuk e ka kontestuar.

Per te dyten, qe eshte edhe thelbi i pyetjes suaj, po tentoj te jem me konkret. Bushi realisht eshte kontestuar ne disa vende, por kontestimi gjithnje ka pasur nje arsye: Interesat e ndryshme ekonomike dhe politike; lufta per hegjemoni, lufta ne Irak, problemi i ngrohjes globale ose anti-globalizmi kane qene shpesh thelbi i kontestimeve. Ju siguroj se asnje prej ketyre problemeve nuk prek thelbin e interesave te shoqerise shqiptare. Perkundrazi.

E dyta, pritja ndaj Presidentit Bush nuk ka qene pritje ndaj tij. Ajo ka qene pritja dhe falenderimi qe nje prej vendeve me te vogla dhe me te neperkembur te globit ne vite, i ka bere Presidentit te SHBA. Ja ka bere ne shenje falenderimi per ndihmen e madhe dhe vendimtare qe SHBA i ka dhene Shqiperise se paku ne tre momente kyce te ekzistences se saj. Kjo pritje, ka qene nje falenderim 87 vjet i vonuar per vendimin e Presidentit Uillson ne Konferencen e Paqes, per te mos lejuar Britanine, Francen dhe Italine te copetonin Shqiperine dhe te lejonin daljen e Serbise ne det. Pa kete ndihme, ne do ishim sot nje shtet qe shkonte nga Patoku ne Rrogozhine dhe qe veshtire se do t’i kishte rezistuar kohes.

Ishte nje falenderim per mbeshtetjen qe SHBA i dhane Shqiperise ne rrezimin e komunizmit dhe ne mirepritjen e Shqiperise se re ne klubin e vendeve demokratike. Me gjithe defektet qe ne trashegonim.

Ishte nje falenderim per deklaraten e Presidentit Bush ne dhjetor 1992, per mos prekjen e Kosoves dhe per vendimin e Presidentit Klinton ne mars 1999 per te nderhyre ushtarakisht ne Kosove. Nese shqiptaret kane pasur ndonjehere nje ndihme madhore, kjo ka qene Kosova dhe pavaresia e saj.

Ne kembim te se gjithes, ju kujtoj, se per me shume se 46 vjet, regjimi komunist e ka mallkuar SHBA-ne, per nje nder vlerat me te medha qe ajo ofron, demokracine!






Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika