PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pyetje


E Premte, 22 Qershor 2007

Derguesi Albi: tirana9000@hotmail.com

Se pari lejome te te them se kam degjuar analizat qe ti ben dhe je shume i sakte,dhe je shume afer mendimit popullor. Pyetjet e mia jane dy:

1-Cfare efektesh do te sjelle ardhja e presidentit amerikan ne shqiperi?

2-A eshte e mundur qe presidenti rus Putin te vije ne Shqiperi, ne nje situate te tille qe jemi, pra ne prag te statusit te Kosoves, dhe duke marre parasysh qendrimin e rus per Kosoven?

B.F. 1. Nuk besoj se ka nevoje per me shume komente qe lidhen me viziten e Presidentit Bush ne Shqiperi. S’ka asnje dyshim se pika kulmore e saj ishte deklarata e Presidentit te SHBA ne lidhje me pavaresine e menjehershme te Kosoves. Ishte nje deklarate qe i cliroi shqiptaret nga akthi i pasigurise per te ardhmen atje; ishte nje deklarate qe rikonfirmoi vemendjen dhe angazhimin e SHBA ndaj Kosoves; ishte nje deklarate qe deshmoi se mosmarreveshjet nderkombetare nuk do te reflektohen ne vijimesine e metejshme te Kosoves dhe e fundit, ishte nje deklarate qe deshmoi se Shqiperia, mund te mbeshtetet tek nje aleat mjaft i fuqishem nderkombetar, padyshim me i fuqishmi i globit sot, SHBA.

Efekti i dyte, eshte padyshim moral. Shqiperia pati mundesine t’i shprehe direkt, Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, falenderimin per gjithcka qe ky vend ka bere per Shqiperine gjate shekullit te kaluar. Pritja entusizte ishte njeherazi falenderim per vendimin e Presidentit Uillson me 1920 per ta ndalur copetimin e Shqiperise; ishte falenderim per ndihmen e misioneve bamirese amerikane midis dy luftrave; per ndhimen amerikane gjate luftes se dyte boterore; per mbeshtetjen qe SHBA i kane dhene ndryshimit te sistemit ne Shqiperi me 1990; ishte falenderim per Presidentin Bush Senior, i cili paralajmeroi Beogradin me 1992 qe te mos cenoje Kosoevn dhe e fundit, per Presidentin Klinton qe udhehoqi nje nder betejat morale me te rendesishme te Perendimit, ate per clirimin e Kosoves. Ndaj askujt tjeter ne bote ne nuk kemi qene kaq borxhlinj dhe eshte gjithnje dinjitoze kur gjen mundesi, qe qofte edhe me mikpritje, ta shkyesh borxhin.

E treta, eshte nje perfitim indirekt politik. Vizita e Presidentit Bush pati nje mbulim perfekt mediatik boteror. Kjo forcoi idene e sigurise ne Shqiperi, i beri vendit nje reklame qe ndikon per permiresimin e imazhit dhe mund te stimuloje investimet e huaja. Mjafton t’ju kujtoj se pak dite pas kesaj vizite nje nder gazetat me prestigjioze amerikane, i ftonte lexuesit e saj t’i nisnin turet turistike nga Shqiperia.

2. Nuk besoj se ka ndonje arsye qe Presidenti Rus te vizitoje Tiranen. Se paku per ne. Rusia eshte nje fuqi e madhe, por ajo nuk eshte as aleat i yni strategjik, as partner tregtar dhe as ndonje investitor i permendur. Me perjashtim te nje grupi nostalgjikesh te Bashkimit Sovjetik qe vijojne ende te kendojne rusisht dhe t’i thone Shen Peterburgut, Leningrad, asnje lidhje s’ka mes nesh. Putin mund te vizitoje Tiranen, por vetem ne ate rast qe Rusia do te kete nje qendrim te vendosur dhe korrekt per Kosoven, impnjimin me te madh te shqiptareve kete moment. Do te ishte e padenje, jo e dobishme qe ai te vije ne Tirane dhe te deklarohet kunder pavaresise se Kosoves. Ne fund te fundit, askush nuk mund ta imponoje dashurine dhe perderisa Rusia nuk na do, dhe nuk na ka dashur historikisht (Ne fillim te shekullit te XX, ajo ka luajtur fort per te reduktuar territorin shqiptar ne favor te Malit te Zi dhe Serbise), as ne nuk kemi asnje detyrim ta duam ate, perkundrazi.

Per te gjitha keto arsye, Putin nuk ka pse vjen ne Tirane dhe mbi te gjitha, Tirana politike nuk ka pse e pret ate!


Komento artikullin | Shiko komentet (16 komente)
Te Tjera nga rubrika