Pyetje
E Hene, 25 Qershor 2007
A ka kritere dhe moral ne zgjedhjen e Presidentit ne Shqiperi? Flasin e perflasin te deshiruarit-per-te-qene-President dhe te deshiruarit-vendim-marres se kush do zgjidhet President, jane me qindra te (pa)mencem ne Kuvend e qeveritare, keshilltare e te botekuptueshem te tjere, dhe asnjeri nuk thote se cilat jane kriteret/tiparet/vlerat/morali i njerezve qe mund te votohen per President. Pyetja qe shtrohet eshte: A do te zgjidhet nje sulltan apo nje njeri kot, apo nje njeri i pergjegjshem me vlera qytetarie?
Saimir Lolja
B.F. Me vjen keq ta pohoj, por, pavaresisht debatit mediatik, pavaresisht nderhyrjes se komentatoreve dhe segmenteve te caktuara te shoqerise shqiptare, nuk ka asnje cudi, madje eshte shume e mundshme qe Presidenti i ri i Shqiperise, te jete nje figure e cfaredoshme, inferiore ndaj shume kandidaturave te tjera, qe mund te meritojne ate post. Po ju bej nje argumentim qe eshte strikt personal dhe qe e kam shprehur edhe ne raste te tjera per kete problem.
Fatkeqesisht, Kushtetuta e Shqiperise, ne momentin e hartimit te saj, ka adoptuar modelin grek dhe disi ate italian te zgjedhjes se Presidentit. Presidenti zgjidhet nga Parlamenti me 3/5 e votave, me 5 raunde votimi. Nese keto raunde deshtojne, parlamenti shperndahet, parlamenti i ri zbaton po kete procedure dhe nese deshton, shperndahet serish dhe kemi zgjedhje brenda 60 ditesh. Parlamenti i trete, ka tre raunde, i fundit prej te cileve mund ta zgjedhe Presidentin e ri me 50% te votave + 1 vote, pra me 71 vota. Nese kjo ndodh, vendi hyn ne nje krize 30-ditore, e cila mban pezull gjithe shoqerine.
Ideja e hartuesve te Kushtetutes ka qene te imponojne konsensusin dhe ta detyrojne klasen politike qe ta beje kete gje. Me sa duket, ata nuk kane marre parasysh nivelin e ulet te emancipimit politik, mungesen e konsensusit si koncept politik dhe disa probleme te tjera, qe shoqeria shqiptare trashegon nga e shkuara totalitare. Dhe ketu fillon deformimi. Ne Itali dhe Greqi, ne gjithe rastet e fundit, Presidentet kane qene figura te spikatura politike: ne Itali, nga ky i fundit, Napolitano, te Ciampi, Skalfaro, Kosiga e me tej te Pertini. Ne Greqi, Papuliasi, Stefanopulos, apo me i njohuri, para tij, Karamanlisi. Politikane karriere, nder me te njohurit ne vendin e tyre, qe e kane marre postin e Presidentit si kulmin e nje karriere te gjate dhe sinjifikative politike. Ne Shqiperi nuk ndodhi keshtu. Askush nga palet nuk pranon nje figure imponuese, me nje lloj stature politike dhe integritet, ndaj, politika rremon ne skutat me te harruara te shoqerise per te gjetur ndonje personazh te harruar, me personalitet te gjymtuar e padyshim te paafte per te qendruar mbi palet, pra per t’ju imponuar atyre. Me kete logjike, ne asnje rast ne nuk do te kemi nje President si duhet, por nje sherbetor te politikaneve te fuqishem. Po ju them p.sh., se nga kujtesa ime me 2002, Nano dhe Berisha ngecen tek emri i Alfred Moisiut, sepse ky emer nuk i thoshte asgje, askujt, dukej me i paafti per t’i shqetesuar dhe me i menaxhueshmi. Nuk ka dyshim qe Sabri Godo do te kishte qene nje president shume me dinjitoz, por ai nuk u pranua per te vetmen arsye se mund t’ju hapte paleve probleme. Aq jo serioz qe procesi, sa PS dhe PD kishin vendosur per Moisiun, kurse ky i fundit nuk dinte gje. U desh te nderhynte Fatmir Mediu qe ta gjente diku ne Tirane.
Mendimi im i palekundshem eshte se Shqiperia duhet te modifikoje Kushtetuten, sic beri Sllovakia afro 10 vjet me pare dhe Turqia tashme dhe Presidenti, me po keto kompetenca, te zgjidhet direkt nga populli. Ai nuk ka pse te jete pre e kulisave dhe nuk ka pse ky post t’ju mohohet personave me nje personalitet te spikatur politik si Nano, Topi, Godo apo Milo dhe t’ju jepet personazheve anonime, sepse keshtu vendosin disa grupe interesash politike. Ka vetem nje menyre qe gjithcka te jete transparente, votimi popullor dhe populli, eshte i vetmi qe nuk gabon kurre…