Sharm el-Sheikh - Pushime ne Detin e Kuq
Fjoraldi Zguro
E Diele, 24 Qershor 2007
Thjeshtesi e diellit, detit dhe reres; hotele luksoze me 5 yje, sporte ujore, shopping dhe zbavitje. Eshte Sharm el-Sheikh, qendra me komplekset turistike me te mira ne gjithe gadishullin e Sinait, ne Egjipt. Perreth ka beduine, tenda shumengjyreshe, male dhe det. Ketu ka hotele te vegjel me dizajn modern, sikunderse ka edhe hotele te medhenj pjese e zinxhireve hoteliere me ne ze ne bote. Komplekset turistike ofrojne gjithcka ka nevoje nje turist, kazino, disko, klube nate, qendra golfi deri te sherbimet e shendetit. Nuk mungojne as sportet ujore si zhytja, serfi etj., por edhe shetitje me kale dhe gamile, safari ne shkretetire te gjitha keto prane qendrave qe datojne civilizim disa mijera vjet me pare.
Sharm el-Sheikh deri ne vitin 1968 nuk ishte gje tjeter vecse nje zone e qete peshkimi. Por vitet e fundit Sharm el-Sheikh eshte shnderruar ne nje nga vendpushimet me te vizituar ne Egjipt. Megjithese qeveria egjiptiane ka perkrahur hapjen e plazheve te reja edhe ne zona te tjera, Sharm el-Sheikh vazhdon te mbetet pika kryesore ne harten turistike te gadishullit te Sinait.
Zona midis ishullit Tiran dhe parkut kombetar Ras Mohammed u rezervon vizitoreve disa nga panoramat me te bukura nenujore me fame boterore. Ujerat e kristalte, shkembinj te rralle per nga forma dhe nje varietet befasues i peshqve ekzotike qe fshihen midis koraleve shumengjyreshe. Mjafton qe te vini syzet e ujit dhe fare prane bregut mund te zbuloni pamje te mrekullueshme te jetes se pasur nenujore. Ne funksion te vizitoreve ne kete zone jane te perhapura edhe qendrat qe ofrojne kurse zhytjeje dhe vizita ne sitet me interesante per zhytje ne Detit e Kuq. Ne mbremje, Sharm merr nurin e Las Vegasit amerikan, rrugica druri, qe lidhin hotelet me njeri-tjetrin dhe me plazhin, larmi formash argetimi dhe zbavitjeje ne rruge, me nuanca arabike, por edhe perendimore. Prej 2004, nje klub interesant per argetimin e te rinjve u hap ne qytete, quhet "Pacha Sharm" dhe eshte nje miksim i Ibizes me historite arabe te 1001 neteve.
Sharm el-Sheikh ofron edhe bukurine e malit biblik te Sinait, me lugina dhe male madheshtore dhe disa parqe kombetare. Ne Sharm nuk do te mjaftoheni vetem me plazhet, detin dhe panoramen. Eshte nje zone e zhvilluar me mire qe i perngjan me teper zonave turistike evropiane, me shume sherbime per turistet, sesa atyre egjiptiane. Klima u mundeson qendrave hoteliere te kene pune gjate gjithe vitit; vere e nxehte, por edhe nje dimer i bute.
Per turistet evropiane cmimet e ofruar nga komplekset hoteliere ne Sharm mbeten mjaft ekomomike te krahasuara me te tjera alternativa pushimi prane detit ne Evrope. Akomodimi per nje jave ne hotel me pese yje ne Sharm, se bashku me shpenzimet e transportit nga Tirana, shkojne ne rreth 700 euro per person. Sharm el-Sheikh eshte nje ekstravagance argetimesh ne plazh, i plotesuar me se miri nga bukurite natyrore dhe historike perreth territorit te malit Sinai.
Plazhi Na'ama qe ne hebraisht do te thote "kenaqesi", i pozicionuar ne veri te qytetit, eshte nje zone turistike mjaft e njohur, ku gjenden komplekset hoteliere me ne ze. Shumica e hoteleve ne gjirin Na'ama kane plazhet e tyre private te pajisur me shezlone, cadra dhe bare. Hotele luksi te tille si Hilton, Marriott, Sonesta, Movenpick, e deri tek ata me pak te shtrenjte si Ghazala jane ngritur dhe u sherbejne turisteve ne gjirin Na'ama. Duke iu larguar pjeses se plazhit, me ne brendesi te tokes, prane aeroportit, mund te gjeni te tjere hotele me fame si Four Seasons, Hyatt, Intercontinental, Sheraton etj. Gjate gjithe dites dhe nates, Na'ama gumezhin nga turistet qe frekuentojne shetitoren legjendare, e cila lidh gjiret njeri me tjetrin. Shumica e hoteleve ofrojne ushqim ne natyre, ku mund te konsumoni dreken apo darken, por edhe mund te tymosni tradicionalen "shisha".
Gjashte kilometra ne veri te gjirit Na'ama, gjendet gjiri i Peshkaqeneve, nje vend i qete, me pak i zhvilluar, por ideal per zhytesit. Plazhi ketu ngjan me versionin primitiv te Na'ama, ku mund t'i gezoheni reres dhe detit pa u shqetesuar nga turma turistesh
Sharm el Maya, eshte emri i nje tjeter zone te qytetit dhe qe perfaqeson pjesen e vjeter te tij. Nuk eshte e madhe si siperfaqe, megjithate jo pak restorante, qendra te njohura ushqimi "fast food", e deri te baret e nates nuk mungojne ne Sharm el Maya. Ketu eshte edhe vendi ku eshte ngritur porti detar me i rendesishem ne Sharm el-Sheikh.
Ku ndodhet
Sharm el Sheikh shtrihet ne piken me jugore te gadishullit Sinai, ne Egjipt, aty ku malet zbresin gradualisht ne ujin e paster kristal te Detit te Kuq. Pikerisht Sharm el Sheikh gjendet midis malit Sinai dhe Detit te Kuq. Eshte pika me atraktive per turizmin e plazhit ne gadishullin e Sinait dhe nje nga me te rendesishmit ne Egjipt.