PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pushime ne ritmet "reggae"


E Premte, 22 Qershor 2007

Fjoraldi Zguro

Destinacioni Xhamajke eshte permbushja e endrres se udhetarit energjik. Ishulli i Karaibeve ofron nje larmi aktivitetesh, duke nisur nga aventurat ne natyre deri te jeta e nates pa hesap. Kolombi dhe indigjenet "arawak", ananas dhe kallam sheqeri, pirate dhe turiste, skllever dhe revolucionare, shtepi madheshtore dhe mega resorte pushimesh. Ne Xhamajke nderthuret bukuria e natyres, me historine, kulturen, muziken, kuzhinen dhe artin e disa kontinenteve Afrikes, Evropes, Amerikes, madje edhe Azise. Shume perpara se evropianet te zbulonin Xhamajken, ishulli ishte i populluar nga fise indianesh jo te dhunshem (Arawak dhe Taino). Ata e quajten ishullit "Xymaca", qe do te thote toka e drureve dhe ujit. Mjafton te vizitoni brendesine e ketij ishulli tropikal, me gjelberim, ujevara, lumenj per t'ju dhene te drejte indigjeneve. Kolombi zbarkoi ketu ne 1494 ne vendin qe tashme njihet si Gjiri i Zbulimit, ku ndodhet edhe nje muze, si edhe nje statuje e vet Kolombit. Fiset vendase te indianeve u asgjesuan gjate konflikteve me kolonizatoret spanjolle dhe u zevendesuan me skllever te sjelle nga Afrika.

Xhamajka eshte e mirenjohur per muziken "reggae", e perhapur ne te gjithe boten keto 50 vitet e fundit, fale edhe Bob Marley-it.

Shopping-u eshte sporti me popullor! Mund t'i lejoni vetes nje xhiro ne rruget e portit, ku gjendet tregu i prodhimeve artizanale kashte, gdhendje druri etj. Aty afer plot dyqane duty-free ofrojne gjithcka nga kashmiri skocez, parfume, cigare, likerna, ene porcelani e kristali. Bulevardi Glouceste i jep jete qytetit, aty do te gjeni mjaft restorante, galeri arti dhe pa dyshim dyqane duty-free.

"Irie mon" eshte nje fraze mjaft e degjuar ne Xhamajke, qe do te thote se "cdo gje po shkon mire". Ishulli eshte nje parajse tropikale Vete xhamajkanet jane mikprites dhe te ngrohte me turistet. Xhamajka eshte vendi me i madh anglishtfoles ne Karaibe. Xhamajka eshte nje ishull i mrekullueshem per te kaluar ne persosmeri pushimet ne Karaibe. Nga plazhet e bukur te Negrilit ne Ocho Rios apo shopping ne Gjirin Montego, Xhamajka ka gjithcka qe do te deshironte nje turist, madje me shume. Qendra kulturore dhe tregtare e vendit perkon me kryeqytetin Kingston, nje vend i persosur per te pasionuarit e historise. Qyteti u themelua ne 1692, duke u ngritur ne rrenojat e kryeqytetit te vjeter Port Royal i shkaterruar nga nje termet. Vendi me i vizituar nga turistet ne Kingston eshte muzeu i Bob Marley, i ngritur pikerisht ne shtepine e kengetarit te famshem te muzikes reggae. Pjesa me e madhe e hoteleve me cmime te lira gjenden ne periferi, ne zonen e quajtur Kingston i Ri.

Negril eshte nje lokalitet turistik i mrekullueshem, nje nder te paktit, ku rrezet e diellit merren nudo. Rruget e Negrilit jane te mbushura me stenda qe shesin ushqime natyrale dhe produkte artizanale. Plazhi me i gjate i kesaj zone eshte Long Bay, rreth 11 kilometra, ku gjenden restorante bare dhe muzike reggae, qe luhet "live" gjate festave ne mbremje. Ne Negril mund te praktikohet zhytjet ne uje, por edhe ekskursionet ne jug te qytetit ne nje lume ku jetojne krokodile eshte po aq eksituese. Paketa turistike per nje jave pushimi per muajin korrik ne Negril me akomodim ne nje hotel me 3 yje, me fluturim charter nga Milano, kushton 850 euro per person.

Ujerat e paster dhe klima e ngrohte pergjate gjithe vitit e ben Xhamajken si nje destinacion ideal pushimesh per turistet qe kerkojne plazhin dhe diellin. Peshkim, zhytje, serf ne ere apo kalerim, jane disa nga aktivitetet e zakonshme qe mund t'i praktikoni gjate dites. Ne mbremje, nje darke e kendshme ne restorant, apo ne ndonje kompleks turistik ne ishull, do t'i shtonte akoma me teper kenaqesi qendrimit tuaj ne kete parajse te Karaibeve. Kuzhina fine dhe unikale e Xhamajkes nen ritmet reggae krijojne nje ndjenje paqeje, te cilen do te doni ta keni gjithmone. Periudha me e mire per te vizituar Xhamajken eshte ajo ndermjet muajve nentor dhe prill. Ne kete periudhe te vitit ka shume diell, pak reshje dhe gjithsesi mungon zagushia e veres. Sezoni i shirave fillon ne maj dhe perfundon ne tetor, me shira qe zgjasin pak, por te shpeshte. Ne kete periudhe temperatura e ujit te detit shkon ne 29 °C. Kujdes nga sezoni i uraganeve ne muajt shtator-tetor.

Ne Xhamajke mund te gjeni plazhe me fame boterore. Midis zones Negril dhe Port Antonio mund te gjeni plazhet me popullore. Disa nga plazhet me pikante gjenden prane komplekseve hotelore. Fatkeqesisht, vitet e fundit keto plazhe ju jane mohuar publikut, pasi duhet te jesh klient i hotelit. Xhamajka ka mbi 100 lumenj, shume prej te cileve te paeksploruar. Lundrimi me dru bambuje ne rrjedhen e lumenjve eshte sinonimi i Xhamajkes.

Ku ndodhet

Xhamajka gjendet ne qender te detit te Karaibeve, ne Ameriken Qendrore. Ka nje gjatesi prej 230 kilometrash dhe gjeresi qe luhatet nga 35 deri ne 85 kilometra. Distanca e ishullit me bregun amerikan te Majamit shkon ne 1 mije kilometra, me Kuben 115 km ne jug, ndersa nga Haiti 160 km ne perendim. Per nga permasat, Xhamajka renditet si ishulli i trete me i madh i Antileve. Gati 95 per qind e popullsise jane zezake dhe gjuha zyrtare eshte anglishtja.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika