Balle per balle per Presidentin nga populli
E Premte, 22 Qershor 2007
Anetari i Kryesise se PD, deputeti Aleksander Biberaj, njekohesisht zv.president i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe nenkryetari i Kuvendit, deputeti i PS, Ylli Bufi, shprehen ne favor te zgjedhjes se Presidentit nga populli. Ndersa Biberaj thote se jemi ne limitin e fundit kohor, Bufi nenvizon se nuk ka kohe per te bere nje gje te tille
Si e konsideroni zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit me nje vote popullore?
Mendoj qe varianti i zgjedhjes se Presidentit nga populli eshte varianti me i mire, pasi Presidenti i dale nga vota popullore ka nje legjitimitet moral te larte, gje qe do t段 jepte mandatit presidencial rendesine dhe autoritetin e duhur, si dhe perfaqesimin e unitetit kombetar, sic e percakton edhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Nje element tjeter i rendesishem do te kishte te bente me cilesine e kandidateve, pasi votimi popullor do te detyronte partite ose grupimet e ndryshme shoqerore qe te propozojne per kandidate per President intelektuale te shquar me integritet te larte moral dhe shoqeror, si dhe me CV te pasur politike dhe profesionale. Zgjedhja nga populli do t段u jepte mundesine ketyre kandidateve per President qe, nepermjet nje procesi te mirefillte konkurrues, te shpalosin alternativat dhe programet e tyre gjate fushates elektorale, proces ky qe do te sillte si rezultat perfundimtar zgjedhjen e kandidatit me te mire ne postin e nderuar, te respektuar dhe te rendesishem te Presidentit te Republikes.
Presidenti i dale nga vota popullore do te kishte nje pavaresi me te madhe politike, pasi kandidati fitues do te kishte mundesi qe te merrte jo vetem votat politike te subjektit apo koalicionit qe perfaqeson, por edhe vota popullore nominale, gje qe do t段 jepte Presidentit nje karakter me perfaqesues dhe me te pavarur. Dhe e fundit do te thosha qe Presidenti i zgjedhur nga populli detyrimin me te madh, pervec atij kushtetues dhe mirenjohjen me te madhe do ta kishte ndaj popullit qe e ka zgjedhur sesa ndaj individeve, grupimeve shoqerore apo formacioneve politike, qe mund ta kene propozuar apo mbeshtetur ne fushate elektorale. Kjo gje, natyrisht qe do t段 shtonte Presidentit pavaresine politike nga njera ane dhe do t段 rriste pergjegjesine ndaj popullit nga ana tjeter.
Nisur nga afati i percaktuar per zgjedhjen e Presidenti, a mund te pretendohet se eshte koha e mjaftueshme per te bere ndryshimet e domosdoshme ne Kushtetute, te cilat do t段 hapnin rruge zgjedhjes se kryetarit te shtetit nga populli?
Natyrisht qe jemi ne limitet kohore, por duke pasur parasysh faktin qe zgjedhja e Presidentit nga populli mbetet alternativa me e mire dhe nese Parlamenti nuk arrin te zgjedhe Presidentin, mendoj se kjo alternative me nje konsensus politik mund te zbatohet edhe ne rastin aktual per zgjedhjen e Presidentit te vendit.
Nese do te realizohej zgjedhja e Presidentit nga populli, do te kishim zgjidhje te krizes presidenciale?
Natyrisht, nese arrihet konsensusi politik, nje zgjidhje e tille do t段 sherbente edhe stabilitetit politik afatgjate te vendit, kusht ky per integrimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Ne asnje lloj rasti zgjedhjet e parakohshme nuk do te ishin te rekomandueshme dhe nuk do t段 sherbenin stabilitetit te vendit dhe integrimit ne strukturat euroatlantike.
Ylli Bufi
Si e konsideroni zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit me nje vote popullore?
Padyshim qe kjo eshte nje procedure e njohur, pasi ne shume vende demokratike behet nje zgjedhje e tille dhe kjo mund te behet dhe ne vendin tone. Keshtu qe edhe ne Shqiperi mund te ishte zgjedhur nje rruge e tille. Por problemi eshte se tashme ne jemi futur ne procedurat parlamentare per zgjedhjen e Presidenti te ri dhe kete jemi ta detyruar ta bejme ne perputhje me procedurat qe ka percaktuar Kushtetuta. Nuk eshte normale qe ne momentin qe ne jemi futur ne procedure te fillosh te ndryshosh Kushtetuten. Se pari, duhet theksuar qe koha nuk mjafton, per te bere nje gje e tille, pra nuk arrihet qe per kaq kohe qe ka mbetur, te arrihet qe Presidenti te zgjidhet nga populli. Se dyti, gjithmone kur ndryshohen rregullat e nje procesi, duhet te kemi parasysh se keto nuk sherbejne per procesin qe eshte ne vazhdim, por i sherbejne mandatit tjeter. Ne kuadrin e ndryshimeve te mundshme qe mund te behen ne Kushtetute, edhe kjo eshte nje mundesi qe mund te shihet, por nuk e konsideroj si nje opsion qe zgjidh momentin ne te cilin ndodhemi. Une mendoj se ky moment eshte plotesisht i mundshem qe te zgjidhet brenda kuadrit ligjor qe percakton Kushtetuta.
Nisur nga afati i percaktuar per zgjedhjen e Presidenti, a mund te pretendohet se eshte koha e mjaftueshme per te bere ndryshimet e domosdoshme ne Kushtetute, te cilat do t段 hapnin rruge zgjedhjes se kryetarit te shtetit nga populli?
E para, nuk ka kohe, qe eshte gjeja me elementare. E dyta, parimisht nuk eshte korrekte, kur ti ke filluar procedurat dhe ndryshon rregullat. Se treti, eshte nje ceshtje qe duhet te diskutohet. Kjo pasi ka disa qendrime qe thone se mund te behet nje ndryshim i tille ne Kushtetute, por duhet te ndryshohen disa kompetenca, qe kane organet kushtetuese. Nuk po ndalem ne kete ceshtje, pasi kjo gjithmone kerkon nje diskutim ne nivel kushtetues, qe presupozon nje kohe dhe nje pergatitje me te mire te forcave politike. Nuk eshte mire qe te imponuar nga momenti, nga veshtiresite e caktuara, apo nga ngerce, menjehere ta gjejme zgjidhjen duke ndryshuar Kushtetuten.
Nese do te realizohej zgjedhja e Presidentit nga populli, do te kishim zgjidhje te krizes presidenciale?
Nuk gjykoj se ka krize presidenciale, nuk ka asnje krize, procedurat jane normale dhe mund te them qe eshte plotesisht e mundshme qe ne kohen e paracaktuar te zgjidhet kreu i shtetit. Nuk duhet paragjykuar, pasi nuk shihet asnje lloj krize.