Nora dhe Bledi, sekretet e dasmes
E Shtune, 16 Qershor 2007
Vendimin per te shpallur fejesen Nora Gega dhe Blendi Klosi e moren sa hap e mbyll syte. Ndersa diten e dasmes duket se nuk e kane vendosur me kaq shume nxitim. Nuk kane pasur pse, perderisa vetem nje muaj pasi festuan lidhjen e tyre, ata do te nisnin bashkejetesen ne shtepine e prinderve te Klosit (diku prane ATSH-se).
Ndaj, e vetmja deshire qe mund t’i kete nxitur per te caktuar nje dite dasme, mund te kete qene e ajo e kalimit ne apartamentin e ri (ne pallatin fare prane ambasades amerikane), te cilin Klosi e ka blere gati gjashte vjet me pare, duke menduar qe do te jetonte aty vetem pas marteses. Moment i cili ka mberritur tashme. Mbremja e te premtes, me 15 qershor, ka shenuar fundin e beqarise se tyre dhe nisjen e jetes se re bashkeshortore, pikerisht ne ate shtepi. Ku kane hyre pas nje feste me miq deri ne oret e para te mengjesit te se shtunes. Per te bere nje tjeter dasme te dielen: nje me tradicionale, me njerezit me te afert, ne prani te te cileve do te betohen perpara nepuneses se Bashkise per dashuri dhe besnikeri te perjetshme, prej nga ku ajo nuk do te dale me me emrin Nora Gega, por zonja Klosi.
Duket ne fakt se emocionet me te medha jane lene per te dielen ne mbremje, ne naten e celebrimit zyrtar te marteses. Por festa e te premtes ne “Venue Park”, me te gjithe miqte e ciftit, eshte ajo qe u ka ngrene ndoshta me shume pergatitje. Plot gjashteqind ftesa te shperndara dhe lista pafundesisht te gjata, me te cilat jane marre gjate qe te dy. Te kujdesshem qe te mos harronin askend nga te njohurit e tyre te shumte, per dite me radhe kane mbajtur me vete edhe ftesa te paplotesuara, per te korrigjuar ndonje gabim harrese. Kurse per festen e te dieles mbrema, ate tradicionalen, qe nis ne oren 20:30 te “Vila Toskana”, plotesimi i ftesave duhet te kete qene paksa me i thjeshte. Sepse ne kete rast te ftuar do te jene vetem familjaret e te dyve, bashke me miq fare te ngushte: miqte e femijerise, me te cilet Blendi Klosi shoqerohet edhe sot e kesaj dite, jashte angazhimeve politike, por edhe disa nga ata qe ka bere miq gjate viteve te tij ne politike si Edi Rama, Ben Blushi apo Bashkim Fino. Nuk do te mungojne sigurisht edhe mikeshat e Nores, nder te cilat edhe Alketa Vejsiu, e cila ka ardhur nga Italia, ku jeton qe pas lindjes se vajzes se saj, enkas per kete feste martese.
Kjo dite dasme ka filluar te ideohet ne mendjen e te dyve qe tetorin e shkuar, vetem ca muaj pas fejeses. Qe kur u fejuan, ne prillin e vitit te kaluar, te dy mendonin vjeshten si nje kohe te pershtatshme per dasmen e tyre. Por atehere kur e pane se pergatitja e shtepise se re nuk ishte dhe aq e thjeshte sa c’dukej ne fillim dhe kerkonte shume me teper kohe, menduan qe dhjetori do te kishte qene ndoshta muaji me i mire. Derisa pastaj ideuan dasmen e tyre perfekte: ne nje mot te bukur si ai i qershorit, ne nje mjedis te hapur nen nje qiell me yje… Prandaj dhe u caktua data 17 qershor. Rete dhe shiu i diteve te fundit shkaktuan jo pak stres te te dy. Pati disa momente kur nisen te mendonin per te kerkuar ndonje vend tjeter, ndersa e kalonin kohen duke klikuar neper internet parashikime sa me te sakta moti per naten e tyre te madhe. Parashikimet nisen te beheshin me te ngrohta bashke me diellin gjithmone e me te forte, derisa te premten vetem per stres me syte nga qielli qe nuk ka pasur vend: nese i kane hedhur syte nga qielli mund ta kene bere per te shijuar deri ne fund naten qe te dy e kishin programuar bashke, si nje feste ku nuk do te kenaqeshin vetem te ftuarit, por ne radhe te pare ata vete. Ndonese Nores, se paku deri tri dite perpara se te vishte fustanin e bardhe, gjithcka i dukej se po ndodhte jashte saj dhe ajo fjala “nuse” nuk ngjante te kishte dhe aq shume lidhje me te.
Ne fakt perpara asaj dasmes te dy kane vijuar normalisht jeten e meparshme: ajo punen e saj si organizatore e spektakleve ne Tv “Klan”, kurse ai angazhimet e tij politike, ne situaten e nxehte te zgjedhjeve presidenciale. Aq normalisht ka rrjedhur gjithcka, sa edhe te shtunen, diten mes festes se miqve dhe asaj me familjaret te dielen, e kane lene pushim. Nje dite thjesht per t’u clodhur. Nje dite normale si cdo te shtune e jetes se tyre, per te cilen nuk kane bere paraprakisht ndonje program. Mund te kishin shkuar ndoshta edhe te pishinat, nese nuk do te kishin friken e ndonje njolle diellore ne lekure… Nje dite pra krejt normale pushimi, qe do te kishte qene ndoshta si te gjitha te shtunat e tyre te tjera nese nuk do te kishte pasur nje ndryshim te madh: te dy per te paren here do te zgjohen ne shtepine ku do te jetojne qe sot e tutje, nje apartament i ri prane ambasades amerikane, te cilen Blendi Klosi e ka bere rreth gjashte vjet te shkuara, po ku nuk ka jetuar asnje dite, per ta shijuar te gjithin si burre i martuar. Nje dasme sipas zakonit duket, qe do te kishte ardhur edhe pas nje fejese sipas zakonit, nese te dy nuk do t’i kishin thyer befas “protokollet” e zakoneve shqiptare.
Fejesa, qe nisi me zakonin e kerkimit te dores se nuses ne shtepine prinderore, edhe pse ishte menduar qe do te zgjaste si tradicionale, ku sekush jeton ne shtepine e vet deri ne diten e dasmes, perfundoi brenda nje muaji ne bashkejetese: prinderit e Blendit u nisen per ne Amerike dhe befas Nora u gjend duke jetuar ne shtepine e tij. Por ne gjithe kete nje vit e ca, ajo ne fakt eshte endur mes dy shtepive me canta neper duar, duke marre e duke cuar rroba: “Sepse nuk doja qe prinderit ta ndienin menjehere ikjen time”. Ikje te cilen do ta ndiejne qe c’ke me te tani, kur Nora ka marre gjithcka te sajen dhe e ka cuar ne shtepine e ciftit te ri Klosi. Nje shtepi, te cilen praktikisht e kane ribere nga e para, punimet e te ciles kane nisur qe ne shtator, atehere kur te dy vendosen te martoheshin e te jetonin ne shtepi me vete. Ne fakt jo gjithcka ka marre formen perfundimtare. Do te duhet ndoshta edhe shume pune derisa te dy te kene shtepine qe kane dashur gjithmone. Por, gjithsesi, eshte nje shtepi e kendshme, ku bien ne sy aksesoret me ngjyra. Me arredimin dhe risistemimin e hapesirave me teper eshte marre Nora, se bashku me nje mikun e tyre arkitekt. Kurse puna me e madhe qe Blendi ka bere, ishte te kthehej e te hidhte poshte gjithcka qe ata benin. Gjithsesi, pjesa me e madhe e gjerave tashme eshte ashtu si ata do te donin dhe prej mbremjes se sotme te dy do te nisin nje jete te re aty. Nje jete te re ne te gjitha kuptimet: nese me pare nuk ishin mesuar te mblidheshin rregullisht ne te njejten shtepi, sepse Nora vazhdonte te drekonte pothuajse cdo dite te prinderit, tashme do te duhet te mesohen me orare dhe zakone te tjera. Ajo ende nuk e di nese do te jete nje zonje e mire shtepie, nese do te arrije qe cdo dite, krahas angazhimeve te tjera te gjeje kohen e te pergatise edhe dreken per bashkeshortin e saj… E kap nje shqetesim i vockel, teksa fillon e mendon se si do t’ia beje pa ndihmen e prinderve, por gjithcka zhduket ne te qinden e sekondes. Ka gjera shume me te kendshme perpara per ta lene veten te preokupohet per telashe gatimi. Ka kaq shume gjera te bukura qe pritet t’i ndodhin, ku me e aferta eshte mbremja e te dieles, ku ne nje ceremoni te vogel gjate darkes ne “Vila Toskana”, ajo do te vendose ne gisht rrethin e arte dhe do te njihet zyrtarisht si Nora Klosi
Me emrin e Marriage
Ate c’ka mesuar ta beje mjaft mire per dasmen e cdo vajze qe troket ne dyert e “Marriage”, Nora Gega sigurisht qe ka ditur ta beje mjaft mire edhe per vete. Pra, me pergatitjet e vogla te dasmes eshte marre pothuajse vete. Klosit i ka kerkuar ndihme vetem ne zgjedhjen e vendeve se ku do te organizoheshin dy ceremonite e medha. Per te tjerat dhendri thjesht ka dhene aprovimin. Sigurisht qe do t’i besonte shijes se nuses se tij, edhe per lulet, edhe per tullumbacet e per cdo cingerime tjeter qe ajo do zgjidhte per naten e tyre te madhe. Per fustanet aq me shume. Nora te shpjegon se fustanet qe ajo ka zgjedhur nuk jane ashtu sic mediat i kane komentuar ne gjithe keto kohe. “Nuk kushtojne nga 6 mije euro. Jane fustanet e koleksionit te ri qe zgjodhem per dyqanin, qe thjesht do i vesh une per here te pare, por pastaj do vendosen ne vitrinat e ‘Marriage’, si gjithe te tjeret”. Por vec fustaneve te blere do kete dhe nje fustan qe stilistja Enada At’Nikolla do te stiloje enkas per te. “Te premten do te kem dy fustane. Nje klasik e nje tjeter te shkurter deri te gjuri. Dua te shkoj te natyra ime, te stili im qe te mund te ndihem me rehat, per te kercyer dhe defryer me miqte si gjithmone”. Nen ritmet e dj Ermal Mamaqit. Ndersa te dielen, kur dasma do te jete me tradicionale edhe nusja me dhendrin do te perpiqen te jene te tille, pra me serioze e me tradicionale. Per ne “Vilen Toskana”, ata kane zgjedhur te kene orkester dhe jo Dj. Kane zgjedhur ta kalojne ate nate me Irmen dhe Eranda Libohoven. Jo keq per nje dasme interesante.
Per nusen e Klosit
Nora, deri ne diten qe Blendi Klosi do ta prezantonte si te fejuaren e tij, njihej me shume si asistentja e Arian Canit te “Zone e lire”, apo si vajza e reklames se “Dekes”, apo si asistente e regjisores Vera Grabocka ne spektaklet e ndryshme te saj. Grabocka ne kontaktin e pare qe pati me te, do ta kerkonte per miss, ndersa Nora kishte shkuar ne TVA per te kerkuar nje mundesi punesimi ne televizion. Mundesi te cilen Grabocka ia dha duke e angazhuar ne stafin e ngushte te saj. Pastaj nje kontakt me Pandi Lacon, do t’i jepte nje shans te dyte per ta vijuar me tej punen ne Tv “Klan”. E nisi me “Gjeniun e vogel” per here te pare punen si koordinatore. E me pas projektet do shtoheshin nje e nga nje. Aq sa ne keto kohe, nuk do te mund te gjente dot kohe per pergatitjet e dasmes se saj.