PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kurusao Karaibet ndryshe


E Premte, 15 Qershor 2007

I famshem jo vetem per likerin delikat te nxjerre nga levorja e portokallit te hidhur, nga i cili ka marre emrin vete ishulli, por edhe per klimen me diell dhe plazhet e vecuara, Kurasao, ky ishull i Karaibeve, magjeps vizitoret me oferten e vet turistike. Arkitektura e shekullit te 17 eshte mbivendosur ne nje atmosfere tropikale.

Kryeqyteti i ishullit Willemstad, i pozicionuar ne gjirin piktoresk te quajtur Santa Anna, ka shnderruar shume nga fortifikatat apo ndertesat historike ne restorante mjaft te frekuentuara nga turistet. Ne fortesen Riff, qe daton qe ne 1828, e ndertuar nga holandezet, si vend mbrojtjeje nga piratet apo shtetet armike te kohes, prej disa vitesh po sherbehet si restorant, ku gatuhen ushqime te shijshme dhe degustohen verera te stazhonuara. Vitet e fundit ne Willemstad jane investuar mjaft para, ne perpjekje per te krijuar zona turistike ne funksion te pritjes se vizitoreve. Ne rruget e ketij qyteti mund te perballeni si me kercimtaret moderne, ashtu edhe me roje te shumta te ngjeshur me arme mesjetare dhe me veshje mbreterore, te cilet i japin nje larmi kalimit te pasdites ne Willemstad. Vizitoret mund te zgjedhim midis nje turneu me kuaj, ushqim ne fortesa apo shopping per embelsira apo punime artizanale amerikano-latine.

Ose thjesht mund te sodisin uren e famshme Mbretereshe Emma, e cila ngrihet e ulet rregullisht gjate dites per t’u hapur rruge anijeve qe hyjne ne port. Kryeqyteti ka nje jete aktive sociale me festivale muzikore per gjate gjithe vitit, diskoteka popullore dhe kazino ne hotele. Gjithashtu, Kurasao eshte nje vend i persosur per gjuetaret e blerjeve me cmime te favorshme. Ne dyqanet duty-free mund te gjeni pajisje elektronike, kristale, bizhuteri, apo parfume me cmimet me ekonomike ne te gjithe rajonin. Kurasao ka nje kulture te pasur dhe nje histori, e cila shpjegon larmine kulturore dhe miksimin kurioz te se vjetres me te rene. Gjuha zyrtare eshte Papiamentu, nje perzierje e holandishtes, portugezes, spanjishtes, anglishtes, frengjishtes si edhe gjuheve afrikane apo indiane.

Kurasao eshte i famshem per shkembinjte koralore, te cilat e shnderrojne ne nje vend te persosur per zhytje nenujore. Kryesisht ne plazhet e jugut gjendjen mjaft pika te tilla zhytjeje. Ndersa bregdeti shkembor ne pjesen veriore te ishullit, per shkak te korenteve te forta ujore dhe mungeses se plazheve, eshte i rrezikshem per not apo zhytje. Kurse bregu jugor prezantohet ndryshe, me ujera te qete dhe ku mund te praktikohen shume sporte ujore. Disa nga shkembinjte koralore jane demtuar per shkak te zhvillimit te turizmit. Plazhi Porto Marie po eksperimenton vendosjen e koraleve artificiale per te mbrojtur pjesen natyrore te shkembinjve. Qindra blloqe artificiale koralesh te vendosur aty jane bere shtepia e kolonive te peshqve tropikale.

Pushimet

Ne Kurasao numerohen mbi 35 plazhe qe plotesojne nevojat e gjithe adhuruesve te detit dhe reres. Nuk ka rendesi nese jeni vizitore apo rezidente, ju duhet vetem te perzgjidhni midis detit prane guvave te rrethuara me kodra, te tjera vende te izoluara nga natyra, apo plazhe te pa mate me rere. E perbashketa e gjithe ketyre eshte uji kristal i paster ne ngjyre te kalter. Banjat e diellit “topless” nuk jane te zakonshme, madje nuk eshte as nje praktike e pranuar per keto plazhe, megjithate turistet evropiane i thyejne keto rregulla, te cilat tolerohen vetem ne pak prej plazheve te Kurasaos. Akomodimi ne hotelet e zones kushton te pakten 100 euro. Ne nje hotel me 4 yje ne Kurusao per nje jave akomodim per dhome dyshe ju duhet te paguani 1200 euro. Nderkaq qe bileta e fluturimit vajtje-ardhje nga Tirana do te kushtoje me shtrenjte, rreth 1500 USD me transit ne Itali dhe ne France.

Carco Stoba dhe tambure

Ujerat qe rrethojne ishullin jane te pasur me specie ujore qe do i gjeni te servirura ne restorant. Carco Stoba eshte nje prej specialiteteve. “Carco” quhet kermilli deti ne guaske dhe stoba tregon se eshte e ziere. Ky specialitet sherbehet se bashku me pjata te tjera si me oktapode, karkaleca deti, peshk te fresket etj.

Piña colada eshte nje pije e lehte vendase, e ngjashme me birren e pergatitur nga uji i detit i distiluar. Ne fakt, nje fabrike shkripezimi ofron uje te pijshem per banoret e ishullit, pasi ketu mungojne burimet me uje te fresket. Pas ushqimit, eshte koha e duhur per t’u perfshire ne ritmin intens te tambureve te luajtura nga banoret vendas. E sjelle nga Afrika, kjo lloj muzike perdor guaskat e kermijve te detit si trumbeta.

“French Pirate” dhe “Purple Gecko” jane pije me perberes kryesore likernat me esence portokalli te ishullit. Qindra vjet me pare spanjollet sollen ne ishull portokallin e hidhur, qe u perdor si esence per pijen e quajtur Kurasao, qe gjendet ne ngjyre transparente portokalli, blu ose jeshile. Ngjyra tregon edhe se sa e hidhur mund te jete pija, por shija baze nuk ndryshon. Te tjera kokteje qe perdorin Kurasaon jane Balena Blu dhe Havaiani Blu.



Ku ndodhet

Kurasao eshte nje ishull qe gjendet ne pjesen jugore te detit te Karaibeve, vetem 56 kilometra larg bregut verior te Venezueles. Eshte ishulli me i madhi dhe me popullori midis tri ishujve te ashtuquajtur ABC (Aruba, Bonaire dhe Kurasao) dhe i perket Antileve Holandeze. Willemstad eshte kryeqyteti i ishullit. Siperfaqja e Kurasaos eshte 444 kilometra katrore. I pozicionuar vetem 12 grade ne veri te Ekuadorit, Kurasao ka nje klime te nxehte dhe me diell pergjate gjithe vitit me nje temperature mesatare prej 27° C, edhe ne sezonin e shirave nga tetori ne shkurt, rrebeshet e shiut bien kryesisht gjate nates dhe diten ka diell.

Pergatiti

Fjoraldi Zguro


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika