Durres, deti me i kerkuar se rrenojat antike
E Shtune, 09 Qershor 2007
Flet drejtori i muzeut Arkeologjik ne Durres, Afrim Hoti
Ledhatimi i dallgeve te detit vazhdon te dominoje turizmin ne qytetin antik te Durresit.
“Eshte vertet shqetesuese”, thekson drejtori i Muzeut Arkeologjik, Afrim Hoti, “kur sheh si lihen menjane Muzeu Arkeologjik, Amfiteatri, Keshtjella antike mesjetare, vlerat e te cilave jane mjaft te preferuara nga grupet turistike te huaja. Nga ana tjeter behet kujdes, madje mbivleresohet turizmi i detit, qe zgjat vetem 2-3 muaj. Nderkohe trashegimia arkeologjike e kulturore eshte nje pasuri e vizitueshme, gjate gjithe vitit e ne cdo stine.
Sipas Hotit duhet nje bashkepunimin me vendet e tjera, qe realisht nuk funksionon. Vertete, Muzeu Arkeologjik i Durresit, ftohet periodikisht te marre pjese ne panairin mesdhetar. Durresi qe nga viti 1989 eshte perfshire nga UNESCO ne listen e 100 qyteteve te civilizimit mesdhetar. “Por per arsye financiare nuk kemi qene te pranishem asnjehere ne, ne kete forum”, sqaron drejtori Hoti. Shqetesuese eshte mosnjohja e nje pjese te madhe te trashegimise sone arkeologjike. Kjo pasi Durresi, pak frekuentohet nga grupet e turizmit mesdhetar, te cilat e kane lene jashte itinerarit turistik boteror. Nga 200 krocierat qe qarkullojne cdo vit permes Adriatikut verior me destinacion bregdetin greko-jonian,vetem nje numer i paperfillshem i tyre ndalet per te vizituar qytetin arkeologjik te Durresit. Futja e turizmit arkeologjik ne rrugen e zhvillimit sqaron drejtori i muzeut arkeologjik,duhet te ishte nje nga prioritetet, qe do te kerkonte nje strategji te qarte.
G.Troci