PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Projekt i ngelur ne leter


E Shtune, 09 Qershor 2007

Ne ndihme te grupeve turistike Bashkia e Gjirokastres, Drejtoria Rajonale e Monumenteve te Kultures dhe zyra e “Packard” ne qytet, kane nje projekt te perbashket per vendosjen e sinjalistikes turistike. “Vendosja e tabelave treguese ne qytetin muze te Gjirokastres, tashme nje qytet i perfshire ne listen e trashegimise boterore te UNESCO-s , eshte nje domosdoshmeri imediate”, thote Sadi Petrela, perfaqesuesi i “Packard” ne Gjirokaster. Ndersa specialisti i monumenteve te kultures, Vladimir Qirjaqi, mendon se “nderkohe qe te gjithe faktoret lokale, kombetare apo nderkombetare po tentojne ta ruajne Gjirokastren e vlerave kulturore, nje element thelbesor eshte edhe turizmi, c’ka kerkon kushte bashkekohore per t’u zhvilluar”. Gjithashtu Odise Kore, perfaqesuesi i Kultures ne bashkine e qytetit, shprehet se “vendosja e ketyre tabelave synon te permiresoje situaten momentale te njohjes se pikave me rendesi te qytetit si dhe ne njefare menyre promovimin e tyre”. Projekti ne fjale parashikon vendosjen e gati 30 tabelave orientuese ne pjesen e siperme te qytetit. Sinjalistika do te jete e punuar ne materiale karakteristike, si gur i skalitur, dru i gdhendur etj., per t’i qendruar besnik profilit muzeal te zones historike. Nje pjese e kesaj sinjalistike eshte parashikuar te vendoset edhe ne rrugen kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika