PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjirokaster, mungojne tabelat orientuese per vizitoret


E Shtune, 09 Qershor 2007

Turistet shprehen se e kane te veshtire te orientohen drejt banesave monumente kulture, ne pjesen muzeale te qytetit te gurte

Ne keto dite te para te sezonit te veres, ne qytetin e Gjirokastres, te ze syri grupe te shumta turistike vendase dhe te huaja te cilet deshirojne te shikojne nga afer vlerat arkitektonike dhe historike te qytetit te gurte. Gjirokastra e UNESCO-s ofron nje sere vlerash te tilla per grupet e vizitoreve. Por problematik per kete te fundit, vazhdon te ngelet orientimi ne rruget e kalldremta, ne gjetjen e monumenteve te kultures qe ata deshirojne te vizitojne. “Kemi gati dy ore qe vertitemi me harte ne dore per te gjetur njeren prej hyrjeve kryesore te Kalase dhe e kemi te pamundur”, thote drejtuesi i nje grupi nxenesish maturante nga qyteti i Elbasanit, nderkohe qe “ i dorezuar” kerkon ndihmen e nje qytetari qe ta orientoje. Shpesh, grupeve turistike, iu duhet qe me harta ne duar te vertiten per ore te tera mes banesave te gurta dhe rrugeve te kalldremta, per te gjetur banesen karakteristike qe ata te deshirojne te vizitojne. Aktualisht ne zonen historike te Gjirokastres mungojne tabelat orientuese dhe treguese, te cilat do ta benin me te lehte guiden e grupeve turistike. “Kam ardhur disa here ne Gjirokaster, por serish e kam te veshtire te gjej disa banesa, monument kulture, ne mungese te tabelave orientuese qe te ndihmojne per gjetjen e tyre”, thote shoqeruesi shqiptar i nje grupi turistesh nga Cekia. Shpesh grupeve te vizitoreve iu duhet te pyesin banoret e pjeses se siperme te qytetit per t’u orientuar disi, ne morine e monumenteve te kultures qe ndodhen ne kete zone. Ne rruget e kalldremta mungojne tabelat orientuese qe i tregojne nje vizitori se c’drejtim duhet te ndjeke per te shkuar ne Kalane e qytetit, muzeun Etnografik, shtepine e Zekateve, Skendulajve, e dhjetera monumente te tjera kulture te shenuara ne hartat turistike.



Blerim Kore


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika