Apolonia 10 mije vizitore ne 2 muajt e fundit
E Shtune, 09 Qershor 2007
Fjoraldi Zguro
FIER - Turizmi kulturor ne parkun e Apolonise ka filluar te beje hapa perpara. Vetem gjate dy muajve te fundit, ne kete sit arkeologjik jane numeruar me teper se 10 mije vizitore. Megjithese nje pjese e mire e ketij numri i perket studenteve apo nxenesve te shkollave, te cilet viziten ne sit e kane pjese te programit mesimor, nuk kane munguar edhe grupet me turiste te huaj. “Kjo eshte nje shifer e kenaqshme, duke pasur parasysh te njejten periudhe te vitit te kaluar”, tregoi per “Koha Jone” drejtori i Parkut te Butrintit, Marin Haxhimihali. Megjithate, sipas tij ka ende shume per t’u bere ne menyre qe parku kombetar i Apolonise, vetem 12 kilometra larg qytetit te Fierit, te integrohet gjeresisht ne paketat turistike te operatoreve shqiptare. “Keta te fundit nuk e kontrollojne sic duhet territorin e parkut dhe duhet qe te konceptojne me mire vlerat turistike qe perfaqeson Apolonia duke i kombinuar me te tjera atraksione turistike rajonale”, u shpreh Haxhimihali.
Me tej, drejtori i parkut tregoi se per shkak te nje mos-koordinimit midis agjencive turistike dhe ketij siti, “ka ndodhur qe te vijne 2-3 grupe ne te njejten kohe, nderkohe qe te mos vije asnje grup per disa dite te tera. Ne rastin konkret ne e kemi veshtire t’i kenaqim te gjithe me guide”. Per zgjidhjen e ketij problemi Haxhimihali sugjeron gjetjen e formave te koordinimit, si p.sh. nje grafik paralajmerues per mberritjet turistike, ne menyre qe te kete me shume kohe per t’u organizuar dhe per kete duhet te kontribuoje Enti i Turizmit ne bashkepunim me agjencite turistike.
Per vete poziten gjeografike te parkut te Apolonise, jo pak here krocierat turistike qe i afrohen brigjeve shqiptare, perfshijne vizita disa oreshe ne Apoloni. Pozitiv eshte edhe fakti se po i tregohet vemendje mirembajtjes se ambientit dhe krijimit te shtigjeve te reja turistike ne favor te vizitoreve. “Qe te mbash sitin ne gjendje te mire eshte nje sforcim i madh,” thekson Haxhimihali duke pasur parasysh numrin e kufizuar te personelit ne dispozicion. Megjithate, ne dallim nga nje vit me pare, tashme ne Apoloni mungojne grumbujt me plehra qe prishnin imazhin.
Flet drejtori i Parkut te Butrintit, Marin Haxhimihali
Me fillimin e sezonit turistik jemi mobilizuar qe ta bejme parkun sa me te vizitueshem. Para fillimit te sezonit punuam fort per sinjalistiken turistike, si dhe per krijimin e shtigjeve turistike. Ne kete menyre eshte bere e mundur qe vizitoret ne Apoloni te shperndahen dhe te shohin te nje pjese me te madhe te parkut dhe jo vetem qendren monumentale sikunderse ka qene deri dje, pasi parku e mundeson nje gje te tille. Muajt e fundit kemi njohur nje fluks te konsiderueshem vizitoresh. Konkretisht ne muajt prill dhe maj kemi regjistruar nje numer prej te pakten 10 mije vizitoresh, kryesisht nxenes shkollash dhe studente se bashku me turiste te huaj.
Apolonia
Parku kombetar i Apolonise ndodhet 12 kilometra larg qytetit te Fierit. Rruga qe te con aty eshte e asfaltuar. Rrenojat e zbuluara, deshmi e nje qyteterimi te lashte, gjenden mbi nje koder, nga prej ku mund te shihet edhe bregu i Adriatikut. Apolonia u krijua ne fillim te shekullit te shtate para Krishtit, nga kolonizatoret greke qe vinin nga Korinti, duke qene ne ate kohe nje qytet i madh e i rendesishem prane lumit Aos (Vjose). Me interes per t’u vizituar jane muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtepia e mozaikeve, muzeu i Apolonise, Kisha e Shen Merise etj. Fatkeqesisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pervetesuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qe kane mbetur jane vendosur ne nje muze qe ndodhet ne nje manastir te shekullit 13-te. Ne kopshtin e manastirit ndodhet edhe nje kishe qe i perket shekullit te 14-te. Kjo kishe frekuentohet nga banoret e zones per ritualet e zakonshme fetare.