PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Edhe nje pike per Lorikun

Edhe nje pike per Lorikun


E Shtune, 09 Qershor 2007

Me 37. 9 % te votave sondazhin e kesaj jave e ka fituar mesfushori Lorik Cana. Duke lene shume pike pas vetes Berishen, Kapllanin, Bushin...

Nje djalosh shume simpatik, 23 vjecar e qe mbi te gjitha di te luaje shume bukur ne fushe. E kush nuk do t’ia jepte piken e tij!? Duke qene dhe beqar, sigurisht qe mund te rrembeje pa frike edhe votat e te gjithe atyre vajzave qe pavarsisht se nuk mund te kene ndjekurr kurre ne jeten e tyre nje loje futbolli nga fillimi ne fund, votojne per te. Megjithate pikat me te shumte ne sondazhin e kesaj jave Lorik Cana duhet t’i kete marre nga fansat e tij te vertete. Nga ata qe e kane ndjekur qe ne fillim lojen e tije ne fushe si nje mesfushor fantazist dhe qe ia njohim mire vlerat qe ai ka ne fushe. Vlera te cilat i jane njohur qe ne moshen 16 vjecare kur do te kishte nje oferte 3-vjecare nga Arsenali, skuader se ciles nuk arriti t'i bashkohej per shkak te mosmarrjes se vizes hyrese ne Britanine e Madhe, duke qene nje ekstrakomunitar. Edhe Real i Madridit ne 1999-en kerkoi te nenshkruante nje kontrate me kosovarin, por statusi i refugjatit asokohe ia mbylli portat si per ne Angli dhe Spanje.

Ne fillim Cana u aktivizua me te rinjte e SK Lozanes. Ndersa ne moshen 17-vjecare ai iu bashkua klubit te PSG-se, ku shume shpejt do te integrohej ne formacionin baze te kesaj skuadre. Pas nje periudhe te mire te ta, Canaj do te kalonte ne skuadren e pare si profesionist per dy vjet e gjysem me rradhe derisa do t’i duhej te largohej sepse trajneri i ri i PSG-se e la ne stol duke e aktivizuar gjithnje e me pak. Keshtuqe nhe veren e 2005-es pas shume tratativash midis parizieneve dhe marsejezeve, mesfushori kuqezi kaloi tek Olimpik Marseja. Kalim ky qe u shoqerua me nje shkelqim edhe me te madh te Canes.

Lorik Cana eshte kthyer tashme nje nga pikat me te forta te kuqezinjve. Ai ka debutuar me ekipin kombetar ne ndeshjen Zvicer - Shqiperi, 3 - 2 ne qershor 2003-it. Qe nga ai moment Cana eshte aktivizuar ne te gjitha takimet qe ka zhvilluar kombetarja.

Edhe pse qe prej nje viti eshte nenshetas francez Vlera e kartonit te tij tashme eshte 8 milion euro, qe do te thote se ai eshte lojtari shqiptar me kartonin me te shtrenjte ne kombetare. Eshte shtylla e kombetares dhe e Marsejes. Ndaj jo me kot ka thithur rreth vetes gjithnje e me shume tifoze te cmendur. Jane pikerisht keta qe i kane dhene voten e tyre ne kete sondazh, ne krye te se cilit ka dale me shume pike diference nga te tjeret

Ca histori dashurie

Jo pak here Lorik Cana eshte bere dhe personazhi me interesant per faqet roze te gazetave te ndryshme. Nje here per historine e shumeperfolur te dashurise se tij me kengetaren kosovare Zanfina Ismajili. Histori kjo qe do te kalonte ne plant te dyte ate te lidhjes seq Canes me top-modelen braziliane, Karla dhe flirtet e pakonfirmuara me nje vajze tjeter nga Kosova qe u tha se quhej Ylberina. Loriku nuk do ta pohonte asnjehere neper media lidhjen e tij me Ismajlin por gjithsesi nuk qe e veshtire te zbulohej se dicka e vertete kishte ndodhur mes tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika