Pol Skulfor, dashuria e re e Xhenifer Aniston
E Premte, 08 Qershor 2007
Pas Bred Pitit, dashuria e re e aktores Xhenifer Aniston, quhet Pol Skulfor. Ai eshte bere i famshem me fushaten publicitare te "Levi's". Tashme, misteri rreth mashkullit te ri me te cilin aktorja e njohur ishte lidhur pas deshtimit me Pitin, eshte zbuluar. Ne fakt, ajo pati edhe nje lidhje te shpejte se fundmi me Vins Volg, por pas saj, ajo kaloi nje vit ne vetmi te trishte. Por duket se tani per te, gjerat po ndryshojne. Sipas revistes "People Magazine" aktorja eshte duke kaluar nje kohe te lumtur me mikun e saj te ri dhe kjo histori ka nisur gati nje muaj me pare. Ai quhet Pol Skulfor, eshte 36-vjec dhe i kualifikuar tani si nje top-model mjaft i njohur ne Britanine e Madhe. Ai eshte vleresuar si model per firmat e medha si "Kristian Dior" apo "Zhan Pol Gotier". Cifti u zbulua nga paparacet mes disa perqafimesh te embla ne nje restorant te Santa-Monikes ne Kaliforni. Sic shkruan edhe revista "People", duket se tani 38-vjecarja Aniston, nuk i ka syte vecse per te pare ate. Sipas ditoreve te cilet merren me jeten e VIP-ave, pas divorcit traumatik qe Aniston pati me Brad Pit dy vjet me pare, Skulfor mund te jete njeriu i saj ideal. Edhe miqte e tij, duket se jane te bindur per nje gje te tille. Nga sjelljet, ai i ngjan Bred Pitit dhe per te thuhet se eshte nje xhentelmen.