Pushime ne ishullin e Uliksit
E Premte, 08 Qershor 2007
Ashtu si edhe Uliksi, i cili pershkruhet nga disa autore si turisti i pare i Djerbas, udhetaret vazhdojne edhe kesaj dite te gjejne te pandryshuar mikpritjen e banoreve ne ishullin tunizian. Ne kohet e lashta, Girba ishte quajtur vendi ne Odise, ku Uliksi zbarkoi dhe provoi frutin e embel dhe magjik te zambakut te ujit.
Djerba eshte nje ishull-oaz unik ne Mesdhe, me dhjetera mijera palma, qe marrin jete perreth ne bregun e nje deti te kristalte. Per kete fakt, shpesh Djerba therritet si Polinezia e Mesdheut.
Veshtire te shpjegohet pse ky ishull, te cilin udhetaret e kane etiketuar si “Ishulli i te harruarve”, vazhdon te mbaje vizitoret nen magjine e vet. Mbi te gjitha virtytet e magjishme qendron aureola, nje kombinim i nje bluje te hapur ne qiell, i rrezatimit te shtepive te bardha, fshatra te paster dhe te mirembajtur, peizazhe te gjelberuara dhe nje klime jo perveluese. Me gjithe mitologjine greke, qe e permend ishullin si token ku Uliksi u tundua, Djerba gjate shekujve ka bere per vete udhetare, te cilet kane zbarkuar ne brigjet e saj. Kopshte te verteta lundruese, qe lindin nga deti per shkak te mirazhit dhe magjia e ishullit te te harruarve te koheve antike, nuk eshte venitur me kalimin e kohes. Eshte thene se Djerba eshte toka e endrrave, e krijuar nga natyra per te kenaqur imagjinaten e shpirtit njerezor.
Ishulli quhet nje oaz i pafund, pasi mbulohet nga peme dhe lule. Me teper se 1 milion palma dhe 700 mije ullinj gjelberojne ishullin, prej me se 3 mije vjet.
Plantacione te vogla te mbjella me agrume, fiq, rrush, shege etj., mbulojne pjesen tjeter te hapesires. Vetem udhetaret enderrimtare te mitologjise zhgenjehen teksa kerkojne me kot te famshmen frut te zambakeve te ujit. Fushat vaditen nga gati 2700 puse te shperndare ne te gjithe ishullin. Shtepite e bardha me catite te mysta, te njohura si “menzel”, dhe arkitektura e tyre unike, ngjasojne me xhevahiret ne mes te gjelberimit. Ne ishull numerohen rreth 200 xhami te vogla, disa prej te cilave kane sherbyer edhe si fortesa gjate lufterave.
TURIZMI
Ishulli i Djerbas perfaqeson zonen me te madhe turistike te Tunizise, me gati 50 hotele ultramoderne, qe i ofrojne vizitoreve te gjitha sherbimet e nevojshme. Gjithashtu, ne ishull gjendet edhe nje aeroport nderkombetar. Houmet Souk, Midoun, Guellala dhe Ajim jane zonat kryesore ne ishull. Nje komunitet hebrenjsh gjendet ne dy fshatra Hara Kebira dhe Hara Seghira.
Rrezatuese ne larmine e saj, Djerba ofron mundesine e praktikimit te mjaft sporteve ujore, rrenojat e perandorise Romake, keshtjella piratesh, sinagoga te lashta, fortesa dhe xhami, pocare dhe argjendare besnike te artit te lashte te punime te artizanatit dhe rremujen ne tregun e hapur, ku shitet gjithcka. Zbuloni kopshtet frutore me fiq, molle, shege, perkarshi ullishtave.
Restorantet pergjate gjithe ishullit sherbejne prodhime deti te fresketa dhe pjata tradicionale, te cilat mund te shijohen ne oborret e fresketa aty prane.
Klima eshte e persosur. Dimri i bute dhe vera e ngrohte, u falin vizitoreve mundesine e zbavitjes pa fund prane detit.
Djerba numeron 300 dite me diell ne vit, te cilat marrim me teper kuptim te shoqeruar nga ujerat blu, rera e imet, se bashku me shume aktivitete dhe rehatine e falur nga hotelet moderne. Pa prishur qetesine, 125 pallatet turistike te kompleksit Dar Djerba, me 2500 shtreter, i ndertuar me stilin mezel, i shkojne pershtat peizazhit dhe palmave. Natyra dhe ndertesat e ngritura nga njerezit kane kontribuar se bashku ne perforcimin e asaj ndjenje magjie qe qarkullon ne ishull.
Hotelet terheqes dhe te rehatshem e kane shnderruar Djerben ne piken me popullore per turizmin ne Tunizi. E gjendur ne deren fundore te Evropes, ishulli pret me teper se 600 mije vizitore, ku 50 per qind e tyre jane gjermane. Tunizia eshte nje nga te paktat vende ne bote, ku hotelet japin kurse me te mira per shkembimin e monedhave sesa vete bankat. Monedha vendese eshte dinari, ku nje dollar amerikan shkembehet per 1,25 dinar.
Cmimet
Cmimet e hoteleve jane te arsyeshem. Megjithate eshte e udhes te rezervoni nepermjet agjencive turistike, te cilat mund te japin cmime me te mira sesa po te provoni individualisht nepermjet internetit. P,sh., nje hotel i mire ne Djerba eshte Melia Djerba Menzel, i cili per nje dhome dyshe ofron nje cmim nga 30 deri 68 USD, ne varesi te sezonit. Nje pakete turistike njejavore ekonomike ne Djerba, ne nje hotel me 3 yje, ushqim dhe pije te perfshira, per muajin qershor kushton rreth 460 euro per person, ku perfshihet edhe udhetimi me avion charter.
Ku ndodhet
Ishulli i Djerbas gjendet ne bregdetin jugor te Tunizise, jo shume larg nga kufiri me Libanin. Ka nje siperfaqe prej 614 kilometra katrore. Vija bregdetare eshte 133 kilometra e gjate, plot me plazhe me rere te bardhe dhe ujera te kristalte e te ngrohta te Mesdheut. Me teper se 145 mije banore banojne ishullin, kryesisht me origjine berbere (arabe).