PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kuala Lumpur Sharmi malajzian i ngritur ne qiell


E Merkure, 06 Qershor 2007

Fjoraldi Zguro

Fytyra e re e Malajzise; kryeqyteti Kuala Lumpur rrezatues, me kulla moderne dhe nje atmosfere kozmopolitane simbol i progresit dhe hapit te pandalur te ketij shteti drejt te ardhmes. Ne te njejten kohe, qyteti sjell se bashku Malajzine e koherave te shkuara dhe ate moderne, duke nderthurur kulturen dhe thesaret natyrore. Ne kete menyre vizitoret, qe per here te pare mberrijne ne Kuala Lumpur, mund te krijojne nje ide per Malajzine. Sikunderse Malacca 500 vjet me pare, qendra tregtare e Kuala Lumpurit eshte nje vend qe grupon tregtaret dhe udhetaret nga e gjithe bota. Qyteti ofron mjaft vende interesante per t'u pare dhe dyqane per te gjithe.

Nuk duhet lene pa u vizituar kullat binjake "Petronas" ne qender te qytetit, nje nga mrekullite e botes moderne. Kullat quhen Menara 1 dhe 2 dhe deri ne tetor te vitit 2003, ato mbanin rekordin si ndertesat me te larta ne bote. Kullat lidhen midis tyre ne katin e 41 dh 42 nga nje ure qiellore. Eshte e hapur per vizitoret nga e marta ne te shtune, nga ora 8 e 30 minuta deri ne 5 te pasdites. Ne kembe te kullave gjendet nje qender e madhe tregtare, ku mund te gjeni marka te njohura veshjesh, si edhe nje sere atraksionesh te tilla si "Petrosains Discovery Centre" dhe orkestra filantropike e Malajzise. Qendra e qytetit eshte lehtesisht e arritshme ne taksi, si edhe me sistemin e trenave "Light Rapid Transit".



Kulla "KL Tower", 421 metra e larte, ofron nje vend vrojtimi panoramik, qe leviz perreth qytetit ne 360 grade, si edhe nje restorant, ne te cilin nuk mund te shkoni pa rezervuar me pare, per shkak te interesit te larte nga vizitoret.

Te tjera vende te rekomandueshme per te shkrepur foto jane xhamia Jamek, xhamia Kombetare, tempulli i Thean Hou, apo ai i Sri Mahamariaman. Nese do te shkoni ne keto vende, me pare do t'iu duhet te pershtateni ne veshje me zakonet e besimtareve, pra mund te mbuloni kembet apo duart e zbuluara para se te hyni ne to.

Diku ne te dale te qytetit, gjendet parku kombetar Bukit Nanas, me nje siperfaqe prej 10,5 hektaresh. Eshte nje xhungel natyrale e populluar nga zogj dhe kafshe te egra, por per vizitoret jane krijuar shtigje apostafat.

Zona perreth liqenit Gardens ofron disa vende atraktive per vizitoret. Aty gjendet Monumenti Kombetar ne bronz i dizenjuar nga skulptori amerikan Felix de Weldon ne nder te heronjve te rene gjate Luftes se Dyte Boterore, gjendet gjithashtu edhe Parku i Zogjve, Kopshti i Orkideve, Kopshti Hibiscus, parku i Fluturave dhe Drereve etj. Ndertesa e sulltanit Abdul Samad, stacioni i vjeter hekurudhor, apo godina e Parlamentit, jane copeza arkitekturore qe nuk duhen humbur pa u vizituar.

Shoping

Kuala Lumpur eshte gjithashtu vendi i dyqaneve. Tregu qendror eshte nje vend hapesire e madhe me restorante dhe shume dyqane, ku vizitoret kurioze kane se si t'i harxhojne parate. Tregu i se dieles, i cili zakonisht hapet te shtunen ne mbremje deri te dielen ne mengjes, ofron me mijera mundesi per te kuptuar me mire traditen malajziane nepermjet punimeve te artizanatit. Te tjera vende per shopping jane Lot 10, KL Plaza, Sungai Wang Plaza, Imbi Plaza dhe Low Yat Plaza (me pajisje elektronike). Te gjitha keto te pozicionuara ne te ashtuquajturen trekendeshi i arte i Kuala Lumpurit.

Udhetimi me popullor ne Kuala Lumpur eshte drejt guves gelqerore Batu. Gjendet jo larg ne veri te qytetit dhe shpella kryesore behet e arritshme nepermjet ngjitjes se 272 shkalleve. Hindute e devotshem kryejne ketu pelegrinazhe vjetore gjate festivalit te Thaipusam. Vetem 45 kilometra larg nga qendra e qytetit gjendet zona malore Genting, nje qytet ne vetvete. I ndertuar si qyteti i zbavitjes, ofron parqe me teme dedikuar familjeve, kurse golfi, kurse kalerimi. Ketu ndodhet edhe kazinoja e vetme kombetare e licencuar. Resorti malor behet i arritshem nepermjet linjave te autobuseve te rehatshem dhe me cmime ekonomike.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika