PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Ne shtepine time po mberrijne nga e gjithe bota"


E Merkure, 06 Qershor 2007

Si fillim e ka me ministrin Xhuveli, te cilit i kerkon qe t'i largoje policet, pastaj mendon se si do te ndertoje nje kopsht zoologjik. Rrok Hoti i kthyer ne personazh me dinakeri po perdor situaten per te qene ne qender te vemendjes, moment ky qe mund t'i japi dicka ndryshe, nga te qenit deri ne keto momente. Ai e kupton se historia e tij po terheq shume te interesuar dhe sic thote edhe vete ne banesen e tij kane mberritur nga e gjithe bota.

Pse e kundershtoni urdhrin e qeverise per kafshen e eger?

Se pari une i bej thirrje ministrit Xhuveli, qe ashtu sic ka urdheruar policine per te ardhur dhe nxjerre ujkun forcerisht, te largoje policine nga banesa ime. Policet te angazhohen ndaj atyre qe kane kryer krime dhe jo ndaj meje. Te njejtin sugjerim i bej edhe ministrit te Rendit, pasi mendoj se jeta e nje njeriu vlen me shume se e nje kafshe, une nuk do e lejoj pa me vrare mua, qe te ma marrin ujkun. Une e kundershtoj kete urdher, sepse jam i bindur se ujku eshte shume me i sigurt ne kafazin tim se sa ne pyll, ku eshte kapur nje here nga kurthet e shumta qe ngrihen. Madje nje urdher i tille ben qe te deshtojne disa plane qe kam.

Cilat jane planet tuaja ne lidhje me kafshet e egra?

Ne kushtet kur ne vendin tone ekziston vetem nje kopsht zoologjik edhe ai me shume probleme, une kam vendosur qe te ndertoj nje te tille, ku do te grumbulloj kafshe te ndryshme. Madje, jam ne fazen e perpilimit te dokumentacionit te nevojshem per kete.

Ju mendoni se mbajtja e ujkut ne shtepi apo ndertimi i nje kopshti zoologjik, do t'u sillte fitime?

Duhet te dini se qe nga momenti kur doli ne media se si ujku im bashkejetonte me gomarin, kane qene me dhjetera turiste nga Anglia, Gjermania, Greqia dhe Italia, qe kane ardhur dhe e kane pare me syte e tyre kete realitet. Ata me kane pohuar se e shihnin per here te pare nje fakt te tille, madje ata ma kane sugjeruar qe duhet te mbaj ujkun me gomarin, pasi eshte i vetmi rast ne bote. Po keshtu kane ardhur nxenes shkolle dhe qytetare nga rrethe te ndryshme, per te pare me syte e tyre se si qendrojne se bashku ujku dhe gomari.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika