"Babai" i ujkut trondit Xhuvelin, qeni kafshon kryepolicin
E Merkure, 06 Qershor 2007
Ministri Lufter Xhuveli ende nuk di se c'te beje me personazhin tashme te njohur kudo, si "babai" i ujkut, Rrok Hotin. Edhe dje kane deshtuar negociatat qe ky fshatar nga Laci te lere te lire ujkun, qe ai pretendon se e ka zbutur dhe e mban ne kushte te mira e mes dashurise se kafsheve te tjera, prezente ne oborrin e tij. Nje nga titullaret e policise se Lacit, dje u kafshua nga qeni i Hotit, nje kafshe tjeter kjo brenda avllise se tij. Pas tre oresh negociata, njerezit e policise u kthyen mbrapsht pa zbatuar urdhrin e ministrit te Mjedisit, pasi Hoti nuk pranon te liroje ujkun.
Rrok Hoti eshte nje dashamires i gjese se gjalle, po ende nuk ka kuptuar se opinioni jo vetem ai vendas, eshte kthyer drejt tij per shkak se ai eshte shkeles i nje ligji nderkombetar per mbrojtjen e kafsheve. Prezantuar me naivitetin e nje banori province, Hoti pretendon se e gjitha behet ne emer te hakmarrjes, ndaj kembengul se ujku jeton shume me mire me te, sesa diku ne pyll. Nderkaq, prane avllise se tij kane shkuar per t'u interesuar jo vetem gazetare e police, por edhe gazetare e mbrojtes te kafsheve te huaj.
Dje nje grup punonjesish policie me urdher ne dore, serish kerkuan nga Hoti qe ai te zbatoje ligjin duke liruar ujkun. Momentin qe palet bisedonin, nje qen sulmon nje prej oficereve madhore te komisariatit te Lacit, duke i shkaktuar atij plage ne trup. Nderhyrja e Hotit qeteson situaten por vetem kaq. Dhe pse njerezit e shtetit negociuan me teper se tre ore, ai nuk pranoi te zbatonte urdhrin.
Dy dite me pare zv/Ministri Taulant Bino, me nje shkrese zyrtare, urdheroi drejtorine e pyjeve ne Lac, qe ujku te perfundonte serish ne mbreterine e tij, ne pyll. Sipas shkreses, te gjithe personat qe kane kapur kafshe te egra dhe i mbajne ne kafaz, duhet t'i lirojne ato, ose do te perballen me ligjin. Nderkohe qe ka qene vete Naim Zotka, Drejtor i Flores dhe Faunes ne Ministrine e Mjedisit, i cili ka kontaktuar drejtperdrejt me Rrok Hotin, pronarin e kafshes se eger. Ai e beri me dije Hotin se duhet ta lironte ate, ose ne te kundert do te dergonte policine per te marre kafshen mishngrenese, jo per ta mbyllur ne qelite e komisariatit, por ne pyll. Pronari i ujkut Hoti, te dielen kaloi disa ore ne policine e Kurbinit, ku eshte marre gjate ne pyetje. Ai kembengul se do te luftoje deri ne piken e fundit per ta mbrojtur ate, pasi sipas tij do te deshtonte ne planet per ndertimin e nje kopshti zoologjik.
A. Ndoja/ A. Bushi