Bregdeti shqiptar, i rrezikuar nga ngrohja globale
E Merkure, 06 Qershor 2007
Temperatura me te larta, pakesim reshjesh, rritje e nivelit te detit, por edhe me pak energji te prodhuar nga burimet ujore. Keto do te jene pasojat e pariparueshme nga ndotja globale. Alarmi eshte dhene ne disa studime, te mbeshtetura nga Fondi Global i Mjedisit dhe Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim ne Shqiperi. Ne to, shtrohet problemi i ndryshimeve klimaterike ne vendin tone. Sipas konkluzioneve te studimit, vija bregdetare e Shqiperise mbetet pjesa me e prekur e vendit nga ndikimet aktuale dhe te pritshme te ndryshimeve klimatike. Keto te fundit pritet qe te ndikojne ndjeshem ne turizem, bujqesi dhe biodiversitet. Raportet e Fondit Global te Mjedisit dhe Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim ne Shqiperi theksojne se vendi yne kontribuon mesatarisht me 8 milione tone CO2 ne vit per shkarkimet e gazeve serre. Ky nivel eshte cilesuar relativisht i ulet krahasuar me vendet e zhvilluara. Megjithate, parashikimet per shkarkimet e ardhshme tregojne vlera me te larta, ne qofte se nuk do te ndermerren masa reduktuese. Me rastin e Dites Boterore te Mjedisit, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-moon, njohu nevojen e ngadalesimit te ritmit te ndryshimeve dramatike mjedisore qe ndeshen ne pole dhe perreth botes. Programi i Ndryshimeve Klimatike, punon se bashku me Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, e cila se fundmi eshte pergjegjese per raportimin ne Konventen e Ndryshimeve Klimatike. Qeveria ka marre masa te konsiderueshme per arritjen e angazhimit te saj per Konventen, dhe synon te reduktoje gazet serre, kryesisht nepermjet masave per energjite eficente dhe mbeshtetjen e burimeve te energjive te rinovueshme. Studimet e mbeshtetura nga Fondi Global i Mjedisit dhe Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim ne Shqiperi, theksojne se ngrohja e klimes keto 50 vitet e fundit ndodh si pasoje e shkarkimeve globale te gazeve serre, te cilat jane rritur per shkak te aktivitetit njerezor. Raporti arriti ne perfundimin se ndryshimet dramatike jane tashme te dukshme dhe se komuniteti boteror duhet te heqe dore brenda pak dekadash nga shfrytezimi i burimeve te sotme kryesore te energjise, me qellim qe te parandaloje ne shekujt e ardhshem rritjen e temperatures dhe te nivelit te detit te shkaktuara nga efekti serre ne atmosfere. Nje nder sektoret kryesore ne masat e zbutjes se ketij problemi eshte sektori i furnizimit me energji. Me shume se dy te tretat e shkarkimeve te gazeve serre vijne nga ky sektor dhe menyra sipas se ciles do te plotesohen ne te ardhmen nevojat per energji, do te percaktoje nese perpjekjet per adresimin e ndryshimeve klimatike do te jene te menaxhueshme.
L.Ndoka
Ajri, 10 here me i ndotur se normat e BE-se
Mjedisoret theksojne se ajri qe ne thithim cdo sekonde eshte 10 here me i ndotur se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian, duke u kthyer ne nje kercenim per shendetin e shqiptareve. Ne diten Boterore te Mjedisit, mjedisoret shqiptare shprehen se po kerkojne zgjidhjen e problemit te mbetjeve urbane, por dhe ujit te pijshem, ndertimeve te pikave te shumta te karburanteve dhe te tjerave, jashte cdo kriteri mjedisor
Zonat problematike te ndotjes ne Shqiperi
Nga aktiviteti industrial i meparshem kane mbetur nje numer zonash te kontaminuara nga ndotja qe po kercenojne shendetin e njerezve dhe mjedisin. Jane te identifikuara 9 zona te tilla, nga te cilat 5 jane njohur dhe nderkombetarisht si zona te nxehta mjedisore dhe qe meritojne vemendje te vecante si nga qeveria, ashtu dhe nga komuniteti dhe asistenca nderkombetare. Te tilla jane zona e ish-Ndermarrjes Kimike Durres, fusha naftembajtese e Marinzes ne Patos, Uzina e Plehrave Azotike ne Fier etj. Per sa i takon cilesise se ujerave te lumenjve dhe liqeneve, treguesit mjedisore monitorues rezultojne se jane te nje cilesie shume te mire. Ndotja e tyre eshte kryesisht e natyres organike, per shkak te shkarkimeve te lengeta urbane, qe derdhen ne to te patrajtuara, dukuri kjo qe vihet re edhe ne detin Adriatik.