Ledina ne udhekryq
E Shtune, 02 Qershor 2007
Eshte gjithmone ne udhetim. Por ndalesat me te gjata i ka ne Tirane, tek prinderit e saj dhe ne Londer. Ku tani jeton vetem ne nje shtepi qe i kushton jo pak. Sepse i ka vene vetes disa qellime te medha. Ledina Celo zbulon gjithsesi sekretet e jetes se saj angleze
Valixhja e udhetimit- qe ne fakt eshte gjithmone gjysme e gatshme- ne me te shumten e rasteve pergatitet fshehurazi prinderve. Ajo kerkon t’u shmanget syve te tyre, gati ne te qare, kur kuptojne se vajza po iken perseri. Aq sa ndonjehere i ve celesin deres- pasi i ka puthur ne faqe, si zakonisht- dhe iken pa u thene asgje. Derisa mberrin ne Londer e ua thote permes telefonit se nuk eshte me ne Tirane.
Eshte kjo menyra me sportive qe Ledina Celo ka gjetur per te mos perjetuar ate momentin e veshtire te ndarjes, qe ne keto kohe eshte perseritur shpesh e me shpesh. E qe megjithate, nuk eshte mesuar ende ta kaperdije lehte. Sidomos tani qe po jeton ne Londer.
Si ka mundesi qe nuk je mesuar ende me ikjet!? Ke kaq vite qe vetem kete gje ben, iken, zhdukesh per kohe te tera nga Tirana. Kthehesh, iken prape…
Nuk eshte problemi tek une. Meraku im jane prinderit qe nuk do te doja t’i lija vetem. Me pikon ne shpirt kur me afron ora e udhetimit, ndaj kam filluar te mos u tregoj me se sa gjate do te qendroje. U them se do te kthehem shume shpejt.
Ne fakt mund te ndodhe qe te qendrosh per shume kohe jashte…
Perpiqem shume qe te mos rri shume gjate larg tyre, por me gjithe perpjekjen time me ka ndodhur jo pak here te rri dhe me muaj te tere. Sidomos ne kohet kur isha ne France, ne vitet 2002- 2003. Megjithate, atehere meraku i prinderve per mua ishte shume me i vogel sesa tani qe jam ne Londer.
Pse?
Sepse ne Franca une isha me vellain tim, keshtu qe prinderit ndjeheshin te qete se e kisha nje njeri timin afer.
Ndersa tani ne Londer jeni krejt vetem, apo jo?
Po.
Si eshte shtepia ku jeton ne Londer? A mund te na e pershkruash?
Jetoj ne katin e dyte te nje vile dykateshe, qe gjendet ne Clapham Comon, ne jug te Londres. Nuk e kam bere une arredimin e kesaj shtepie, sepse gjithcka ishte gati kur e gjeta. Nuk hezitova ta marr me qira kete apartament, sepse ndjeva qe ne fillim se do te ndjehesha shume mire brenda saj. Kam nje dhome te madhe qe me pelqen shume, ndoshta sepse te krijon pershtypjen sikur jene nje shtepi kukulle. Shtepia ka shume ndricim dhe nje oborr te mrekullueshem me lule, ku une shpesh rri me ore te tera.
Duhet t’ju kete marre jo pak para qiraja per nje shtepi te tille, apo jo?
Londra dihet qe eshte e shtrenjte. Por une kam akumuluar ne gjithe keto kohe aq te ardhura sa te mund te menaxhoj mire tani jeten time ne Londer. E di qe po shpenzoj shume ne nje kohe kur mund te rrija ne shtepine time ne Tirane, por ky eshte nje shpenzim qe do te me vleje per karrieren time artistike. Londra eshte Londer. E ku me mire se ne kete vend duhet te investosh per te arritur qellime te medha!? Mund te kisha qene ndoshta ne ndonje vend tjeter duke kerkuar dicka me te mire per karrieren time, por ja qe me qelloi te ndaloja gjate ne Londer.
Pse pikerisht ne Londer?
Ndoshta sepse aty gjeta kontaktet e duhura. Pas festivalit Evropian u njoha me nje artiste angleze, Clar Swene, ne nje party qe u organizua per festivalin. Ajo me njohu me miq te saj dhe me profesoreshen Annet Battam, me te cilen do te nisja shume shpejt mesimet e kantos.
Si eshte e organizuar dita jote ne Londer?
Atje kam mesuar te kem nje axhende, te cilen ne keto kohe e kam shume te ngarkuar. Sepse pervec mesimeve te kantos, po marr dhe mesime baleti ne Pineapple commercial jazz. Kantoja eshte e perditshme, ndersa baleti tri here ne jave.
Po mesimet e baletit, per cfare te duhen? A mos duhet te mendojme per ndonje shfaqje ndryshe te Ledines, si balerine?
Jo, jo. Nuk kam ndermend te shfaqem dhe si balerine. Keto mesime jane thjesht per te fituar elokuencen ne performance dhe elasticitetin qe i duhet nje kengetareje ne skene.
Duket qarte se paske projekte te reja ne duar…
Nuk do doja te flisnim tani per pune qe sapo kane filluar. Kur te jene konkretizuar do flasim perseri. Ketu jemi. (qesh).
Gjithesi, edhe pse nuk po i zbuloni, kuptohet qe qenkan projekte per ta cilat ia vlen te shpenzosh kaq shume e te qendrosh kaq larg familjes…
Sigurisht qe po. Ne keto kohe une i kam vene vetes qellim te arrij dicka shume te madhe, ndaj dashje pa dashje me duhet te rri ne Londer.
Edhe per sa kohe?
Kete nuk di ta them. Gjithsesi do te jem gjithmone ne levizje. Ja, ne sezonin e gushtit do te vi te rri perseri gjate ne Tirane. Eshte kohe pushimesh dhe dua qe ne nje kohe te tille te jem ne Shqiperi.
Ne kuzhinen alla angleze
Si shkon nje dite e Ledines ne shtepi, kur nuk ke asnje angazhim jashte?
Ne nje dite te tille zgjohem vone. Pergatis mengjesin, te cilin ne keto kohe qe po marr mesime kantoje e kam shtuar.
Cfare shtron ne tryezen e mengjesit?
Nje mengjes alla anglez, me pese llojet e receleve, me nje gote te madhe qumeshti dhe me pas vjen kafeja. Kur keto gjera nuk me gjendesh ne shtepi, dal tek supermarketi qe kam afer shtepise, ku me pelqen te shkoj krejt e shkujdesur dhe e pa grimuar per te blere.
Cfare blen zakonisht?
Gjeja me e zakonshme qe blej jane ca shishe te vogla “Activ day”, qe i pi sapo zgjohem ne mengjes. Blej dhe plot cingerrima te tjera, pasi ne darke kur ulem para televizorit me pelqen ta kem tryezen plot me gjera nga me te ndryshmet. Ndersa ushqime nuk blej dhe aq shume, pasi nuk eshte se me jepet shume per te gatuar.
Nuk gatuan asgje dhe asnjehere?
Zakonisht drekat i ha jashte ose i porosis te me vijne nga jashte edhe atehere kur gjendem ne shtepi. Nese me teket ndonjehere te sajoj vete dicka, te them te drejten nuk shkoj dot me tej supes apo ndonje pjate spageti.
Harrakatja e pazbuluar
Nese nuk do te kishte merakun e prinderve qe mbeten vetem ne shtepi- pasi dhe vellezerit e saj jetojne jashte Shqiperise- Ledina nuk do ta kishte aspak problem jetesen larg Tiranes e larg shtepise se saj. Sepse tashme eshte mesuar me intensitetin e nje jete gjithnje ne levizje, me idene e valixhes gjithmone gjysme te gatshme e me axhenden qe ndryshon sa hap e mbyll syte ne varesi te ofertave qe i vijne per pune kendej e andej kufijve. Ndaj nuk mund te jetoje me vecse keshtu- sa andej, kendej. “Me pelqen te jem keshtu, elektron i lire. Qe e vogel kam dashur te jem e tille, t’i bej gjerat sipas mendjes sime dhe vetem. E kisha shkollen (Kongresi i Permetit) larg shtepise ndaj me duhej te levizja vetem neper autobuse. Nuk pranoja qe te me shoqeronin”. Ndoshta edhe pse ishte vajza e vetme e shtepise, e lindur disa vite pas dy vellezerve me te medhenj, prinderit e perkedhelnin jo pak. Aq sa ajo mund te bente vertet cfare te donte. “Im ate kishte deshire qe une te behesha instrumentiste dhe arriti te me regjistronte per violine. Por ndersa mesuesja me jepte cdo dite per te mesuar partitura te reja, une luaja me ore te tera para pallatit me top. Nuk e kisha fare me qejf violinen dhe nuk u mesova dot kurre me idene se une mund te behesha nje violiniste”. Ndaj ne ato kohe do te quhej nje femije disi problematik. “Sepse shkaktoja dhe zhurme ne klase, aq sa disa here drejtoresha e shkolles me ka thirrur ne zyren e saj”. Duket e pabesueshme ndersa ajo vete e rrefen si nje nga kujtimet me te bukura te femijerise se saj, kujtime qe do te harroheshin ne vitet e gjimnazit. “Sepse do te tjetersohesha sa hap e mbyll syte. Une vajza harrakate do te behesha nje adoleshente disi e ndrojtur”. Ndoshta sepse do te niste te ndjente ngacmimet e djemve, te cilat shoqet e saj kishin nisur t’i ndjenin shume me heret se ajo, qe ne tetevjecare. “Duke u rritur mes dy vellezerve me dukej dhe mua vetja si cun, ndaj ne tetevjecare as qe e mendoja dot rimelin e syve, buzekuqin, gjera te cilat do te filloja t’i pelqeja e perdorja kur hyra ne lice. Pra atehere kur po ndjehesha me femer”. Por nje femer qe do te mbetej gjithnje ne maje te bicikletes, megjithate. E qe do te vazhdonte te ruante ate lirine e fituar qe ne femijerine e saj.