Parajsa tropikale e Polinezise
E Premte, 01 Qershor 2007
Fjoraldi Zguro
Ishuj te pasur me kulture, ambiente te paprekura, personat me miqesore te Paqesorit te jugut, nje destinacion pushimi unik ne bote, plot me aventure, bukuri natyrale per nje relaksim te vertete... Eshte Samoa. Turistet do te gjejne ishuj te bekuar nga bukuria natyrore, nje parajse e vertete tropikale.
Nese flisni per parajsen, cdo dite eshte nje kohe e mire. Sezoni i stuhive tropikale dhe cikloneve perkon me periudhen nentor deri ne mars. Koha me e pershtatshme per te vizituar kete rajon eshte sezoni i thate, pra nga maji deri ne tetor. Pikerisht kjo periudhe gjashtemujore konsiderohet si sezoni i larte, megjithese nuk ka ndonje ndryshim me te madh midis cmimeve qe aplikohen nga hotelet per akomodim. Nuk eshte befasi qe po ne kete kohe mbahet festivali me i madh ne Samoa. Gjate javes se dyte te majit, mbahet turneu nderkombetar i Lojes se Peshkimit.
Ne shekullin 18, shkrimtare te tille si Rupert Brooke dhe Robert Louis Stevenson, ne kerkim te parajses zbuluan Samoan. Me bukurite natyrore, si kaskadat, pyjet tropikale, malet, vullkanet dhe plazhet me rere te bardhe, Samoa eshte nje vend ideal per aventurieret ne kerkim te paqes larg zhurmes se jetes se perditshme dhe shoqerise moderne. Nderkaq samoanet jane te hapur per te ndare me turistet kulturen e trasheguar.
Samoa ofron nje larmi formash akomodimi, nga kasollet tradicionale ne plazh deri te hotelet dhe resortet. Ne kete menyre mund te strehoheni ne varesi te buxhetit tuaj.
Samoa eshte nje prej destinacioneve me te lira ne te gjithe ishujt e Paqesorit te jugut. Nuk keshillohet dhenia e bakshisheve per shkak te kultures. Teksa relaksoheni ne plazh mund te shijoni arat e kokosit direkt nga pema. Kajaku, sporte ujore, zhytjet trullosese ne fund te detit jane te tjera aktivitete, te cilat nuk mund t’i anashkaloni gjate pushimeve ne Samao. Ujevara spektakolare, shtellunga uji qe dalin me presion nga shkembinjte nenujore, bime te harlisura mbulojne malet, ndersa rera e bardhe plazhet. Cfare me shume mund te kerkoni? Plazhet ofrojne gjithashtu me qindra aktivitete per cfaredolloj moshe vizitoresh.
Transporti
Te levizesh nepermjet autobusit publik eshte mjaft praktike ne Samoa. Autobuse shumengjyresh jane gjithashtu nje mundesi e mire per te komunikuar me banoret vendas. Ne Upolu, nje prej ishujve me te medhenj, bileta kushton shume lire, por mungojne tabelat me orare te sakta. Nepermjet ketij mjeti transporti, mund te vizitohen disa vende te ndryshme gjate te njejtes dite ne ishull, me perjashtim te ishullit Savaii.
Makinat me qira jane nje tjeter menyre per te levizur ne ishull. Me pare, per te marre nje makine me qira, ju duhet te keni nje licence drejtimi samoane dhe me pas nje harte dhe nje ndjenje te mire orientimi, pasi mungojne te dhenat ne rruge. Prandaj eshte fare e lehte qe te humbesh pergjate rrugeve prane bregut te detit. Per te marre nje makine me qira duhet te pakten 120 USD ne dite. Nderkaq edhe udhetimi me biciklete eshte nje menyre e shkelqyeshme per te levizur ne Samoa. Rruget ne bregdet, ne te dyja anet, sidomos ne ishullin Savaii, jane pothuajse te sheshta dhe pa trafik. Nese ngisni biciklete do te bini menjehere ne sy te banoreve vendas, pasi konsiderohet si nje risi.
Kultura
Samoa eshte nje vend i cili trashegon nje pasuri kulturore te dallueshme ne Polinezi. Ne gjithe Samoan numerohen mbi 362 fshatra me afro 18 mije “matai” (kryetare). Fshatrat jane ngritur ne tokat e zoteruara nga familje te medha te quajtura “aiga”, te cilat udhehiqen nga “matai”. “Faa Samoa”, pra kultura samoane, ka ne fokus mikpritjen e turisteve. Megjithate eshte e rendesishme qe te zbatoni nje sere rregullash kur hyni ne fshat dhe ne plazhet perreth.
Shmangi ecjen ne fshat gjate lutjeve te mbremjes, e cila zgjat nga 10 deri 20 minuta, qe fillon dhe mbaron me renien e kambanes.
Respektoni te dielen. Megjithese qendrat turistike jane te hapura te dielen, ju duhet te mos beni zhurme dhe te ecni ngadale permes fshatit.
Gati te gjitha dyqanet jane te mbyllur te dielen, prandaj blini ushqime nje dite me pare.
Veshjet ekstravagante nuk rekomandohen qe te perdoren ne fshat, pasi konsiderohen si ofenduese.
Grate duhet te veshin “lavalava” (pelhure rreth belit) sesa pantallona te shkurtra, sidomos kur jane ne kishe.
Nuk lejohet nudizmi apo “topless” gjate qendrimit ne plazh apo notit.
Ne kasollet e banoreve duhet te hyhet pa kepuce.
Gjithmone kerkoni leje para se te beni fotografi ne fshat.
Kurre mos ju jepni para femijeve, edhe sikur t’ju luten.
Ku ndodhet.
Samoa eshte nje shtet ishullor qe shtrihet ne Paqesorin jugor, ne Polinezi midis Havait dhe Zelandes se Re. Samoa ka nje origjine vullkanike. Upolu dhe Savaii jane dy ishujt me te medhenj, te cilet perbejne 99 per qind te gjithe siperfaqes se Samoas, prej 2831 kilometrash katrore. Kryeqyteti i vendit eshte Apia. Popullsia e Samoas eshte 185 mije banore. Klima eshte tropikale me nje mesatare vjetore prej 26,5 °C.