PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Maldive, pushime ne ishujt e Robinson Kruzose

Fjoraldi Zguro
E Diele, 27 Maj 2007

Diell, rere, det, njemije ishujt e "Robinson Kruzose", laguna masive me thellesi te ndryshme, pafundesisht flagranca nga blu ne bojeqielli, kopshte koralore qe vezullojne nen uje, nje kombinim i persosur i natyres per nje destinacion pushimesh ideal ne tropik. Gjithsesi, ne Maldive ka shume me teper se kaq...

Jo vetem qe do te zbuloni aspekte qe pak njerez mund t'i prekin, por do te zini shume miqesi. Maldivet jane te famshme per bukurite e rralla nenujore. Spektri i gjere i ngjyrave dhe bolleku i specieve nenujore, terheqin rreth vetes te pasionuarit e zhytjeve. Shpeshhere, tejdukshmeria ne uje eshte aq e madhe, sa mund te kaloje te 50 metrat. E shoqeruar kjo edhe me nje temperature te larte te ujit pergjate gjithe vitit, i shnderrojne zhytjet ne ishujt Maldive, ne nje deshire qe do t'i riktheheni. Pikerisht ne Maldive gjenden pikat me te mira ne bote per zhytje, te cilat jane mjaft te frekuentuara.

Pothuajse te gjitha komplekset turistike ne Maldive, kane prane vetes shkolla profesionale zhytjeje, ne te cilat mund te ushtrohen jo vetem fillestaret, por edhe ekspertet. Vera nuk mbaron kurre ne Maldive, megjithate nese kerkoni disa ore me shume nen rrezet e diellit, duhet te vizitoni Maldivet ne periudhen dhjetor-prill, e cila eshte koha me e mire ne sezonin e thate te vitit. Njekohesisht eshte edhe sezoni kryesor per turizem. Per shkak te kesaj, hotelet per Krishtlindje dhe Vitin e Ri, jane pothuajse plot, edhe pse ofrojne cmimet me te larta ne krahasim me pjesen tjeter te vitit. Midis muajve maj-nentor, eshte gjithashtu nje temperature e pershtatshme per banja dielli dhe deti, por qiejt mund te jene te vranet dhe plot lageshti. Reshjet dhe stuhite tropikale jane te pranishme per shkak te monsuneve, megjithate dhe kjo eshte nje aventure me vete. Zyrtarisht, kjo periudhe perkon me sezonin e ulet per hotelet, qe reflektohet direkt ne cmimet e tyre. Duke qene se shtrihet ne Ekuador edhe pse vershohen nga monsunet, temperaturat luhaten fare pak. Mesatarja vjetore e temperaturave te ajrit, qendron midis 25 dhe 30 grade Celsius. Nese do te flasim per nje cmim pakete, kjo do te varioje ne baze te hotelit. Keshtu, per nje hotel me 4 yje, me te gjitha te perfshira, per muajin qershor, paketa kushton 1400 euro per person, me kushtin qe nisja, pra fluturimi, te kryhet nga aeroportet italiane.

Resorte ishuj

Komplekset hoteliere ne Maldive terheqin turiste me sloganin "parajsa e fundit ne Toke". Imagjinoni sikur te kishit ne dispozicion per pushimet tuaja nje ishull te tere. Nje shetitje e shkurter do ju conte nga kasollja (e pajisur me te gjitha te mirat), tek qoshja e vogel e ishullit, aty ku per cudi gjendet restoranti, bari apo shkolla e zhytjes. Te gjithe komplekset hoteliere kane plazhe me rere te bardhe dhe laguna te pastra. Cdo ishull ka sharmin e vet. Por nese deshironi te zbuloni sekretet e skutave te Oqeanit Indian, mund te zgjidhni nje xhiro me anije.

Serf

Maldivet po konfirmohen me shpejtesi si nje destinacion i preferuar per serfistet. Serfi konsiderohet si nje sport i ri per keto brigje, ne krahasim me zhytjet, gjithsesi Maldivet jane perfshire ne harten boterore te serfit.

Shopping

Vecanerisht ne mbremje kur freskohet disi, shopping shnderrohet ne aktivitetin kryesor per banoret. Majeedhee Magu, rruga kryesore ne Malè, kryeqytetin e Maldives, mban ne te dyja ane e veta me qindra dyqane veshjesh, parfumesh e kozmetike, argjendarie, oresh etj. Te gjitha dyqanet qendrojne hapur deri ne 11:00 te darkes, pervec orareve te lutjes, kur mbyllen per 15 minuta.

Kultura

Ne Maldive nderthuren ne harmoni midis tyre kulturat arabe, afrikane dhe aziatike. Banoret jetojne thjesht, qete dhe te kenaqur nga stili i jetes. Me buzeqeshje dhe gjithmone gati per te ndihmuar, maldivianet jane nje race miqesore dhe mirepritese per turistet. Dhivehi, gjuha e Maldives, ka nje influence te forte arabike.

Nga koha e banoreve te pare, marinare dhe udhetare te koherave antike nga ane e mbane botes, ka mundur te zhvillohet nje histori dhe kulture e pasur. Per shembull, disa nga melodite dhe kercimet lokale, sjellin ne kujtese ndikimin afrikan me tambure dore dhe kenge me fjale te panjohura, por qe sigurisht, qe rrenjet i kane nga vendet e afrikane. E njejta gje ka ndodhur edhe me muziken aziatike, por qe me se tepermi reflektohet ne ushqimin tradicional. Ne dallim nga kultura aziatike, ketu grate kane nje rol te rendesishem ne shoqeri, pasi burri kalon gjithe diten per peshkim ne det. Shumica e traditave eshte tejet e lidhur me detin, pasi vete vazhdimesia e jetes ka qene e lidhur me te.

Ku ndodhet?

Maldivet jane nje prej arkipelageve me te bukur tropikale ne bote. Te 1192 perlat koralore, (ishuj) te shperndare ne blune e Oqeanit Indian, perqafojne Ekuadorin, ne nje largesi prej rreth 650 kilometrash ne jug te Sri Lankes. Disa prej ishujve jane shtresa rere te gjata 300 metra. Nga jugu ne veri, gjatesia e tyre shkon ne 820 kilometra dhe gjeresia 120 kilometra. Vetem 202 ishuj jane te banueshem, 87 prej te cileve, i jane dedikuar posacerisht resorteve hoteliere.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika