PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
BALLE PER BALLE per pragun elektoral

BALLE PER BALLE per pragun elektoral


E Hene, 21 Maj 2007

Arian Madhi

1. Do te formatonte me mire politiken ngritja e pragut elektoral?

Une mendoj per percaktimin e qendrimeve politike ne lidhje me pragun elektoral. Ne nje sistem zgjedhor duhen veshtruar, analizuar dhe konkluduar mbi disa kritere te cilat perbejne parimet e percaktimit te pragut. Ne radhe te pare duhen marre ne konsiderate kushtet politike ne nje vend. Shqiperia deri me sot ka prezantuar ende nje tendence te fraksionizmit te politikave, ku te cilat shkojne drejt identifikimit te metejshem te programeve qe shkojne afer interesave te shtetesave. Pavaresisht se sot ka nje numer te madh te partive politike ne parlament dhe tendenca eshte per reduktimin e ketij numri, ky nuk mund te vije si nje qellim ne vetvete. Pra, rritja e pragut elektoral apo debati per rritjen e pragut elektoral, sigurisht duhet te analizoje pikerisht keto elemente. Partia Republikane eshte e shprehur per ruajtjen e pragut elektoral ose eshte e hapur per te diskutuar per plotesimin e kritereve per nje rritje graduale, te lehte, ne raport me vullnetin e shumices, te aktoreve politik ne kete diskutim. E rendesishme eshte fakti qe rritja e pragut elektoral te mos behet qellim ne vetvete per te realizuar interesa te ngushta te nje, dy ose me shume partive te cilet e gjejne te mundur veten qe brenda pragut qe propozojne, te jene prezente ne Parlamentin Shqiptar dhe te ekskludojne cdo mundesi tjeter te partive qe realisht kane nje mbeshtetje te elektoratit, i cili vjen per shkak te programeve qe mbeshtet ajo pjese e elektoratit shqiptar.

2. Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar rritjen e pragut elektoral me 4%, ndikon pozitivisht apo negativisht tek partite e vogla?

Une mendoj qe rritja e pragut elektoral prej 4% ka te beje ngushtesisht ashtu sic shpjegova pak me pare me kriteret mbi te cilat niset rritja e pragut. Por ka te beje ngushtesisht lidhje edhe me sistemin elektoral ne te cilin do te percaktohet ne Shqiperi. Pra, ne varesi te sistemit elektoral duhet pare dhe pragu. Nese ne do te jemi si sistem elektoral me proporcional kombetar, do te thote qe me numrin e deputeteve qe ne kemi sot, nje parti qe ka arritur 3.9% eshte e barabarte, qe ajo duhet te siguroje afersisht rreh 7 deputete. Dhe nuk mund te jete e arsyeshme qe ai te humbase 7 deputete qe perfaqesojne nje alternative politike, nje interes te zgjedhesve. Nje interes te zgjedhesve qe shkojne ne rendin e rreth 50 mije apo 60 mije zgjedhes, ti ekskludosh interesat e tyre per shkak se nuk u arrit pragu 4%. Se dyti, une nuk mendoj se ky niveli i pragut ploteson dhe nje detyrim tonin per perfaqesimin se paku te minoriteteve mund te themi sepse nga eksperienca qe kam une, apo nga veshtrimi i statistikave elektorale, nuk ka ndodhur ndonjehere qe Partia e te Drejtave te Njeriut te kete arritur ndonjehere ne rendin e 4%. C’ka do te thote qe te mbash jashte parlamentit shqiptar kete parti apo edhe parti te tjera te cilat jane ne zhvillim.

3. Cili duhet te jete pragu real qe do te kenaqte partite e vogla?

Une u perpoqa te shpjegoj qendrimin tim me nje baze. Nuk kemi te bejme me kenaqsi te partive, por une mendoj qe spektri politik shqiptar eshte i percaktuar ne dy parti, te cilat lehtesisht e kapercejne nje prag mbi 5% dhe pak parti qe mund te jene te sigurta dhe nje numer i konsiderueshem partish ne parlamentin shqiptar te cilat nuk mund te arrijne kete prag elektoral. Nese ne nuk do te nisemi nga interesat qe do te kenaqin interesat e partive per perfaqesim e alternativave. Sepse po te vini re nje pjese e mire e elektoratit shqiptar ende eshte i pastabilizuar dhe percaktohet here ne njeren force dhe here ne nje force tjeter politike, ku gjejne me vullnet per te perkrahur interesat e tyre ose programe qe perkrahin interesat e tyre. Une po jo them qe nuk do te perbente problem aktualisht ngritja e pragut elektoral ne Shqiperi. Ne momentin qe ne shqyrtojme, asgje nuk ka te fiksuara ne lidhje me qendrimet tona. Gjithmone kodet zgjedhore jane ne evoluim ne raport me zhvillimin e politikes se nje vendi.



Sabit Brokaj

1. Do te formatonte me mire politiken ngritja e pragut elektoral?

Pikerisht per kete e kemi kerkuar dhe per ta zberthyer pikerisht kete element, mjafton qe te trajtosh pervojen tone ne keto vite. Konkretisht nje prag i ulet fut shume parti, duket se per procesin demokratik eshte me mire pasi natyrisht futen shume zera ne parlament. Por, kjo pothuajse po merr karakter teorik, pasi kur vjen problemi qe veprimtarine politike te partive te vogla apo deputeteve te partive te vogla futen ne parlament, ata duan nuk duan rreshtohen tek partite e medha. Me sakte iu kthejne borxhin. Partite e medha nxjerrin deputet iu japin elektorat dhe keta pastaj konsumohen teresisht politikisht ne dobi te partive te medha. Pra, ajo qe pretendohet nuk eshte realizuar. Dhe une do te merrja vetem nje shembull, ate te Partise Republikane, e cila perhere ka qene ne krah te Partise Demokratike, perhere ka qene ne pushtet me Partine Demokratike dhe megjithese ka qene konsekuente per kerkesat e pronareve ajo asnjehere nuk i ka zgjidh, te pakten ne perputhje me kerkesen e pronareve. Mund te merrja edhe disa shembuj te tjere, mjafton te permendim legjislaturat e aferta qe kemi kaluar. Per kete arsye ideja ose pragu i ulet fut shume mendime dhe zera ne parlament, ne kuptimin politik, ne fund te fundit nuk e realizon ate. Deputetet behen te varur nga mandati dhe pushteti qe i kane dhene partite e medha dhe ato e humbasin ate kuptim qe ka. Keshtu qe, ndersa partite e medha krijojne nje mazhoranca duke i dhene vota ketyre, duke krijuar keto kualicione, ne fund te fundit duke i dhunuar ato, ne kuptimin e presionit, krijohet nje bllok nje rresht, humbet ai koncepti i fillimit dhe nga ana tjeter kur keto duan te levizin per te mbrojtur programet dhe interesat e tyre, fillon tronditja dhe destabilizimi politik. Pasi soliditeti per ata perputhej vetem me kuadratin e rreshtit. Dhe situatat aktuale ne qofte se ne do t’i shikonim do te pasqyrojne kete realitet qe une sapo thashe.

2. Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar rritjen e pragut elektoral me 4%, ndikon pozitivisht apo negativisht tek partite e vogla?

Ne themi se kjo ndikon pozitivisht stabilitetit dhe natyrisht eviton kete dukuri negative qe sapo thash me siper. Pra per mendimin tone nuk e cenon demokracine aspak, pasi dihet qe mendimet rreshtohen majtas dhe djathtas, nga ana tjeter sigurisht majta, djathtes dhe ne qender. Pra hollesi te tjera nese do t’i merrnin ata do te marrin karakter individual dhe nuk marrin karakter konceptual. Dhe ne Shqiperi vendimet e medha me shume kane kete karakter, se karakterin konceptual te politikes. Pasi duhet te pranojne nje fakt, ajo qe sot pothuajse po realizohet, qe eshte prirje dominuese eshte qe po konvergohen e majta dhe e djathte. Dhe jo me pjeset brenda te majtes dhe pjeset brenda te djathtes. Pra, kerkesa jone perputhet pikerisht me konceptin e stabilitetit dhe nuk bie ndesh me demokracine dhe nuk bie ndesh me prirjet qe ekzistojne sot, me prirjet e konvergimit.

3. Cili duhet te jete pragu real qe do te kenaqte partite e vogla?

Partite e vogla e duan pragun sa me te vogel, pa diskutim. Keto prirje, kaq shume parti, nuk kane karakterin konceptual politik. Merreni programet e tyre, shikojeni programet e tyre, keshtu eshte edhe elektorati. Elektorati ne Shqiperi eshte i ndare me interesa themelore. Me nivelin qe ka sot Shqiperia, luftohet per buken e gojes, luftohet per pune, dhe nje pjese e mire per mbijetese dhe natyrisht demokraci dhe integrim, element thelbesor. Keto element kardinal thelbesor ne nje popullate sa jemi ne nuk ka nevoje qe elektorati te therrmohet kaq shume. Elektorati patjeter aty duhet te veje tek votimi. Per me teper partite e vogla futen ne parlament me votat e partive te medha, duhet te themi pikerisht kete dhe kete duhet ta pohojne. Shumica e partive te vogla pa u lidhur me partite e medha, pa marre zona te lira te lena prej tyre nuk futen ne parlament, le te themi nje perqindje. Keshtu qe, ajo qe ne pretendojme kete 4% ka kete element. Ndersa ne pergjigje te drejtperdrejt te pyetjes tuaj, kjo qe eshte, qe eshte 2.5%, po te donit ju edhe me pak ta kerkonit. Sepse edhe ata qe nuk kane hyre ne parlament, qe jane rreth 50 ose 60 do te futeshin dhe ato. Dhe nuk e di se cili parlament do te ishte ai, pasi ata sapo te futeshin do te futeshin tek blloqet perkatese dhe aty do te komandohet vota, sic komandohet edhe sot.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika