Te shprehesh dashurine me ane te... nje bombe!
E Premte, 18 Maj 2007
SIDNEJ - Nje australiane ishte e dashuruar aq cmendurisht saqe planifikon nje atentat me bombe per t'i vertetuar ndjenjat personit me te cilin donte te martohej, mesohet sot nga burime policore. Jill Courtney, 27 vjec, ishte e fiksuar pas Hussan Kalache, 28 vjec. Emri i tij eshte bere tatuazh ne pjese te ndryshme te trupit te saj. Kur ai i thote se do te martohej me te nese ai kryente nje mision, e dashuruara nuk nguron. Ajo informohet prane disa eksperteve ne prodhimin e bombave, blen materialet e duhura dhe vendos bomben prane nje makine ne mes te Sidnejt, saktesohet ne nje raport te policise para gjykates. Ne apartamentin e te dashuruares u zbulua nje detonator, produkte qe sherbenin per prodhimin e lendes shperthyese, nje paruke si dhe nje liste te detajuar per misionin: "Te shkosh ne vendngjarje, te instalosh bomben, te largohesh me makinen e marre me qera, te nderrosh veshje, paruke, te kthehesh ne shtepi.