Dhuratat dhe huate e zyrtareve, ku do te hetohet
Rozeta Rapushi
E Marte, 10 Janar 2012
Zbatimi i ligjit per deklarimin e te ardhurave te te gjithe qytetareve ne vend, do te ndihmoje edhe zbardhjen e pasurive te fshehura te zyrtareve te larte te shtetit. Inspektorati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive (ILDKP), ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve do hetoje, nese vertete zyrtaret marrin dhurata te majme nga te aferm apo miq, sic edhe deklarojne apo jo. Duke qene se se shpejti edhe qytetaret do te deklarojne pasurine, inspektorati do te mund te verifikoje nese vertete i kane mundesite per dhurata te majme ndaj zyrtareve, apo per t'u dhene hua atyre. Pergjegjesi per marredhenien me publikun, Albi Serani, pohoi dje per gazeten "Koha Jone", se ligji mbi te ardhurat e qytetareve administrohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, por do te jete nje ndihmese shume e madhe per procesin investigues te Inspektoratit te Larte. "ILDKP-ja a permendur shpesh faktin se zyrtare te ndryshem, te cilet krijojne pasuri ne menyre abuzive, e fshehin ate ne emra te personave te tjere, familjare apo te aferm e miq. Gjithashtu, nje forme tjeter fshehje jane edhe rastet e huamarrjes/huadhenies nga persona te tjere. Inspektorati ka dyshime te forta se ne shume nga keto raste qe persona te ndryshem u japin hua apo dhurata zyrtareve jane fiktive, pra jane pasuri te krijuara ne menyre korruptive dhe qe synohet te mbulohen nepermjet dhuratave apo huave nga persona te trete", u shpreh ai. Ndaj,sipas ketij institucioni ligji ne fjale, eshte shume i rendesishem zbatimi i ketij ligji ne kete proces. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, me te cilen Inspektorati i Larte ka nje bashkepunim te ngushte, do te kete ne dispozicion te dhena te te ardhurave te te gjithe qytetareve shqiptare. "Praktikisht, keto te dhena qe do te disponojne ttimet, do te jene nje baze e rendesishme per hetimin nga ana e Inspektoratit te Larte te rasteve te dyshimta te huave apo dhuratave. Pra, ILDKP-ja do te jete ne gjendje te verifikoje nese personat qe u bejne dhurata apo u japin hua zyrtareve a i kane realisht mundesite financiare per te bere dicka te tille", theksoi ai. Ne kendveshtrimin e ILDKP-se, ky ligj per te ardhurat e qytetareve, do te disiplinoje raportet e zyrtareve me parate dhe do te jete nje mekanizem shume i rendesishem ne luften kunder korrupsionit dhe pritet te jete nje hap shume i rendesishem per rritjen e efikasitetit ne luften kunder korrupsionit. Prej kohesh, inspektorati po zgjeron rruget e kontrollit se ku zyrtaret fshehin pasurite e tyre, duke zgjeruar rrethin e personave, me deklarim te pasurise se familjareve, kontroll ne bankat jashte vendit, etj.