Majlinda pertej Qeverise
E Shtune, 12 Maj 2007
Ato ditet e pakta pas lindjes se djalit, (ne janarin e 2006-es) kur do te mundte te rrinte si njehere e nje kohe e mbyllur ne shtepi, e qete dhe larg te gjitha problemeve politike, duke pritur kthimin e vajzes nga shkolla ndersa pergatiste ushqimin e te voglit, Majlinda Bregut tani mund t’i duken shume te largeta e pothuajse te pamundura per t’u perseritur me.
Angazhimet ne Parlament do ta rikthenin shume shpejt ne realitet e nuk do ta linin gjate te kalamendej ne rehatine e shtepise. Ndaj iu desh te risistemonte serish ditet, te gjente shpejt zgjidhjen per djalin e vogel, duke angazhuar me shume te emen dhe nje kusheriren e saj si dado.
Por atehere kur gjithcka ishte sistemuar, do t’i duhej ta shembte perseri kete regjim te ri ne ditet e fushates per zgjedhjet lokale. Pasi detyra e zedheneses do t’ia gllaberonte edhe me kohen. Ashtu sic tani po ia gllaberon angazhimi si ministre e Integrimit e si zedhenese e Keshillit te Ministrave njeherazi. Dhe si gjithmone, edhe kete here asaj nuk do t’i mbetej gje tjeter, vecse te mblidhte edhe njehere forcat, te hartonte axhenden e re te ndarjes se kohes mes familjes dhe punes e te kapte perseri ritmin qe i duhej per te perballuar angazhimet e reja. Te cilat kete here jane shume me te veshtira per t’u miremenaxhuar. Edhe pse tashme e mesuar me ndryshimet e medha qe i ndodhin sa hap e mbyll syte, kete here Majlinda do ta kuptonte se nuk do ta kishte dhe aq te lehte. Te merresh me politikat e medha te integrimit te vendit ne Evrope, te zhytesh me ore te tera ne mbledhjet e qeverise apo dhe ne seancat e gjata parlamentare e vec kesaj te merresh dhe me imazhin mediatik te gjithe qeverise… do ishte barre e rende edhe per nje mashkull. E jo per nje femer 33-vjecare, qe nuk ka me shume se kater vjet qe eshte perfshire ne politiken e vendit e qe vec te tjerash ka dhe nje djale te vockel, qe i semuret jo pak here. E qe vec te tjerash i duhet te kete detyrimisht edhe kohen per t’u perkujdesur per look-un e saj (qe tani kerkon me shume se kurre kujdes te madh).
E megjithate, duket se Majlinda Bregu i ka perballuar mire te gjithe keto veshtiresi. Megjithe oret e pagjuma ne ditet kur temperatura e djalit nuk ulej, megjithe shqetesimet qe mund te dalin nga mosfunksionimi ashtu sic duhet i te gjitha gjerave… ne momentin dhe vendin e duhur ajo eshte gjithmone ne formen e duhur. Jo pse eshte nje femer e forte - ka edhe ajo momentet e saj te dobesise, kur mund te kete nevojen si gjithe femrat e botes te shfyje ne lot - por sepse edhe atehere kur e keqja mund ta kete mposhtur ajo, di te reflektoje qetesi dhe siguri. Ia del ndoshta sepse beson shume tek energjia qe ka brenda vetes.
Mekanizmi i saj keshtu ka funksionuar gjithmone: duke u mbeshtetur tek familja dhe forcat e saj. Qe ne krye te heres, kur do te lakohej si personazhi i ri i politikave te Partise Demokratike, komentet e shumta u mberthyen pas faktit se ajo po hynte ne kete beteje te madhe pa qene pjese e ndonje ekipi te caktuar e pa ndonje background politik.
Por qe ne fillim ajo do te tregonte se mund t’ia dilte mbane edhe pa keto. Ia doli vertet. Nese ne fillim mund te quhej e preferuara e Doktorit, tani mund te thuhet pa frike se eshte figura politike e preferuar jo vetem brenda qarqeve te PD-se, por dhe jashte saj. Votat qe te majtet i dhane ne Parlament si ministre e Integrimit, pas dekretimit te presidentit, e tregoi qarte kete gje. I ka bere te gjithe per vete.
Nderkohe, ngjarjet e fundit- protagoniste e te cilave ka qene vete ajo, si ministre e Integrimit- kane treguar se ajo po behet cdo dite e me shume figura e preferuara edhe ne qarqet politike jashte Shqiperise. Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn, nuk do t’i kursente komplimentet per background-in e saj (krahas vleresimeve qe do te jepte per reformat e qeverise shqiptare), pas takimit qe paten ne Bruksel.
Nje arsye me shume kjo per te kuptuar se ai “modeli ndryshe ne politike”, qe erdhi si perceptim per te, prej komenteve te shumta (te thena e te pathena) nuk ka vetem dimension estetik. Nese s’do te kishte kete natyre capkene, qe te imponohet natyrshem ne gjerat qe thote apo dhe ne propozimet qe hedh apo dhe qe guxon te marre iniciativa, veshtire se mund ta evidentonte kaq dukshem kete modelin e ri qe (ndoshta eshte heret ta themi, pasi grupimi i politikaneve qe kane kete stil eshte ende i vogel) po shenon nje revolucion te ri ne politiken shqiptare.
Gjithsesi ate modelin e ngrire te politikanit ajo e ka sfiduar. Ndoshta qe ne ato ditet e para kur do te niste angazhimin e saj politik. Efekti i se qeshures lozonjare, i veshjes trendy apo i nje grimi te bukur, veshtire se do te zgjaste kaq shume nese nuk do t’i shtohej dhe pak doze nga efekti i fjales, i argumentit imponues (te fituara prej eksperiences ne gazetari)… qe te gjitha se bashku do te fitonin me shume terren, duke i dhene edhe me shume pushtet imazhit te bukur. Ne te kundert, Majlinda Bregu nuk do te kishte qene kandidatja e duhur per Lapraken, per zonen qe, edhe pse njihet si bastioni i PD-se, mund te konsiderohej disi terren i veshtire per nje femer. Por jo per nje femer si ajo, qe e kishte mesuar prej kohesh gjuhen me njerezit e te gjitha shtresave dhe mentaliteteve e qe u kishte hyre thelle problemeve te tyre sociale. Ndaj dhe fitoi terren tek ata perballe kandidatit tjeter. Nje fitore kjo, qe i dha statusin e deputetes me te re ne Parlament. E pas nje momenti te tille, bilanci i vetem qe ajo mund te nxirrte per vitet 2004- 2005 s’mund te quhet tjeter vecse i suksesshem.
Nje rezultat qe sigurisht do ta kenaqte shume, duke mos e ditur se fati i kishte rezervuar edhe me shume se kaq. E se viti 2007 do te ishte edhe me i mbare. Mbi te gjitha sepse posti i Ministres se Integrimit, (i fituar ne nje kohe shume te mire kur procesi i Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, eshte ne fazen e ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet anetare) po i jep shanset qe te prezantoje tek personazhet e rendesishem te politikes evropiane vec te tjerash dhe ate imazhin e politikanit te ri shqiptar.
Bashke me femijet
Tani qe eshte me e ngarkuar se kurre me pare- prej detyres si ministre e Integrimit dhe zedheneses se qeverise- e kur i duhet te jete shume shpesh ne udhetime te gjata jo vetem ne kilometra por edhe ne kohe, Majlinda duket se ka gjetur ca zgjidhje te tjera edhe me praktike per te qene gjithsesi prane femijeve. Perpiqet qe te mos cenoje te pakten diten e diel- kur zakonisht ikin ne Durres- ose orarin e drekes ne shtepi me bashkeshortin, Namikun, e femijet, ose ne ndonje lokal afer ministrise. Ndersa ne aktivitetet ku jo detyrimisht duhet te respektoje rregullat e protokollit, ajo nuk nguron t’i marre me vete vajzen Kejden dhe Enesin e vogel. Te pakten keshtu mund te perfitoje pakez kohe nga ajo e punes per femijet e saj.
Me te njejtin ritem
Do te mesohej me mbingarkesen qe ne 2004-en kur, ndersa punonte per te mbrojtur doktoraturen ne socilogji, fenomene kulturore dhe procese normative, prane Universitetit “Carlo Bo” ne Itali, do te niste angazhimin e saj politik, e perzgjedhur nga shoqeria civile si nje nga personazhet me aktive qe mund te hartonte me se miri politika sociale ne Komitetin e Orientimit te Politikave (qe u krijua ne fillimin e 2004-es ne PD). Tre muaj me pas do te angazhohej edhe me tej ne politike, tashme dhe si anetare e kryesise se kesaj partie, ndersa ne korrikun e 2005-es u perfshi dhe ne fushate. Kjo do te ishte koha me e veshtire per te. Ditet e fushates do te perkonin me muajt e pare te shtatzenise se saj te dyte. Ndaj do te qellonte jo pak here qe ajo te dilte ne terren me ore e ore te tera edhe pas nje nate te pagjume nga shqetesimet normale te shtatzenise.
Por asnjehere askush nuk e mesoi sekretin e saj. Sepse ajo nuk donte qe kjo shtatzeni te shfrytezohej per fushate. Sigurisht qe per gazetaret ky do te ishte nje lajm shume interesant e keshtu ajo do te ishte bere protagonistja e asaj fushate. Por medias i shpetoi ky detaj, te cilin do ta perdornin gjithsesi pak kohe me pas kur shtatzenia e saj nuk mund te fshihej me. Ndersa ajo vazhdonte te ishte e pranishme gjithkund, po aq aktive sa dhe me pare. Edhe pse nuk u perfshi (ashtu sic pritej e sic u komentua) ne kabinetin “Berisha”, Majlinda Bregu kishte megjithate te tjera angazhime- ai me i rendesishmi si Kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiptar ne Parlamentin Evropian- qe nuk do ta linin te kishte shansin e gruas shtatzene.