SIDA, semundja qe te "ndrydh" jeten
Sonila Isaku
E Merkure, 01 Dhjetor 2010
Rruga eshte shume pak e populluar nga pacientet dhe te tregon fare mire se aty kalojne vetem ata persona qe kane nje semundje te vecante, per te marre nje trajtim shume te domosdoshem, ne menyre qe te luftojne virusin vdekjeprures.
Ndersa ecen, nje pale shkalle te betonizuara dhe nje dere e vogel, te cojne ne katin perdhes te spitalit infektivi. Nje kat spitali shume i vogel me vetem 8 apo 9 dyer, per t'u sherbyer personave te prekur nga HIV/AIDS-i. Ndersa ne hyrje te pavijonit shkembehesh me persona, mendon se ky mund te jete nje nga ata 406 personat te cilet jane prekur nga kjo semundje.
Pacientet
Marrja e medikamentit, nje seance me psikologun por edhe nje keshillim me mjekun, jane ato cka kerkojne pacientet ne kete qender ditore cdo dite. Vetem diten e djeshme kane qene te pakten 20 paciente, te cilet kane kerkuar mjekimin me antiretrovirale si dhe kane kryer ate konsulten e perhershme. Te gjithe jane fjalepake, askush nga ata nuk pranon te flase me tjetrin per ate "gjene" e perbashket qe kane, askush nga ata nuk pranon te flase per historine e vet, por vetem kerkon mbeshtetje, si per te gjetur medikamentet ashtu edhe per t'u trajtuar. Mes tyre te ze syri nje burre te gjate i cili duket se eshte me pak i ndrydhur se te tjeret. Te tregon se ka jetuar prej shume vitesh ne Itali, aty ku edhe vazhdon te jetoje ende, nderkohe qe kushtet familjare, sepse kujdeset per nenen e tij, e detyrojne te vije here pas here madje edhe me kohe me te gjate. Kjo e detyron qe shume here t'i drejtohet qendres ditore per trajtimin e pacienteve me SIDA, per te marre antiretroviralet. "Une jetoj ne Itali prej shume vitesh dhe aty ndihem ndryshe, nuk jam i targetuar sic jam ketu ne Shqiperi, ku kam frike per cfaredolloj gjeje dhe ku askush nuk te pranon ne shoqeri, vetem e vetem se ti mbart nje virus", thote F. V, 42 vjec nga Lezha. Sipas tij, i gjithe kontingjenti i ketyre pacienteve qe jetojne ne Shqiperi jane te diskriminuar duke mos u integruar ne shoqeri, e ndersa duhet te perballen me nje sere problemesh.
Qendra
Qendra eshte i vetmi ambient ku i presin dhe flasin per problemet e tyre, ashtu sikurse do te flisnin per nje probleme te rendomte mes miqsh. Aty diskutojne se si ndikojne medikamentet qe marrin ne jeten e tyre te perditshme, se sa te rregullt jane ne perdorimin e tyre. Nderkohe qe mjeket dhe infermieret tregojne se puna me kete kategori pacientesh eshte shume e veshtire. "Keta te semure jane nje kategori e veshtire, problemi kryesor eshte afrimi me pacientet, t'i bindim qe te marrin terapine dhe te jene te rregullt ne marrjen e ilaceve", pohon mjekja Bruna Gashi. Sipas saj, nese keta paciente e nderpresin terapine, rrezikohen nga semundje te tjera sekondare. "I semuri me AIDS merr dy mjekime, ate kunder semundjeve oportuniste, qe jane rreth 28, dhe trajtimi me antiretrovirale. Mjekimi ndihmes ose sekondar, eshte kunder infeksioneve ose tumoreve pasi nje pjese e madhe e te semureve me SIDA, vdesin nga tumoret", pohon mjekja Gashi. Sipas saj, nje tjeter problem eshte edhe mungesa e sinqeritetit te ketyre pacienteve e cila sjell edhe probleme ne pune. "Ata mund te mos i pine ilacet dhe nuk na tregojne, pavaresisht se i marrin nga ne. Jane bere shume te zgjuar, shpikin mekanizma nga me te ndryshmit per te sajuar situata se si e kane marre semundjen. Jane skenariste te vertete, por e verteta gjithmone del ne fund", pohon mjekja e klinikes ambulatore.
Pacientet ndihme edhe nga psikologet
Te prekurit me HIV/AIDS, tani mund te marrin sherbimin mjekesor ne nje qender te ngritur posacerisht per ta. Krahas monitorimit te mjekimit apo komplikacioneve qe sjell virusi, pacientet do te kene edhe keshillimin e psikologut. Ne qendren e hapur dy vjet me pare ne spitalin infektiv, do te behet edhe testimi per virusin HIV. Nga kjo qender dalin dhe raportohen shifra te sakta ne lidhje me te prekurit me HIV/AIDS dhe rastet e reja. "Trajtimi i te prekurve me HIV/AIDS ne kete qender, kryhet permes vizitave, mjekimit, ndjekjes dhe kartelizimit te te gjithe pacienteve. Ne kete menyre ruhet i gjithe informacioni per keta te semure, duke shmangur humbjen e historikut te trajtimit te te prekurve",-shprehen mjeket infeksioniste. Ne kete qender punojne mjeke dhe infermiere te klinikes se semundjeve infektive, laborante, punonjes qe merren me kartelizimin dhe mbajtjen e statistikave. "Ne kete sherbim aktualisht jane rreth 150 mjeke infeksioniste", u shpreh Arjan Harxhi. Ne kuader te bashkepunimit mes Ministrise se Shendetesise dhe Fondit Global, parashikohet qe te ndertohen edhe disa qendra te tjera ambulatore. Gjithashtu ky bashkepunim percakton edhe zgjerimin e qendrave te testimit ne vend, me synim forcimin e mundesive per parandalimin e perhapjes se SIDA-s.
Shqiperia, 92% te rasteve nepermjet rrugeve seksuale
SIDA, si shkaktohet dhe transmetohet tek njerezit
Virusi HIV sulmon qeliza te caktuara te organizmit te njeriut, te tilla si T-limfocidet, qelizat e trurit, qelizat e eneve te gjakut etj. Burim i SIDA-s eshte njeriu i infektuar me HIV, qofte ky bartes i thjeshte, apo ne stad te avancuar te infeksionit. HIV perhapet ne te gjithe trupin e personit te infektuar, por me shume i pranishem eshte ne gjak, te sekrecionet vaginale, ne sperme. Per sa i perket transmetimit te semundjes, ka disa menyra sic eshte akti seksual, nepermjet gjakut dhe nga nena tek femija. Transmetimi seksual eshte i mundur kur kryhet kontakt seksual i pambrojtur. Mjafton vetem nje kontakt i tille me nje te infektuar nga virusi HIV dhe semundja te transmetohet. Transmetimi nepermjet gjakut gjate marrjes se gjakut apo perberesve te tij nga nje person i infektuar, ose nga shpimi me gjilpera apo shiringa te infektuara me gjakun e tij dhe qe nuk jane sterilizuar sic duhet. Po keshtu nje tjeter rruge e marrjes se virusit eshte edhe transmetimi nga nena te femija qe kryhet permes placentes, infektimi mund te ndodhe ne cdo kohe te shtatzenise, gjate aktit te lindjes dhe pas tij. Vec sistemit imunitar, tek te semuret me SIDA verehen demtime dhe te organeve dhe sistemeve te tjera te organizmit. Ndodh qe te nje i semure me HIV te jene te pranishme demtime te llojeve te ndryshme ne te njejten kohe.
Rruget e transmetimit
1. Transmetimi seksual
2. Transmetimi nepermjet gjakut
3. Transmetimi nga nena te femija