PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet
Patozi dhe Koci per hetimin e Berishes

Patozi dhe Koci per hetimin e Berishes


E Premte, 11 Maj 2007

Si e gjykoni vendimin e Gjykates Kushtetuese per hetimin e pasurise se Kryeministrit?

Astrit Patozi - Vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet lexuar drejt, sepse ka pasur nje spekulim mbi ate vendim. I cili mund te jete i qellimshem apo jo, kjo pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe per ne nuk ka asnje befasi, qe Kryeministri Berisha mund te hetohet si cdo zyrtar tjeter i larte i ketij shteti. Dhe ne kemi qene per kete koncept kur kemi kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor, ku te perfshihen pervec Kryeministrit edhe shume zyrtare te tjere te larte te qeverise se sotme dhe te qeverive te djeshme, per nje periudhe disavjecare kohe. Dhe ne i qendrojme strikt ketij qendrimi, qe askush nga zyrtaret e larte te ketij shteti te mos i shpetoje sites se nje kontrolli apo nje hetimi parlamentar. Ne kete kontekst, vendimi i Gjykates Kushtetuese thjesht rikonfirmon edhe qendrimin e mazhorances qe, te gjithe zyrtaret e larte te mund te hetohen per pasurite e tyre qe kane vene gjate kohes qe jane marre me politike. Pra, nuk ka asnje gje te vecante.

Ne kuader te transparences eshte i nevojshem ngritja e nje komisioni hetimi per pasurine dhe lidhjet nepotike te Kryeministrit Berisha?

Ne propozuam ngritjen e nje komisioni hetimor dhe ne e miratuam ne seance ngritjen e nje komisioni hetimor, ku perfshihej edhe pasuria e Kryeministrit Berisha. Dhe ne ftuam opoziten te merrte pjese ne kete komision dhe nese kishte deshire te merrej ajo, perfaqesuesit e saj ne komision te merreshin vetem me pasurine e Kryeministrit Berisha nese kishin merak vetem per ate. Nderkohe qe, askush nuk mund te na mohonte ne te drejten qe te hetonim per lideret apo per ish-qeveritaret e larte te Partise Socialiste dhe koalicionit te majte. Cfare ndodhi...? Ndodhi qe opozita, ne menyre krejt arbitrare apo te paargumentuar, hoqi dore nga pjesemarrja ne kete komision, me argumentin se kerkonte nje komision te posacem per Kryeministrin Berisha, nje argument qe nuk qendron ne asnje pike te tij. Ne rast se opozita do te kishte vullnetin qe te hetonte pasurine e Kryeministrit Berisha, mund ta bente kete qe kur u ngrit ky komision, te vinte me perfaqesuesit e vet dhe te hetonte vetem pasurine e tij. Ajo nuk e beri per disa arsye. Arsyeja kryesore eshte se ne bindjen e tyre, perfaqesuesit e opozites e kane te qarte qe nuk kane c'fare te gjejne ne pasurine e Kryeministrit Berisha. Por thjesht perdoren nje alibi ne menyre qe komisioni te mos funksiononte, sepse i druheshin qe hetimi mund te perfundonte keq per disa nga ish-drejtuesit e saj te larte ne kohen qe kane qeverisur vendin. Dhe kjo eshte nje histori qe eshte shume e njohur per publikun, dhe une e konsideroj si nje kapitull te mbyllur dhe si nje problem te opozites, lidhur me te kaluaren e saj, ne kohen qe ka qene ne pushtet.

A duhet te kryesoje opozita nje hetim te tille?

Nuk ka asnje sensibilitet nga ana jone se kush e kryeson komisionin. Por, fakti qe komisioni u ngrit dhe kete komision e kerkon nje perfaqesues i mazhorances, kjo nuk e pengonte fare opoziten te merrej me hetimin e Kryeministrit Berisha, pavaresisht se e ka apo nuk e ka kryetarin. Ne rast se opozita do ta kishte kerkuar e para ngritjen e ketij komisioni, sigurisht qe do ta kishte ajo te drejten e kryesimit te komisionit. Por, per ne nuk perben asnje rendesi fakti qe e kemi ne apo e ka opozita kryesimin e komisionit. E rendesishme eshte qe komisioni parlamentar hetimor te funksionoje dhe qe ai t'i shkoje deri ne fund ketij hetimi. Ne rast se opozita do te kishte marre pjese ne kete komision dhe ne rast se do te kishte shkuar deri ne fund te ketij hetimi, ne do te kishim perfundimet e duhura. Por ajo e refuzoi dhe e sabotoi punen e ketij komisioni per arsye qe une thashe me lart. Por, per ne, nuk ka asnje lloj emocioni fakti se kush e kryeson komisionin hetimor. Opozita ka kryesuar komisionin hetimor te ashtuquajturve levizje ne administrate dhe per ne nuk ka pasur asnje problem fakti qe e ka kryesuar opozita. Ashtu sikur ne qe kemi kryesuar komisionin qe hetoi Prokurorin e Pergjithshem dhe opozita ka pasur te gjithe aksesin e duhur ne ate komision.



Si e gjykoni vendimin e Kushtetueses per hetimin e Kryeministrit?

Petro Koci - Funksionon nje ligj, megjithese i pashkruar ne leter, qe kur flet Gjykata Kushtetuese, politikanet duhet te heshtin. Por, ne rastin e pyetjes tuaj, me duhet te pergjigjem se Gjykata Kushtetuese i ka dhene plotesisht te drejte Grupit tone parlamentar, me kerkesen per te ngritur automatikisht, sipas Kushtetutes, nje komision parlamentar hetimor per pasurite e familjes Berisha, per lidhjet e tij nepotike te tij ne procesin e emerimit te tij ne emerimet qeveritare si dhe konfliktet e interesave, qe lidhet me te dhe familjaret e tij. Gjykata Kushtetuese, ne fund te fundit, i vuri vulen nje pretendimi serioz te opozites per te perdorur nje instrument parlamentar qe garanton Kushtetuta, pra per te ngritur komisione hetimore parlamentare. Nderkohe duhet te kujtojme se ky vendim i Gjykates Kushtetuese shoqeron deshtimin e komisionit hetimor parlamentar qe ngriti mazhoranca per te kontrolluar "vetveten". Sigurisht, qe manovra e mazhorances ishte e qarte, ishte nje manover qe kerkonte te neutralizonte komisionin hetimor, te cilin e kerkoi opozita. Ne fund te fundit, gjithe kjo mesele deshmon se lufta ndaj korrupsionit te kesaj qeverie eshte nje lufte e deshtuar dhe plotesisht demagogjike. Nje Kryeminister modern dhe trim, trim ne kuptimin modern te kesaj fjale, duhej qe t'i pergjigjej pozitivisht nje kerkese te opozites per te kontrolluar ceshtje qe lidhen me te.Ne kuader te transparences eshte e nevojshme ngritja e nje komisioni hetimi per pasurine dhe lidhjet nepotike te Kryeministrit Berisha?

Sigurisht qe eshte e nevojshme dhe nga pikepamja e procedures parlamentare dhe respektimit te Kushtetues tashme eshte e domosdoshme. Nese opozita nuk e ve ne levizje nje instrument te tille hetimor, do te thote qe ka leshuar shume ne raport me perpjekjet e saj per transparence ne procesin qeverises. Keshtu qe, mbas ketij vendimi, qe ka marre gjykata, mendoj se Grupi yne parlamentar duhet te riaktivizoje kerkesen per komision hetimor. Dhe shpresoj qe kesaj radhe, zoti Berisha te tregohet mjaftueshem trim per ta pranuar kete proces. Nderkohe, deshtimi i komisionit hetimor qe ngriti mazhoranca eshte nje arsye me shume qe te jete me aktive ne perdorimin e instrumenteve te tille parlamentar te hetimit. Sigurisht, qe hetimi i nisur nga mazhoranca ishte i deshtuar qe ne fillim, sepse nuk kishte vullnet per te kontrolluar zotin Berisha. Ajo ne bllok beri lojen e gardes politike per te mbrojtur komisionin ne lidhjet nepotike dhe me konfliktin e interesave te zoti Berisha. Mendoj se pas kesaj duhet te kete nje mazhorance me te hapur ndaj kerkesave institucionale dhe kushtetuese te opozites.

A duhet te kryesoje opozita nje hetim te tille?

Komisionet hetimore i kryeson ai grup qe e kerkon, qe merr iniciativen. Ne rastin konkret komisionin hetimor per zotin Berisha duhej ta drejtonte dhe duhet ta drejtoje tashme opozita. Komisioni qe u ngrit me vendim te Parlamentit me iniciative te mazhorances per te kontrolluar qeveritare dhe ish-qeveritare deshtoi per shkak te vullnetit politik. Ata kishin shumicen ne komision dhe megjithate e deshtuan veprimtarine e ketij komisioni sic deshtuan edhe disa komisione te tjera hetimore, qe ne fakt ishin kerkuar dhe drejtuar nga opozita, sic eshte rasti i komisionit hetimor per situaten monopol ne telefonine celulare, apo komisioni hetimor per shkarkimet ne administraten publike. Manovra e Partise Demokratike perballe iniciatives tone publike per te ngritur nje komision hetimor ishte e qarte, sepse kerkonte pikerisht shmangien e drejtimit te komisionit hetimor nga Berisha. Keshtu qe ne rastin e iniciativave ne vijim, komisionet duhet t'i drejtojne ato grupe parlamentare apo deputete qe shpallin iniciativen dhe qe e kerkojne sipas procedurave ne parlament. Mund edhe te ndodhe qe mazhoranca ta drejtoje komisionin e zotit Berisha. Sigurisht kjo do te ishte pak qesharake, por rregullorja e Parlamentit e nenkupton qe drejtimin ta beje ai qe e kerkon. Komisionet hetimore pergjithesisht jane kryesisht instrumente parlamentare ne duar te opozites dhe jo te mazharonces, sepse mazhoranca ka ne duar instrumente te tjere kontrolli, pasi eshte ne ekzekutiv.

Pergatiti: D.Dedej




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika