"Dopingu gjenetik": Atlete kampione 50-vjecare!
E Merkure, 09 Maj 2007
Atlete deri ne moshen 50-vjecare. Madje dhe me teper: Superatlete ne gjendje te arrijne rezultate te larta edhe ne moshe te avancuar. fare ndjenjes se rinise qe mund te vije nga perdorimi i qelizave te qendrueshme te trupit. Gje e cila eshte cilesuar edhe si nje forme "dopingu gjenetik" nga kundershtaret e kesaj nisme. Pra, nje stimulant i cili pretendohet t'u behet me zor atleteve ne menyre qe ata te fitojne me shume energji dhe shpejtesi. Nderkaq, bota e sportit eshte duke pare me shume interes zhvillimet e studimeve gjenetike te tilla. Disa mjeke dhe kerkues mbeshtesin idene qe qelizat e marra nga gjaku i kordonit te kerthizes te te sapolindurve, mund te rigjenerojne lidhjet, tendinat apo pulpat e gjunjeve, duke krijuar keshtu terapi te reja avanguarde ne kujdesjen e demeve sportive, sot per sot jo fort te riparueshme. Me te tilla menyra, pretendohet qe atletet te jene me te shendetshem, pra, me jetegjate: ashtu si pershembull, Paolo Maldini, i cili sot luan ne futboll, megjithe problemet qe ka ne gjurin e tij, te munde te luaje cdo te diel ne fushe edhe per dhjete vitet qe vijojne.
Por jo te gjithe e mendojne keshtu: Te tjere shkencetare tregojne skepticizem mbi mundesine e aplikimit te kesaj teknologjie te re mjekesore, ose e spostojne efikasitetin e saj ne kohe shume larg, duke menduar se do te jene te nevojshem ende vite dhe vite te tera per eksperimentime klinike. Ndersa te tjere nderkaq, e vendosin theksin ne mundesite ekstreme te te perdorurit te ketyre qelizave, duke i dhene atij hijen e nje dopingu gjenetik, i cili jo dhe aq i dukshem, mund te ndikoje ne krijimin e "superatleteve nga laboratori". Debati gjithsesi mbetet i hapur dhe sic ndodh ne te tilla raste, bazohet ne dy pozicione te kunderta me njera-tjetren.
Scott Rodeo, kerkues ne Spitalin e Manhatanit per Operacione Speciale, prej disa muajsh eshte duke eksperimentuar keto teknika ne laboratore, me rezultate sipas tij qe nuk jane edhe aq kurajoze. "Kjo vjen, - precizon ai, - mbi te gjitha ne rastet e patologjive te veshtira, si pershembull ndertimi apo kryqezimi i lidhjeve ne brendesi te gjurit apo nderhyrjet ne pjeset e tjera delikate". Sipas Rodeos, perdorimi i qelizave te tilla ne mjekesine sportive do te jete nje realitet pas pese vitesh. Duket e ekzagjeruar? "Per tani, - pohon profesori Claudio Castelli, drejtor i Departamentit te Shkencave Motorike ne Spitalin e Bergamos, - gjendemi perballe nje operacioni te mire marketing, sepse sot ende nuk ka asnje prove klinike ne kete sens. Nderkaq, eshte evidente qe te hapet per mjekesine sportive nje sektor i ri i kerkimit. Por duke e cuar ne ekstrem, nuk perjashtohet as rreziku qe t'i hapet rruga nje dopingu gjenetik. "Frika ekziston, - pohon Johnny Huard, drejtor i Qendres se Kerkimit ne Spitalin e Pittsburgh te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, - edhe pse nuk besoj qe do te mund te arrihet qe nje atlet i keq te transformohet ne nje kampion. Mund te jete e mundur, por kjo mund te ndodhe pershembull me nje atlet te medaljes se argjendte te mund te behet atlet i medaljes se arte. Jo vetem kaq, "Nese nje femije i moshes 5-vjecare, ka nje talent te shkelqyer sportiv, - shton doktor Huard, - mund te "mbroje" te ardhmen e tij duke marre qeliza te tilla". Ne valen e ketyre studimeve nderkaq, ka edhe nga ata qe kane marre shume perkujdesje. Eshte rasti i pese futbollisteve angleze te Liverpulit, te cilet kane depizituar banka qelizash te tilla, te marra nga kordoni i femijeve te tyre, per t'i perdorur ne rregullimin e gjunjeve te semure apo problemeve me lidhjet e kyceve te tyre. Banka te tilla jane duke lulezuar edhe ne te gjithe boten. Per ta realizuar nje gje te tille, kushton 2700 dollare, edhe me nje shpenzim vjetor prej 250 te tille,
Euripidi
Shkrimtari i madh i antikitetit, Euripidi shkruante qe ne shekullin V para eres sone per atletet: "Jane te shkelqyeshem kur jane ne lulen e moshes se tyre dhe adhurohen e qendrojne te palekundur si statujat e nje qyteti. Por kur mberrin hidhesia e plakjes, ngjajne si pallto te rrudhura".