PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Enigmat e Klintonit, pas 116 fjaleve te nje fjalekryqi


E Merkure, 09 Maj 2007

Deshira per femrat, politiken, fene dhe demokracine, interpretime te fjalekryqit te hartuar nga ish-presidenti ne "New York Times"

Aludimet

Fale gazetes "New York Times" dhe rolit te tij te ri si "hartues" fjalekryqesh, tani opinioni boteror do mund te luaje paksa me mendjen e ish-presidentit amerikan , ate se cfare ai fsheh ne te vertete brenda saj dhe pasketaj, psikologe, psikolinguiste, kritike do kene me se te argetohen. E kjo ne pritje, qe pas ndonje viti, te vijojne fjalekryqe te tilla te besuara per te fshehtat pse jo, edhe te presidentit aktual amerikan George Bush ...

"Enigma" Klinton, kersheria qe prej dy dekadash e josh edhe me teper Ameriken, do mund te zgjidhet tani vetem me ane te nje lapsi. Burri i shtetit i cili e shpetoi pikerisht Presidencen Amerikane, duke luajtur me fjalet dhe me sinjifikimin perkates qe secila prej tyre permbante, si kjo te ishte natyrale, e ktheu tere kete situate ne nje fjalekryq. Ai ka kompozuar personalisht fjalekryqin e tij te pare enigmatik, me ndihmen e fjaleve te kryqezuara dhe shefit te rubrikes se fjalekryqeve tek gazeta "New York Times", Eil Shortz, i cili ka asistuar ne rregullimin e ketyre fjaleve dhe "grilizimin" e tyre. Por vendimet perfundimtare per krijimin e tij, jane te gjitha te ish-presidentit dhe ofrojne nje shikim te thelle ne misterin e mendjes dhe personalitetit te tyre, permes atij labirinthi kutish.

Fjalekryqi i gazetes javore "New York Times", i kthyer tashme ne nje institucion te dites se diele, duke dale qe nga viti 1942 pa nderprerje dhe qe acaroi madje edhe vete sherbimet sekrete amerikane kur ne vitin 1944, filluan te shfaqen fjale te tilla si "Utah" dhe "Omaha", plazhet e koduara te zbarkimit ne Normandi, eshte nje nga faltoret e hartuesve te fjalekryqeve. Drejtori i saj, u detyrua qe t'i siguronte ata se ia kishte besuar nje personaliteti si Klinton, qe t'i modifikonte disi formulat tradicionale dhe mekanizmat klasike per zgjidhjen e tyre dhe keshtu, ne njefare menyre, kjo u kthye ne nje loje. Por per ate qe eshte i interesuar me shume ndaj "enigmave" te ish-presidentit amerikan Bill Klinton, sesa ne zgjedhjen e vertete te ketij fjalekryqi, mbushja e kutive te tij ofron mjaft surpriza.

Keshtu, dalin ne skene preferencat e tij muzikore per kenget kushtuar bijve te luftes, apo realizuar nga ata te periudhes se pas luftes, brez te cilit ai i perket edhe vete, te cilet sot jane rreth te gjashtedhjetave. Keshtu, notojne aluzionet mbi sukseset e Carly Simon, Johnny Nash, Otis Redding, Crosby, Stills & Nash, Judy Collins, Ray Charles etj. Apo te muzikaleve si "Shoe Boat", pjese, autore dhe spektakle te cilat mund t'u vijne ndermend vetem te apasionuarve te muzikes se asaj kohe. Nderkaq, deshira e tij e pasherueshme per te bere politike, tashme pjeserisht e kenaqshme pasi vetem gruaja e tij Hillary eshte pjese e saj dhe deklaratat e tij te vazhdueshme per nje vije demokratike brenda saj, lulezojne ne koncepte te zgjedhura prej tij si "Odessa" i cili eshte nje qytet i rendesishem ne Ukraine apo ne Teksas, pikerisht aty, ku eshte me teper i urryer klani Bush dhe pikerisht aty ku ai ka humbur gjithmone. Duke mos harruar te perfshije edhe fjalen "republikan" per te thene se ne kete parti, ai nuk do te deshironte qe te merrte kurre pjese.

Per burrin i cili ndertoi legjenden e mbrojtjes nga diskriminimi lidhur me perkatesine seksuale te nje njeriu, kur u pyet nese kishte vertet nje relacion mes tij dhe zonjes Levinski, u pergjigj duke u mbrojtur se "varet nga perdorimi i foljes "jam" ne kohen e tashme ne deftore, veta e pare". Keshtu, te vertitesh mes fjaleve, eshte nje talent natyral, ate te cilin ai ka arritur ta perfitoje nga studimet qe ka kryer ne jurisprudence dhe nga nje jete e tere ne politike, por edhe kjo ka nje pike te saj te dobet: Pasi kjo pike per Klintonin, jane femrat. Ketu do te duhej te perdorej intuita shpjeguese e Frojdit per te shpjeguar sesi ne kete fjalekryq ka fjale te tilla qe kane te bejne me femrat. Si pershembull: "Dhoma e fshehte e Haremit", "Vajzat e atilla franceze", "Emrat e vajzave te Jugut", "Pergjigjia gati e nuses ne kishe", apo nje formulim i tille i cuditshem: "Dicka ku me pare hyhet sesa dilet"...

Keshtu pra, sipas studiuesve te "New York Times", ne 116 fjalet e zgjedhura prej ish-presidentit Klinton, mund te kete nje fill te perbashket dhe te fshehte, zgjidhja e te cilit arrin te zbuloje ato cka ai fsheh ne vetedijen e tij te thelle, apo me mire ne pavetedije. Nje fill i cili sipas tyre te lejon te hysh ne personalitetin e tij kompleks, te nje burri shume inteligjent, te cilit nuk i mungon as aftesia qe te marre persiper te realizoje gjera te cmendura ne jeten e tij. Kjo vlen te thuhet edhe per karrieren e tij si ish-president i shtetit me te fuqishem ne bote per momentin. Por kjo ndoshta eshte vetem nevoja e kerkimit te shkronjave te duhura ne vendosura ne vendin e duhur, gje qe e shtyn mes dashurise dhe politikes. Te mos harrojme edhe nje fakt, si ai pershembull qe ne vend te pare, dhe fjala e pare me te cilen hapet ky fjalekryq, eshte fjala "Papa". Per ate i cili ne fakt nuk eshte as katolik, por qe nga kjo kuptohet se ai thelle-thelle eshte sentimental dhe shume i dashur. I nderkaq, nderon edhe emrin e kengetares se tij te preferuar Judy Collins, te cilen e pati ftuar edhe ne festen e pare te organizuar me rastin e futjes se tij ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1993 me kengen e tij te preferuar, "Chelsea Morning", me lirika te Joni Miitchell. Ai e ka dashur aq shume kete kenge, saqe e zgjodhi emrin e kesaj kenge, "Chelsea" per vajzen e tij te vetme.

Fale gazetes "New York Times" dhe rolit te tij te ri si "hartues" fjalekryqesh, tani opinioni boteror do mund te luaje paksa me mendjen e ish-presidentit amerikan, ate se cfare ai fsheh ne te vertete brenda saj dhe pasketaj, psikologe, psikolinguiste, kritike do kene me se te argetohen. Dhe kjo ne pritje, qe pas ndonje viti, te vijojne fjalekryqe te tilla te besuara per te fshehtat e gjithesecilit, e te kemi presidentin aktual amerikan George Bush, ate qe do na befasoje me fjalet e zgjedhura te tij.

Ja disa fjale apo shpjegime te perdorura nga Klinton

"Dhoma e fshehte e Haremit"

"Vajzat e atilla franceze"

"Emrat e vajzave te Jugut"

"Pergjigjia gati e nuses ne kishe"

"Dicka ku me pare hyhet sesa dilet"

"Odessa", qyteti ku urrehet Bushi

"Papa", fjala e pare e zgjedhur


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika