"Piercing" ne gjuhe prish dhembet
E Diele, 08 Gusht 2010
Te performosh permes nje pjese te trupit, duke vene ne te copa metalike ne forme bizhuje, kjo do te thote te vesh nje "piercing". Nje praktike pak e cuditshme, por sic dihet, deri tani, nuk eshte e rrezikshme.
Por aplikimi i tij, vecanerisht nese nuk realizohet ne kushte higjenike, dhe me materiale abuzive, mund te shkaktoje infeksion , ne rastet me te mira ne nivel lokal, ne hipotezat me te keqija, mund te shkaktoje semundje te renda infektive deri hepatit. Te mos harrojme, se jane te pranishme edhe reaksionet alergjike, ne pjesen e aplikuar. Kjo vlen per te gjitha llojet e "piercing", por nese metali me gur ose jo, futet ne goje, ekziston edhe nje rrezik tjeter: ai i demtimit te dhembeve. Lajmin e ka dhene nje studim i kryer nga Shkolla Dentare e Universitetit Amerikan te Buffalo-s, i publikuar ne revisten shkencore, "Journal of Clinical Orthodontics". Praktikisht, sipas eksperteve, levizja e vazhdueshme e vathit metal ndaj dhembeve ne nofullen e siperme, ndersa djemte e vajzat flasim apo ushqehen, perfundon duke shtyre apo larguar dhembet nga pozicioni normal i tyre. Sipas studimit kjo ka ndodhur ne raste te caktuara, te cilat i jane drejtuar me pas dentistit per te riparuar problemin e shkaktuar. "Ne princip mbi dhembet ushtrohet nje force e caktuar e aplikuar ne kohe, duke arritur te levize dhembet" shpjegon Saesan Tabbaa, docent i stomatologjise ne Universitetin e Buffalo. Pra ne perfudnim rrezikohet shtremberimi i dhembeve. Por "piercing" ne gjuhe ka edhe efekte te tjera: "Duke e mbajtur ate per nje kohe te gjate, ai mund te shkaktoje edhe infeksione te dhembeve deri ne rrenjet e tyre apo krijimin e vatrave te infeksionit brenda ne goje", thote studimi.
Veshjet si pirate (e) jane "sexy"
Qe kur Johnny Deep eshte shfaqur ne filimin "Piratet e Karaibeve", ka mbetur te shume njerez pamja dhe stili i tij prej pirati, te femrat vecanerisht.Shpesh ky stil eshte shfaqur edhe ne pasarelat e modes, ato te famshmet. Vivienne Westwood, eshte nje shembull i mrekullueshem i percjelljes se kesaj rryme-stili. Kjo paraqitje sipas Johnny Deep, ka "mbizoteruar" dollapin e grave dhe burrave qe duan rrobat ekstra, duke u kthyer ne tendence. Por moda feston edhe Naten e Bardhe, kete here me protagoniste pikerisht veshjet qe jane frymezuar nga stilet e pirateve, ne aksesore, ne rroba, qe prej kohesh nuk i mbante njeri ne dollap. Nata e Bardhe e Urbinos, do te jete kete 13 gusht, ku piratet do argetohen e ndjehen te rendesshem, tendence.
Por nese kemi idene e piratit burre, keshillat jane per piraten grua: Nje grua pirate mund te veshe nje fund te gjere, nje kemishe, detyrimisht te bardhe, qe i le supet jashte dhe ndoshta mbaron me menge te mbledhura ne fund. Eshte mire qe edhe gruaja te kete nje jelek, te stiluar bukur. Nuk duhet te mungojne nje pale cizme, te zeza eshte mire. Siper mund te veshim nje triko me vija! Nuk duhen harruar vathet e florinjte, te verdha, byzylyket pa fund gjithashtu! Por duhet vene edhe ndonje shall mbi fund, mundesisht me lule. Keshtu do jeni nje pirate "sexy" perfekte!