PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

2001, si u shmang nje nga atentatet me te medha?


E Merkure, 09 Maj 2007

FBI nxjerr videon mbi terroristin qe gjendej ne avionin

American-Airlines. Ai qe do u merrte jeten 167 pasagjereve

Dikush edhe mund te ishte tallur me te. Por ne 6 vjet distance, nje video tregon se kercenimi ishte vdekjeprures. Behet fjale pikerisht per ate qe mund te kishte qene nje nga sulmet atentat me te medhenj te historise se aeronautikes civile. Por qe per fat, arriti te eliminohej per nje fije peri te vetme. Kujtojme ketu Richard Reid, terroristin britanik, simpatizant te Al Kaedes, i cili ne dhjetor te vitit 2001 tentoi te hidhte ne ere avionin e fluturimit te linjes Paris-Majami me kepucet e mbushura me eksploziv dhe qe u ndalua ne momentin e duhur nga nje stjuardese, ndersa ishte duke e ndezur ate.

Reid, i cili sipas rrefimeve te terroristit Zacarias Moussaoui, duhej te kishte qene ne daten 11 shtator te vitit 2001 ne bordin e aeroplani te peste, i destinuar per te goditur Shtepine e Bardhe, per shume vjet nuk ishte marre dhe aq seriozisht nga mass-media, te cilet e kishin klasifikuar ate se bente pjese ne grupin e terroristeve pak te rrezikshem. Por nje video e FBI-se, e nxjerre nga siti "News of the eorld" tregon sesi Reid do te kishte realizuar qellimin e tij terrorist dhe perfundimi do te ishte i hidhur: vrasja e te gjithe pasagjereve, plot 197 te tilleve ne bordin e avionit te linjes Paris-Majami. Ne fakt, FBI-ja, ka ndertuar ne baze te te dhenave dhe elementeve qe dispononte deri tani, skemen e krimit makaber, pasi te kishte shperthyer eksplozivi qe terroristi mbante ne kembet e tij ne momentin e hipjes ne avion. Ne imazhet e dhena nga FBI-ja, shihet sesi shkaterrohet avioni. Dhe vetem nje pjese e vogel e tij, arrin te mbetet ne fund te tragjedise. Nje telekamere e vendosur ne brendesi gjate momentit te eksplozimit, tregon edhe se cilat do te ishin imazhet e fundit te papara ndonjehere nga pasagjeret ne bord. Dyshemeja e avionit qe deformohet, muret qe hapen dhe pastaj erresise e vetem erresire ...


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika