E Merkure, 09 Maj 2007
"Luftera Yjore" e "Kercim Dashurie", filmat me te ndjekur ne kohe
Nga meshkujt, filmi "Luftera Yjore" eshte pare te pakten 20 here. Kurse nga femrat, filmi "Kercim dashurie" eshte pare deri 15 here
Secili nga ne te gjithe ka nje film te tijin te preferuar. Nga ata te cilet i sheh dhe i risheh perseri ne vazhdimesi, megjithe kalimin e viteve apo ndryshimit te etapave te caktuara ne jeten e tij. Dhe kjo, sepse ky film ka patur nje rendesi te madhe per ne, pasi kemi gjetur ne te ose pak nga vetja, ose ka qene thjesht i bukur dhe kemi deshire ta shohim serish. Keshtu, kanali televiziv anglez "Sky Movies Sci-fi & Horror", i dedikuar eskluzivisht ndaj filmave fantastike dhe atyre horror, u ka kerkuar telespektatoreve te tij te nxjerrin nje klasifikim te filmave te cilet rishohin me shume here dhe me me shume kenaqesi ne jeten e tyre. Dhe ne fund te ketij klasifikimi, rezultoi se njerezit jane me shume te lidhur me filmat fantastiko-shkencore. Nga ana tjeter, nuk mungojne as filmat klasike dhe ata qe ne thelb te tyre kane nje histori dashurie, pra te ashtuquajturit "filma roze".
Klasifikimi i filmave sipas meshkujve. Mbi te gjitha kategorite e tjera te filmave, ne klasifikimet e realizuara prej gjinise mashkullore, jane prezente filmat fantastiko-shkencore. Keshtu, per ta, ne vend te pare, renditet filmi i triologjise "Guerre Stellari" (Luftera Yjore) i George Lucas, i ndjekur me pas nga dy filma te James Cameron "Alienet, perballja finale" dhe episodi i pare i "Terminator" me Arnold Schearzenegger. Nderkaq, ne vend te katert te kesaj liste, renditet filmi Ridley Scott, "Blade Runner", i ndjekur nga filmi klasik "Il padrino" (Kumbari) me te paharrueshmin Marlon Brando, si edhe nje veper e famshme e realizuar nga Ridley Scott, "Alieni". Listen e ketyre dhjete filmave, e permbyll "Lo squalo" (Shkrirja) e Steven Spielberg, "Te forte per te vdekur" me Bruce Eillis dhe Samuel L. Jackson, episodi i dyte i "Terminator" dhe triologjia "Zoti i Jashtetokesoreve".
Klasifikimi i filmave sipas femrave. Por sigurisht, me pak elektrizuese ne krahasim me filmat e perzgjedhur me jashtetokesore dhe qenie horror te meshkujve, paraqitet lista e filmave qe kane perzgjedhur femrat. Ne vend te pare, pozicionohet "Kercim Dashurie" Dirty Dancing": filmi i viteve tetedhjete me aktorin e famshem Patrick Seayze, i cili vitin e fundit eshte ripropozuar ne nje muzikal ne Perendim te Londres dhe ka njohur nje sukses te papare. Nderkaq, ne podiumin e klasifikimit femeror te filmave me te pelqyer ne kohe, qendron edhe triologjia e "Lufterave Yjore" (shume e pelqyer kjo si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat) dhe filmi muzikal "Hiri" me John Travolta dhe Olivia Newton-John. Ne vend te katert, renditet filmi klasik "Te gjithe se bashku ne menyre te apasionuar" i Robert Eise, i ndjekur nga perralla metropolitane "Pretty Eoman" (Gruaja e bukur) nje film me Julia Roberts dhe Richard Gere, i ndjekur nga triologjia "Zoteria i unazave". Radhen e dhjete filmave me te pelqyer nga femrat e mbyll edhe filmi i Franc Capres "Jeta eshte e bukur", filmi "Terminator", si dhe ne te njejten kohe filmi fantastiko-shkencor "Matrix" i vellezerve Eachoesky dhe "Shkrirja" e Spielbergut. Kerkimi eshte realizuar nga nje permbledhje kinematografike londineze "Sci-Fi London film festival", e sponsorizuar nga kanali televiziv "Sky". Ja sesi Louis Savy, drejtor i festivalit e ka komentuar klasifikimin: "Eshte e madherishme te shohesh se si keta filma klasike jane pare dhe ripare shume here nga publiku". Nga ana e meshkujve, eshte pranuar se e kane pare te pakten 20 here ne jeten e tyre filmin "Lufterat Yjore", ndersa kane shtuar se filmin "Kercim dashurie" kane pohuar se e kane pare te pakten 15 here ne jeten e tyre dhe pse jo, do te pranonin ta rishikonin serish me kenaqesi. Kjo vlen te thuhet edhe per femrat e pyetura nga ky sondazh te cilat rezultuan me te njejten sasi filmash dhe heresh te ndjekura dhe te rishikuara me shume kenaqesi ne jetet e tyre.
Ja filmat me te shikuar ne bote
Nga femrat
1) "Dirty Dancing" - "Kercim dashurie"
2) "Pretty Eoman" - "Gruaja e bukur"
3) "Die Hard" - "Zemer e vdekur"
Nga meshkujt
1) Triologjia "Luftera Yjore"
2) "The Aliens" - "Jashtetokesoret"
3) "The Terminator" - "Decizivi"
Te tjere filma te perbashket
"Il padrino" - "Kumbari"
"Lo squalo" - "Shkrirja"
"Terminator 2" - "Gjykimi final"
Triologjia e "Zoti i unazave" etj.