Per nje vjedhje 100 euro, hetim me kosto 6 mije euro
E Merkure, 09 Maj 2007
Me nje kosto per shtetin prej plot 6 mije eurosh, tre gjykates dhe nje avokat italian, kane shkuar ne Austri per nje ceshtje vjedhje prej 100 eurosh. Ata kane marre atje ne pyetje nje cift austriakesh i cili ne vitin 2004, pesoi nje vjedhje ne Menfi dhe pas asaj eksperience te hidhur, nuk guxon me qe te kthehet ne Sicili. Te dy ishin vjedhur nga kater burra te armatosur ndersa ishin ne kopshtin e tyre. Nje nga banditet eshte njohur nga cifti, por ai nuk u arrit gjithsesi qe te kapet nga drejtesia.