PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Era Rusi, me "hot" se kurre ne klipin e ri


E Shtune, 07 Gusht 2010



Kenga me e fundit e Era Rusit, "You make me feel hot", ndoqi te njejtin sukses si "Iken dhe vjen", duke u shnderruar shpejt ne nje hit te vertete. Kengetarja bionde, qe eshte nje nga zerat me te mire te muzikes live ne Tirane, shfaqet kesaj radhe si nje nimfe e vertete, ne videon plot ngjyra dhe kengen me ritem. Era Rusi ka jetuar per shume vite ne shtetin helen, ndersa per momentin eshte stacionuar ne kryeqytetin shqiptar, ku ndjehet mjaft mire. Ajo nuk eshte rastesisht ne boten e muzikes, pasi qe heret, ne moshe fare te vogel, ka fituar disa cmime te rendesishme muzikore, mes se cilave vendin e pare ne "Festivalin Europian te Femijeve Grand Prix" (1998), vendin e 4-t ne Festivalin Boteror te Femijeve ne Kairo-Egjypt (1998), si dhe cmimin e pare ne "Pop&Rock Festival 2005" ne Greqi, fale se cilit iu mundesua nje kontrate me shtepine diskografike Mindos-Emi. Bukuroshja me sy te kalter, pjesemarrese ne festivalet e RTSH-se, "Kenga Magjike", "Top Fest" etj., duke na ftuar te gjitheve te shijojme kengen e saj me te re, shpalos gjithcka per muziken ne intervisten e meposhtme dhene "KJ".

Kenga "You make me feel hot" eshte nje nga hitet e veres. Si ndjeheni pak kohe pas publikimit te saj?

Po, eshte e vertete qe ka rezultuar mjaft e pelqyer. Kenga eshte nje kompozim i imi, orkestruar nga Adrian Hila, me tekst te Armand Trebickes. Donim t'i pershtateshim stines se veres, pasi dihet qe ne vere njerezit kane me shume nevoje per t'u argetuar, keshtu qe mendoj se eshte e vecante ne llojin e saj. Eshte e kapshme per t'u kenduar e kercyer. Videoklipi mbeshtet dhe zhvillon idete e kenges, e pasuron ate me skenat shumengjyreshe, atmosferen verore, plazhin etj. Realizimin ia besova serish ekipit te kryesuar nga Alexander Ritskovski dhe broacasting natyrisht Tv Supersonic. Suksesi i nje produksioni fillon nga kenga pasi eshte ajo qe e terheq degjuesin.

Ju fituat Cmimin e Publikut te "Netet e Klipit Shqiptar", edhe pse ne fakt kemi degjuar nga shume persona se vetem ne pak minuta keni triumfuar ndaj Adelina Ismajlit, gje qe ka bere qe edhe ne shtyp te kontestohet disi. Cili eshte komenti juaj per kete?

Cmimi i Publikut nuk ishte fare i papritur. Une kam qene ne krye te votimit te publikut per 5 jave rresht dhe ne vend te dyte per pjesen tjeter te konkurrimit. Por si ne cdo gare, ka te papritura. Ne fund te gares, ne pergjithesi energjite mobilizohen per here te fundit dhe rezultatet jane te tilla. Po e shfrytezoj kete interviste per te shprehur admirimin per videoklipin e vecante te Adelina Ismailit. Nderkohe, falenderimin me te madh ia drejtoj mijera fansave te mi, brenda dhe jashte Shqiperise, te cilet me kane votuar ne vazhdimesi per videoklipin "Iken dhe vjen". Nje pershendetje te vecante ua drejtoj fansave te mi qe jetojne ne Greqi, komunikimi dhe mbeshtetja e te cileve me ka prekur dhe entuziazmuar gjate gjithe konkurrimit.

Klipi juaj "Iken dhe vjen", punuar nga regjisori Alexander Ritskovski u be shpejt aq i suksesshem, saqe duket sikur i tejkaloi edhe pritshmerite tuaja. Ne fakt, e prisnit kete sukses?

Kenga ka rreth 10 muaj qe eshte ne treg dhe njerezit vazhdojne ta degjojne si ne radio, TV, e klikojne ne You Tube dhe vazhdojne ta pelqejne. Jam shume e kenaqur kur degjoj ose lexoj komentet se njerezit e perjetojne kengen shume mire dhe nuk merziten ta degjojne. Ne fund te fundit, ky ishte synimi im. Qysh ne momentin e pare qe e degjova kengen, me terhoqi stili i saj i vecante, c'ka nuk e kisha kenduar me pare, si dhe fakti qe melodia perputhej ne menyre perfekte me vokalin tim. Me rrembeu aq shume deshira per ta deegjuar kengen te perfunduar, saqe kemi punuar me Behar Strumin, kompozitorin e kenges, dy dite pothuajse pa nderprerje. Kenga u promovua ne Top Albania Radio, te cilen gjej rastin ta falenderoj per mbeshtetjen e saj.

Kenga juaj flet per nje histori dashurie, ne te cilen mashkulli vjen e iken. Ju si e keni dashurine tuaj?

Kenga flet per nje marredhenie jo te qendrueshme, per nje mashkull te pavendosur qe iken e vjen kur te doje ne jeten e vajzes. Fatmiresisht, nuk kam pasur ndonje histori te ngjashme me tekstin e kenges. Nuk e di c'do beja ne nje rast te tille, natyrisht nuk do shkonte gjate, sepse nuk eshte ne karakterin tim.

Cfare efekti krijon dashuria te ju, ju ben me kreative, i shnderron notat me melodioze apo si? Aktualisht jeni e dashuruar dhe nese po, kush eshte fatlumi?

Cdo njeri ka nevoje te ndihet i dashuruar e i plotesuar. Pa dashuri njerezit ndihen bosh. Eshte mese normale qe edhe une te ndihem e dashuruar. Kjo me ndihmon te kapercej shume situata... te mendoj ndryshe... te krijoj melodi ne mendjen time...

Ju kemi degjuar shpesh here qe kendoni ne nje club me muzike live ne Tirane, por asnjehere te kendoni kenge me ritme si "Iken dhe vjen". Perse keshtu dhe si arritet deri te kjo zgjedhje?

Fakti qe kam mbaruar studimet e larta per muzike moderne ne Akademine Philippos Nakas, me jep mundesine te kendoj ne nje diapazon te gjere rrymash muzikore. Personalisht jam e dashuruar pas baladave, pasi me japin mundesine te perjetoj dhe transmetoj emocione te forta. Ne rendin e dyte te preferencave te mia do te rendisja muziken pop&rock dhe house. Keto rryma shkojne shume mire me zerin dhe temperamentin tim. Me pelqen dinamizmi dhe energjia qe krijon dhe transmeton kjo lloj muzike, e cila e rremben kengetarin dhe e ben njesh me publikun.

Pasioni juaj per muziken ka lindur qe ne vegjeli, madje ju keni kenduar ne disa skena te huaja. Na beni nje rezyme te gjithe ketyre aktiviteteve, qe ju kane sjelle deri ketu ku jeni sot.

Kur isha e vogel fare, kendoja gjithandej, ne shtepi, ne rruge, madje kur kthehesha nga kopshti, teksa ngjisja shkallet duke kenduar, komshinjte thoshin "Erdhi Era". Kur me pyesnin se cfare deshiroja te behesha kur te rritesha, thosha "kengetare si Ehitney Houston". Qe e vogel i merrja me shume seriozitet kenget me te cilat paraqitesha ne aktivitete te ndryshme.

Se fundmi, dime qe ju keni mbaruar studimet ne Athine per Muzike Moderne, i keni thene stop librave apo nje dege tjeter?

Nje kengetar ne karriere nuk mund t'i thote kurre "Stop" studimit, kerkimit. Une jam diplomuar ne vitin 2006 ne Akademine e Arteve " Philippos Nakas", ne Athine per Muzike Moderne dhe vazhdoj te marr literature bashkekohore, si nga shkolla ku kam studiuar, ashtu edhe nga Berklee College of Music, USA. Gjithashtu, pas kthimit ne Shqiperi mendova te plotesoj kuadrin tim te edukimit dhe aktualisht ndjek studimet per Shkenca Komunikimi dhe Manaxhim Mediash. Muzika dhe Komunikimi plotesojne shume mire njera-tjetren.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika