Poni: Adresari i Tiranes, nje mashtrim i Edi Rames
Qamil Xhani
E Diele, 27 Qershor 2010
Nje dite prej publikimit nga Bashkia Tirane e lajmit se kryeqyteti ka me ne fund nje sistem te ri adresash ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila pohon krejt te kunderten e asaj qe ka prezantuar Rama. Zv.ministri Ferdinand Poni tha dje per mediat se sistemit te ofruar nga bashkia, minimalisht i mungojne 130 rruge dhe maksimalisht mund te behet pengese per mbivendosje te popullsise, per shkak te te dhenave te pasakta. Por jo vetem kaq. Sipas numrit dy te Ministrise se Brendshme, adresari qe duhet te ishte dorezuar qe ne vitin 2009, ende nuk ka perfunduar dhe se ne mungese te plote te transparences, Rama ka penguar qellimisht transmetimin e te dhenave ne Ministrine e Brendshme per t’u bere pjese e Regjistrit Kombetar te Adresave, sic jane rruge, bulevarde, sheshe, si dhe numertimin e cdo ndertese sipas akteve ligjore e nenligjore ne fuqi. “Ajo qe Rama u perpoq te trumbetonte si sukses dje, eshte nje pune qe duhet te kishte perfunduar ne janar 2009, ne mars 2009, ne tetor 2009, por fatkeqesisht edhe sot qe flasim informacioni nuk eshte i plote dhe as ne perputhje me standardet e Projektit te Sistemit te Adresave. Materialit te bashkise i mungojne mbi 130 rruge dhe mijera ndertesa qe kane korrelacion teknik me to”, u shpreh numri dy i Ministrise se Brendshme. Per Ponin, Bashkia e Tiranes krahasohet me ate te Perrenjasit per nivelin e prurjes se informacionit. “Fillimi i popullimit te njesive vendore, duhet te realizohet pas certifikimit te punes me materialin GIS dhe me rregulla te qarta lidhur me sasine e informacionit qe kerkohet, cilet persona do ta kryejne popullimin, si do te menaxhohet informacioni qe mblidhet, si transmetohet informacioni etj, procedura keto qe per shkak te mos prurjes se informacionit nga Bashkia e Tiranes, dhe Bashkia Perrenjas, nuk kane filluar ne asnje prej bashkive e komunave”, u shpreh Poni. Nga ana tjeter zv.ministri i Brendshem, Poni ka hedhur dyshime serioze mbi perdorimin e te dheneve te qytetareve te Tiranes nga Bashkia e kryeqytetit. Ai ka theksuar se qytetareve u jane kerkuar te dhena qe nuk kane qene ne nevojshem ne formularin e miratuar nga Ministria e Brendshme. “Shumica e informacioneve qe kerkohen nga bashkia, numri i celularit, punesimi, arsimi, profesioni, vendi nga vjen nuk jane fare kerkesa te Projektit dhe cenojne hapur konfidencialitetin e te dhenave duke rrezikuar vonimin dhe deshtimin e procesit”, u shpreh Poni. Ai i ka cilesuar keto kerkesa si nje shkelje te hapur te ligjit dhe garancive kushtetuese per qytetaret shqiptare. “Z.Rama ka deformuar ne menyre te paturpshme dhe te rrezikshme per projektin formularin e hartuar ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme”, u shpreh Poni. Duke hedhur dyshime per arsyet qe e kane shtyre bashkine e Tiranes qe te perdorur tjeter formular nga ai qe eshte parashikuar nga OSBE-ja, Poni ka theksuar se bashkia e Tiranes duhet te sjelle, ashtu si dhe bashkite e tjera punen e bere ne baze te parimeve te sanksionuar. “I bej thirrje publike kryetarit te bashkise se Tiranes, ne rast se vjen ndonje dite ne pune, dhe administrates se tij, te veproje ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, te sjelle dhe certifikoje punen e bere sikunder dhjetera e dhjetera bashki e komuna, si dhe gjithe procesin e popullimit ta kryeje ne standardet me te larta te transparences, efektivitetit dhe konfidencialitetit te te dhenave te tij”, perfundoi Poni deklaraten e tij. Numri dy i Ministrise se Brendshme i ka bere thirrje kryetarit te bashkise per me shume
pergjegjshmeri ne ushtrimin e funksionit te tij publik.
Adresari
Kryetari i Bashkise se Tiranes prezantoi dy dite me pare Adresarin e Tiranes duke e cilesuar ate si fundin e nje pune mjaft te madhe te Bashkise. Duke e cilesuar si nje projekt krejtesisht te suksesshmen, ne fjalen e tij Rama nuk permendi asnje nga problemet e evidentuara nga Ministria e Brendshme. Kreu i bashkise tha se adresari me te dhenat e marra do publikohet ne faqen e internetit te bashkise se Tiranes.
Cenimi i konfidencialitetit
“Shumica e informacioneve qe kerkohen nga bashkia, numri i celularit, punesimi, arsimi, profesioni, vendi nga vjen nuk jane fare kerkesa te Projektit dhe cenojne hapur konfidencialitetin e te dhenave duke rrezikuar vonimin dhe deshtimin e procesit.
I bej thirrje publike kryetarit te Bashkise se Tiranes, ne rast se vjen ndonje dite ne pune, dhe administrates se tij, te veproje ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, te sjelle dhe certifikoje punen e bere sikunder dhjetera e dhjetera bashki e komuna, si dhe gjithe procesin e popullimit ta kryeje ne standardet me te larta te transparences, efektivitetit dhe konfidencialitetit te te dhenave te tij”, tha Poni.