PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

PD: Rama, gjuhe halabakesh ndaj Daul e Evropes


E Diele, 27 Qershor 2010

Qendrimet e Partise Socialiste ndaj mesazheve te Presidentit te Grupit te Partise Popullore Evropiane ne PE, Joseph Daul, jane cilesuar dje nga Partia Demokratike si nje fyerje ndaj shqiptareve dhe endrres se tyre per t’u bere pjese e Bashkimit Evropian. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, i quajti deklaratat e Rames si nje sjellje e padenje. Ajo ka theksuar se pasardhesit e bllokmeneve nuk mund te kene vecse nje frike patologjike ndaj BE-se. “Gjuha e perdorur nga Rama dhe mercenaret e tij ne media, deshmon se Edvin Kristaq Rama eshte sot me i zi se i ati i tij kur firmoste varjen e poetit Avzi Nela ne sheshin qendror te Kukesit”, u shpreh Mehilli. Nga ana tjeter, ajo tha se “Edvin Rama dhe falangat e tij mercenare ne mediat qe ai kontrollon, ka ndermarre 2 – 3 ditet e fundit sulmet me te egra” ndaj Joseph Daul, njeriut qe u solli shqiptareve lajmin per votimin e Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine. “Kjo gjuhe prej halabakesh tregon urrejtjen patologjike te Edvin Kristaq Rames dhe cakejve te tij qe i kontrollon me paga e horrelliqe te tjera, deshmon me se miri se per ate dhe bllokmenet e rinj cdo vendim qe merret per te ndihmuar Shqiperine i tmerron ata dhe zgjon ne shpirtin e tyre demonet e eterve te tyre mizore”, u shpreh Mehilli. Zedhenesja e Partise Demokratike u ka bere thirrje qytetareve qe te mos bien pre e kesaj propagande qe ka qellime antikombetare. Sipas saj, me keto qendrime, lidershipi i PS-se tregon qarte se eshte kunder integrimit te vendit ne BE. “PD, duke denoncuar me ashpersine me te madhe qendrimin e ulet te Rames dhe bllokmeneve te rinj pas deshtimit te tyre per te bllokuar voten e PE per vizat e Shqiperise, ju ben thirrje qytetareve shqiptare te denojne keto qendrime antikombetare dhe antishqiptare te kesaj klike qe urren me te gjithe qenien e saj Shqiperine, shqiptaret dhe progresin e tyre drejt Evropes”, u shpreh Mehilli.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika