 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
PS: Krimi kontrollon ekonomine
Qamil Xhani
E Diele, 27 Qershor 2010
Partia Socialiste ka nderruar kursin e aksionit politik opozitar. Nga ceshtja e zgjedhjeve tashme drejtuesit e saj kane shenjuar si betejen e radhes, situaten ekonomike ne vend. Per kete qellim selia roze prezantoi dje strukturen me te re partiake te emeruar Keshillin Ekonomik Kombetar. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama e cilesoi kete strukture si nje institucion qe do te funksionoje ne menyre te herepashershme. Keshilli Ekonomik mbledh ne gjirin e saj perfaqesues te Partise Socialiste, te njohur per angazhimin e tyre ne fushat e ekonomise. Kjo strukture do te monitoroje zhvillimet ekonomike dhe vendimmarrjen e qeverise. Kreu i PS-se ne fjalen e tij theksoj se vendi ka “nje ekonomi ne krize dhe ne mungese te plote te transparences”. Ne fjalen e tij Kryetari i PS-se, Edi Rama u shpreh se ceshtje te ketij keshilli do te jene politikat monetare, besueshmeria e shifrave ekonomike, reduktimi i shpenzimeve publike, monopolet ne ekonomi, Banka e Shqiperise, borxhi kombetar, gjendja e sipermarrjeve si dhe mjaft probleme te prekshme te ekonomise. “Te gjitha keto tema prekin ne thelb nje problem qe sot eshte problem i cdo familje shqiptare qe nuk jeton ne oborrin e pushtetit, qe nuk eshte pjese e klientelave dhe rrjetit te sherbetoreve te pushtetit, qe nuk perfiton ne rruge te paligjshme apo permes lehtesive te ofruara si rrjedhoje e lidhjeve me pushtetin”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se u ndal dhe ne te ardhurat nga tatimet ku u shpreh se situa eshte alarmante. Ai theksoi se mazhoranca nuk ka mbajtur premtimin dhe per ceshtjen e kompensimeve ndaj “Ish-pronareve, ish te perndjekurve politike dhe te gjithe atyre qytetareve, familjeve shqiptare qe iu takon me ligj kompensimi per energjine”. Ne takim perfaqesuesit e PS-se nuk kane leshuar akuza vetem ndaj politikes ekonomie te mazhorances aktuale, por edhe ndaj institucioneve te pavarura. Deputeti i PS-se, Ilir Beqja, ne fjalen e tij u ndal ne Institutin e Statistikave. Sipas deputetit te PS-se ky institucion nuk eshte transparent me te dhenat e ekonomise. Duke i cilesuar te dhenat e INSTAT si te pasakta, Beqaj ka rikonfirmuar dhe nje here mundesin e nje padie penale nga selia roze per kete institucion. “Informacioni i pasakte dhe i vonuar nuk mund te vleje sot ne Shqiperi si instrument per vendimmarrje. Para disa javesh kemi deklaruar se po shqyrtojme mundesine e nje padie penale ndaj INSTAT”, u shpreh deputeti i Partise Socialiste. Nje tjeter institucion financiar qe eshte sulmuar nga Partia Socialiste per situaten ekonomike ne vend eshte Banka e Shqiperise. Ish-Guvernatori Shkelqim Cani, ne cilesine e Kryetarit te Keshillit Ekonomik Kombetar, e ka vleresuar negativisht Banken e Shqiperise. Sipas tij ajo ka shitur pavaresine e saj. “Demi ekonomik qe ka shkaktuar institucioni qe duhet te ishte rregullatori e mbikeqyresi kryesor ne vend eshte 10 miliarde leke. Ne Shqiperi nuk ka me monopole, ka megamonopole. Ka krim te organizuar qe ka hyre ne ekonomi. Na degjoni se ndryshe do te jete shume vone”, u shpreh Cani.
Kodheli: “Ndikimi i krizes financiare ne vend “
“Prekja e ekonomise vendase nga kriza globale perkoi me vitin elektoral qe nisi me nje politike fiskale ekspansioniste dhe u mbyll me nje mosrealizim te planit te te ardhurave, duke e zgjeruar deficitin buxhetor ne 7.1% te PBB. Qeveria e cila pasi hapi cdo kantier te mundshem vetem per te prere shirita elektorale perpara qershorit te 2009-s, i ktheu shpejt sipermarrjet private ne kredi-marrese (ne ato raste kur ato munden ta bejne kete) me shpresen se qeveria do te ishte ne gjendje t’i paguante, gje e cila s’ka ndodhur ende”.
Bushati: “Fondet publike jane shperdoruar”
“Kriza tashme ka prekur qelizen baze te shoqerise shqiptare: ekonomine familjare. Cdo qytetar deshmon sot renie te fuqise blerese, nepermjet uljes buxhetit real ne shtepite shqiptare dhe ngritje te cmimeve ne mallrat e konsumit e ne sherbime baze ndaj familjeve. Renia ne konsumin familjar vjen per shkak te kontraktimit te ekonomise, investimeve te nderprera, fondeve publike te shperdoruara, uljes se kreditimit nga bankat, renies se dergesave te emigranteve dhe pasigurise per zhvleresimin e lekut dhe nje te ardhme me te turbullt neser”.
E.Meksi: “Realizimi i te ardhurave buxhetore, deshtim”
“Nga analiza per 2009 rezulton se te ardhurat buxhetore neto jane rritur vetem 1 miliard leke. Pra financimi i shteses se shpenzimeve 27 miliard leke me te cilat mburret qeveria, u realizua nepermjet parave nga privatizimi i nxituar dhe marrja e borxhit te ri shtese nga qeveria. Te ardhurat buxhetore ne 2009 nuk u rriten 36 miliard sa u parashikuan me eufori ne buxhetin fillestar, por 5 here me pak ose 7 miliard leke. E njejta dukuri verehet dhe per 5 mujorin e pare te 2010 ku rritja e te ardhurave tatimore eshte 5,3 miliard dhe kosto e borxhit rreth 4,8 miliard leke”.
Brace-Seseri: “Raporti i SHISH, mafiozet italiane pastrojne para ne Shqiperi”
Deputet i PS, Brace ka prezantuar ne takimin e Keshillit Ekonomik te PS-se nje material sekret te SHISH, i cili u eshte prezantuar deputeteve te komisionit te sigurise kombetare dy dite me pare nga drejtuesi i SHISH. "Organizata mafioze kalabreze, mbiveprojne mbi shtetas shqiptare nga nje prej qarqeve me te rendesishme dhe me te pasura te Shqiperise. Grupet kriminale napolitane, po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes, apo blerjes se kazinove. Informacione te shumta te mberritura deshmojne se Shqiperia eshte tashme ne fokusin e investimeve te dyshimta ruse. Konfirmohet interesimi per blerjen e tokave ne bregdet dhe zonave te ndryshme turistike gjithashtu. Disponohen te dhena se elemente te krimit te organizuar izraelit po synojne tregun shqiptar te lojerave te fatit dhe investime ne fushen e energjetikes”, tha Brace. Ne materialin e prezantuar se bashku me deputeten Rudina Seseri, dy deputetet pretendojne se situata ekonomike ne vend eshte e kapur nga monopolet.
Demi
“Zoti Brace nuk eshte anetar i Komisionit parlamentar te Sigurise, dhe nuk ka qene gjate raportimit te kryetarit te SHISH. Ne komision u raportua se Shqiperia eshte vendi me i sigurte. Eshte jashte cdo etike nje deklarim i tille”, ka qene reagimi i menjehershem i kryetarit te Komisionit te Sigurise, Leonard Demi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Meidani: Iku koha e protestave, tani PS ne Parlament
- Spahiu: Po pengohet reforma ne drejtesi
- PS: Krimi kontrollon ekonomine
- PD: Rama, gjuhe halabakesh ndaj Daul e Evropes
- Poni: Adresari i Tiranes, nje mashtrim i Edi Rames
- PPE: Berisha i ka bere leshime te shumta Rames
- Adresari, cdo banese me adrese
- Gjinushi: “Edhe OSBE pergjegjese e manipulimit te 28 qershorit”
- Berisha: Me 2013, vetem rruge te reja
- Rama: Zgjidhje, ose nisim protestat
- Daul: Shqiptaret, per krishtlindje levizin pa viza
- Topi-Daul: Zgjidhja, ne rruge institucionale
- Presidenca belge: Vizat do shihen pozitivisht
- PD dhe PS, lexim ndryshe i programit belg te BE-se
- Zgjedhjet brenda PS, deputetet nisin paraqitjen e emrave per kryetar rrethi
|
|