 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Policet rrahin e plackitin emigrantin
E Diele, 27 Qershor 2010
Gjirokaster- Oficeret e Policise Kufitare te Kakavijes rrahin dhe plackitin emigrantin e mitur qe kthehej nga Greqia. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem (SHKB), ne Ministrine e Brendshme, ne bashkepunim me Prokurorine e Gjirokastres, pas marrjes se ankeses nga i demtuari dhe kryerjes se hetimit, arrestoi ne flagrance inspektorin Kreshnik Birbili, 27-vjec, ndersa dergoi per ndjekje penale ne gjendje te lire nenkomisar Mariglen Hadaj, 28-vjec, me detyre pergjegjes turni ne Kakavije. Ndaj te dyshuarve u ngriten tre akuzat e “shperdorimit te detyres”, “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” dhe “kryerjes se veprimeve arbitrare”.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e 19 qershorit, kur oficeret Birbili dhe Hadaj ishin me sherbim ne momentin qe 17-vjecari nga Berati, me inicialet Xh. D., po hynte nga territori grek ne Shqiperi nepermjet Kakavijes. Gjate intervistimit dyshohet se eshte keqtrajtuar fizikisht dhe me pas ne kembim te lenies i lire, i eshte marre nje shume prej 500 eurosh te cilen e kishte me vete dhe siguruar nga puna qe kishte bere ne vendin fqinj.
Keto pretendime i mituri i ka ngritur menjehere pas lirimit nga ambientet e Pikes Kufitare Kakavije dhe ankeses se bere ne drejtorine e policise Gjirokaster. Oficeret e SHKB-se kane marre persiper hetimet duke verifikuar informacionet, kallezimin dhe demtimet. “Pas kryerjes se veprimeve hetimore paraprake dhe arrestimit ne flagrance te punonjesit te policise, SHKB i referoi materialet ne Prokurorine e Gjirokastres”, thane burime zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe policia vendore. Oficeret e dyshuar nuk pranuan akuzen, por vete i mituri identifikoi Birbilin si autor te dhunes dhe nenkomisarin si mbeshtetes te aktit arbitrar.
Menjehere pas ngjarjes, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, mori masen e pezullimit nga detyra te punonjesve te policise, nenkomisar Mariglen Hadaj dhe inspektor Kreshnik Birbili, deri ne perfundim te procesit hetimor apo gjyqit qe do te zhvillohet. Ministria e Brendshme deklaroi se provat kane qene te mjaftueshme per te kryer hetime ne ngarkim te dy efektiveve, qe akuzohen per shperdorimin e detyres, veprimet e dhunshme dhe korrupsionit pasiv.
Ankesat
Ministria e Brendshme deklaroi diten e djeshme pas mbylljes se hetimeve paraprake se prane Sherbimit te Kontrollit te Brendshem (SHKB), eshte vendosur linja telefonike falas 08009090, e cila eshte e disponueshme gjate gjithe kohes, per te marre ankesat e qytetareve ne ngarkim te punonjesve te policise qe abuzojne me detyren.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Policet rrahin e plackitin emigrantin
- Antidroga, sekuestrohen 26.5 kg kanabis
- Rryshfeti, lihet ne qeli kryeinspektori Joti
- Tragjedia e Gerdecit, gjykata kerkon Patrik Henrin
- Shiste droge ne qytet, ne pranga adoleshenti i dyshuar
- Sherret per pronesi, kater bien ne pranga
- Sherr mes te fortesh, atentat te dera e spitalit
- Plagosi pas grindjes te semurin, ne pranga 17-vjecari
- Rrahin dhe denoncojne njeri-tjetrin pas dehjes me alkool
- Durres/ I merr makinen per xhiro, por falsifikon kontraten dhe e shet
- Aksidentet ne miniera, 7 firmave u hiqen lejet
- Berat, alarm per ndotjen e guroreve
- FIER/ Bunkeret ne plazh, nis shkulja nga bregdeti i Semanit
- Cako kerkon djalin, kur mungon Inva
- Superaksioni antidroge, kapen 5.5 kg heroine
|
|