Italianet, lehtesi per transportuesit
E Diele, 27 Qershor 2010
Shteti fqinj heq detyrimin e percaktimit te itinerarit te udhetimit per transportuesit shqiptare
Nje vendim i shtetit italian do t’u krijoje lehtesi kamionisteve shqiptare qe merren me transportimin e mallrave te ndryshme nga Italia drejt Shqiperise. Sikurse, njoftoi dje Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, qeveria italiane ka vendosur qe te shfuqizoje aktin ministerial qe detyronte kamionistet shqiptare qe te mbanin te ashtuquajturen “foglio di prescrizione”, i cili nenkupton nje dokument qe percakton itinerarin e udhetimit ne territorin italian.
Dokumenti
Heqja e ketij dokumenti pritet qe t’u krijoje shume lehtesi transportuesve shqiptare te mallrave. Sikurse ben me dije Ministria e Puneve Publike, dokumenti ne fjale perjashtonte mundesine e marrjes se ngarkesave jashte vendeve te destinacionit, e si pasoje, ne mjaft raste nje gje e tille ka shkaktuar kthimin bosh apo me ngarkese jo te plote ne Shqiperi. Heqja e ketij dokumenti eshte e njejte me heqjen e barrierave jo-fizike te pales italiane ne drejtim te kamionisteve shqiptar, duke ia bere udhetimin me fleksibel. Gjithashtu, kjo ul ne menyre te ndjeshme numrin e kontrolleve ndaj tyre, nga policia italiane, dhe koston e transportit. “Keto elemente perbejne nje hap te rendesishem ne lehtesimin e kalimeve te kufirit per kamionistet shqiptare”, thekson Ministria e Puneve Publike.
Kerkesa
Heqja e ketij dokumenti ka qene edhe nje kerkese e Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Mallrave, “ANALTIR”. Pas nenshkrimit te marreveshjes per njohjen reciproke te lejeve te drejtimit, qeveria italiane ben edhe nje hap tjeter ne drejtim te liberalizimit te procedurave, ne fushen e transportit rrugor. Pala italiane ka vene ne dijeni se, vendimi eshte marre si rezultat i nje mbledhjeje nderministeriale te Ministrise se Transporteve, Ministrise se Jashtme, Ministrise se Brendshme dhe Agjencise se Doganave, mbajtur ne Rome. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, ka shprehur kenaqesine e saj per kete mase te rendesishme, te ndermarre nga qeveria italiane, qe ishte nje pergjigje e shpejte e negociatave ndermjet dy qeverive, perkatesisht ndermjet dy ministrive te Transportit. “Kjo deshmon edhe njehere per nivelin e larte dhe vullnetin e plote per rritjen e metejshme te shkembimeve dhe marredhenieve tregtare midis dy vendeve tona.
“Foglio di prescrizione”
Eshte dokumenti qe nenkupton nje dokument qe percakton itinerarin e udhetimit ne territorin italian. Ai tashme nuk duhet te paraqitet nga transportuesit shqiptare te mallrave, ndersa deri tani ka qene nje dokument kryesor, pa te cilin kufizohej transporti per kete kategori.
Lehtesite
Heqja e ketij dokumenti, pritet qe t’u krijoje shume lehtesi transportuesve shqiptare te mallrave. Ai perjashtonte mundesine e marrjes se ngarkesave jashte vendeve te destinacionit, e si pasoje, ne mjaft raste nje gje e tille ka shkaktuar kthimin bosh apo me ngarkese jo te plote ne Shqiperi.