ISHP, masa te rrepta per ujin e pijshem
E Shtune, 26 Qershor 2010
Instituti i Shendetit Publik ka rritur kontrollet per ujin e pijshem, pasi sezoni i veres nga ata konsiderohet problematik, ne cilesine e ujit ne banesat e qytetareve. Shkaqet jane nga me te ndryshmet, thone specialistet e Institutit te Shendetit Publik, qe nga shterimi i burimeve e deri tek rrjeti i amortizuar, i cili ne disa rrethe te vendit, ka shtuar pikat kritike te ndotjes se ujit te pijshem. “Ne situaten e veres, rritet risku i ndotjeve te ujit se dhe burimet fillojne shterojne, dhe uje nuk ka 24 ore ne shume rrethe. Kemi filluar kontrollet nga burimi deri ne rubinet, dhe kemi grumbulluar mjaft informacion qe do ua dergojme prape ministrive te linjes duke zbuluar mjaft pika kritike ne sistemin e furnizimit me uje”, thote Arben Luzati, specialist i ujit ne ISHP. Sipas tij, te gjitha ndermarrjet e ujesjellesit duhet te marrin masa, per sezonin e veres duke rritur bashkepunimin dhe me strukturat e shendetesise. “OBSH rekomandon qe te kontrollohet burimi, njetrajtshmeria e tubave, presioni pozitiv dhe negativ ne rrjet, cilesia dhe sasia e klorit. Keto jane pikat ku OBSH ve theksin. Ketu duhet te forcohet bashkepunimi me ndermarrjet e ujesjellesit, me pushtetin lokal, qe ta kemi situaten ne kontroll. Cdo drejtues i ndermarrjes se ujesjellesit, ne bashkepunim me pushtetin lokal, dhe inspektoratin sanitar, do te kete planin e sigurise se ujit”, vijon Luzati. Deri tani sipas mjekeve infeksioniste ne Tirane, nuk eshte shenuar asnje rast helmimi nga ndotja e ujit te pijshem.