 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Abortet ne rritje, shqiptaret nuk perdorin masa mbrojtese
E Shtune, 26 Qershor 2010
Sonila Isaku
Numri i aborteve sidomos tek moshat e reja vijon te jete ne rritje. Vetem ne Durres nje ne tre shtatzeni, cilesohet e padeshiruar dhe perfundon shpesh me abort. Keshtu, ne kulmin e sezonit turistik, Ministria e Shendetesise ka zgjedhur kete qytet per te organizuar konferencen kombetare me teme “Planifikimi familjar, per nje Shqiperi te shendetshme”. Ministri Shendetesise Petrit Vasili u terhoqi verejtje mjekeve, te cileve u kerkoi te lene menjane mjekesine spektakolare dhe te angazhohen maksimalisht per te frenuar fenomenin. “Ne dy dekadat e fundit, Shqiperia ka bere progres te dukshem per sa i perket planifikimit familjar, por duhet ende shume pune” nenvizoi Vasili.
Studimi
Ne Studimin Demografik dhe Shendetesor rezulton se megjithese 99 per qind e grave dhe meshkujve shqiptare te moshes riprodhuese i njohin metodat kontraceptive, perdorimi i metodave moderne efektive eshte ne nivelin 11 per qind. Nderkohe qe vetem 8 vjet me pare kjo situate ishte ne nivelin 8 per qind. Te dhenat tregojne se krahas nivelit te ulet kombetar te fertilitetit, aborti vazhdon te perdoret si nje menyre per kontrollin e numrit te femijeve ne familje. Keto jane faktet kryesore qe vertetojne uljen e lindjeve ne vendin tone nga viti ne vit. Duke ju referuar te dhenave te viteve 93 – 96, kur nje familje kishte minimalisht 3 apo kater femije, sot nje cift preferon te kete nje apo dy femije. Specialistet e shendetesise e shohin kete fenomen si nje ndergjegjesim te shoqerise shqiptare per te planifikuar numrin e femijeve dhe kohen kur ato duhet te vijne ne jete.
Abortet
Numri i aborteve ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Ne nje studim te kryer nga Instituti i Shendetit Publik ka rezultuar se gjate vitit 2009 jane kryer 9100 aborte dhe perkatesisht ne Tirane 3900 raste, me pas vjen Fieri 930 raste, Vlora 764 e pastaj Berati 545 raste. Raportimet per shtimin e rasteve te aborteve publikohen nga viti ne vit, ndersa vendi vazhdon te kete nje nivel te ulet te lindshmerise. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik shpjegojne se grate kane ende nje lidhje te forte me metodat tradicionale kontraceptive, te cilat jane me pak efektive se metodat moderne. Raportimi i aborteve me ane te skedes se abortit ka nxjerre ne pah shkaqet e shumta qe cojne vajzat dhe grate drejt abortit. “Ekzistojne nje sere shkaqesh qe i detyrojne grate te nderpresin shtatzenine, midis te cilave mund te permenden prirja e disa grave per t’iu perkushtuar me shume karrieres se tyre, por me e rendesishmja eshte varferia, lehtesimi nga detyrimet, numri i larte i femijeve, arsyet shendetesore, renia e numrit te martesave” thone specialistet. Sipas tyre, vetem ne Tirane gjate nje viti numerohen 10 mije lindje, kurse ne te gjithe Shqiperine jane nen 25 mije.
Ulet numri i lindjeve gjate ketij 10 vjecari
Te dhenat zyrtare nga Ministria e Shendetesise tregojne per nje ulje te ndjeshme te fertilitetit tek ciftet shqiptare. Nga 3.3 femije qe llogaritej ne vitet 93-95 lindshmeria ka rene ne 1.6 femije per grua ne vitet 2006 – 2009. “Studimet e fundit perllogarisin te kemi vetem 35 mije lindje ne vit ne rang kombetar. Kjo per shkak se ciftet jane te prirur drejt karrieres dhe se shpeshhere zgjedhin dhe rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzeni te padeshiruar” thuhet ne studim. Numri i lindjeve eshte me i larte ne zonat rurale se ato urbane. Keshtu ne keto zona rezulton se familjet lindin nga 1.5 deri ne 2 here me shume se ne qytete. Ministria e Shendetesise dhe USAID kane nisur nje fushate sensibilizimi per rritjen e perdorimit te metodave kontraceptive bashkekohore per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|