 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Astma, 7 per qind e popullsise ne vend e prekur
E Shtune, 26 Qershor 2010
Semundja e astmes ka perparuar duke prekur rreth 7 per qind te popullsise ne vendin tone. Ne Konferencen Kombetare te zhvilluar dje mbi Astmen dhe Alergjine mjeket bejne apel per me shume kujdes dhe parandalim te saj. Sipas tyre, numri i rasteve te semundjes qe nuk mund te kontrollohen eshte shume i larte rreth 80 per qind, nderkohe qe pjesa tjeter mbetet pjeserisht apo totalisht e pakontrolluar. Ndotja e ambientit dhe ajrit eshte nje nga shkaktaret kryesore qe ka rritur numrin e personave te prekur nga alergjite dhe nga astma. Mjeku alergolog ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Mehmet Hoxha ka pohuar se rastet po rriten nga viti ne vit. “Numri i personave te prekur nga semundjet alergjike apo edhe astma vjen edhe shtohet nga dita ne dite. Por periudha e cila ka shenuar dhe kulmin me te madh ka qene gjate ketyre tre viteve te fundit” ka pohuar Hoxha. Sipas tij, ne sherbimin e Alergologjise trajtohen rastet me te renda ka nje fluks te te prekurve nga keto semundje. Nderkohe, qe problem mbetet edhe kurimi i saj per shkak te kostos se larte qe kane ilacet. Sot nje pacient qe te kurohet i duhen deri ne 10 mije leke ne muaj, nderkohe qe nje pjese te mire te medikamenteve rimbursohen nga shteti. Rastet e pacienteve te cilet trajtohen ne spitalet e Tiranes jane te shumta te prekur nga astma apo alergjite e ndryshme. Nderkohe qe faktore te tjere qe ndikojne ne shfaqjen e ketyre semundjeve jane edhe ato te trasheguara apo rishfaqja pas disa viteve nese nuk eshte bere kurim i plote. Por, nje faktor tjeter eshte edhe ndryshimi dhe urbanizimi i shpejte. “Shfaqja e kesaj semundjeje eshte karakteristike per moshat e reja kryesisht femijet dhe te rinjte. Ajo mund te vazhdoje te shfaqet tek personat deri ne moshen 50-60 vjecare” ka nenvizuar mjeku Alergolog, Mehmet Hoxha. Sipas tij, nese te dhenat zyrtare tregojne se 7 per qind e popullsise vuan nga kjo semundje, ajo qe behet me shqetesuese eshte se nga viti ne vit ka nje tendence rritjeje te pacienteve.
Shkaktaret
Shkaktaret e kesaj semundjeje jane alergentet e ndryshem, duke filluar nga polenet e luleve, parazitoza te ndryshme, substanca kimike qe ndotin ambientin, detergjentet, pajisjet kozmetike dhe produkte nga kafshet shtepiake.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|