PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Portugalia kalon, Brazili “i varfer”


E Shtune, 26 Qershor 2010

Portugalia arriti ne raundin e dyte te finaleve te Kupes se Botes, pas barazimit 0-0 me Brazilin. Dy ekipet me sulme te fuqishme ne perballjen direkte mes tyre nuk munden dot qe te shenonin asnje gol ne portat respektive. Brazili ka siguruar kreun e Grupit G me shtate pike, dy me shume se Portugalia e vendit te dyte. Bregu i Fildishte fitoi ndaj Korese se Veriut, me rezultatin 3-0, por mbeti ne kuoten e kater pikeve, duke mos siguruar kualifikimin, ashtu si skuadra aziatike qe nuk mori asnje pike. Portugalia e nisi ndeshjen e djeshme me nje epersi te dukshme per sa i perket golavarazhit, sepse kishte fituar ndeshjen e parafundit me rezultatin e thelle 7-0 dhe kaloi me tej pas pesuar asnje humbje ne grup. Brazili do te luaje me vendin e dyte te grupit H, ku ben pjese Spanja dhe kjo ndeshje do te zhvillohet diten e marte ne Johannesburg. Portugalia do te perballet me fituesin e ketij grupi ne Kejpt Taun. Ne ndeshjen e djeshme dy ekipet kishin raste per gol, por deshtuan para portave respektive. Sulmuesi i Brazilit, Nilmar ne ’30 pati nje rast te arte per te shenuar, pa arritur dot qe te gjeje rrugen e rrjetes. Fabiano, gjithashtu rrezikoi porten kundershtare rreth nente minuta me vone. Meireles ne ‘60 kishte nje shans mjaft te mire per te kaluar ne epersi ekipin e Portugalise, pas nje zbritje te rrezikshme te Kristiano Ronaldos, por gaboi ne momentin final. Me kete rezultat, Portugalia mbetet e pathyeshme, prej 19 ndeshjeve dhe synon te avancoje me tej, ndonese e siguroi me shume veshtiresi nje vend ne Afrika e Jugut 2010. Per koicidence, humbjen e fundit Portugalia e kishte pesuar me Brazilin, pas nje ndeshje miqesore. Sakaq, pas gjashte fitoreve radhazi skuadra e “Sambas” ndalet ne nje barazim, por qe nuk e ka shqetesuar ne fund trajnerin Dunga. Te dy trajneret, pasi siguruan nje vend per me tej, jane duke bere llogarite per te avancuar sa me larg. Brazili, te pakten, nuk do te pajtohet me asnje objektiv tjeter, pervec biletes qe duhet te siguroje per ne finalen e 11 Korrikut.

A. Muraci






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika