PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tragjedia e Gerdecit, gjykata kerkon Patrik Henrin


E Shtune, 26 Qershor 2010

Tirane-Gjykata e Tiranes, kerkon deshmine e Patrik Henrit, krahut te djathte te Delijorgjit. Gjate seances se djeshme, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ka bere me dije dje se i eshte drejtuar Ministrise se Drejtesise, qe me ane te nje leterporosie, te njoftoje autoritetet amerikane per thirrjen e Patrik Henrit, pronar i vetem i kompanise Southern Ammounition Co. Sipas gjykates, ne njoftimin e bere shpjegohej se Henri duhet te paraqitet ne vendin tone per te dhene shpjegime para gjykates me 13 shtator te ketij viti. Henri konsiderohet nga gjykata si deshmitari kyc i ketij procesi, duke marre parasysh se ai ishte edhe perfaqesuesi kryesor qe u interesua te Meico, per procesin e demontimit te municioneve. Nga hetimet qe jane kryer nga ana e prokurorise se Tiranes, si dhe nga deshmite e marra gjate procesit gjyqesor, ka rezultuar se Henri ka qene i interesuar per barutin qe dilte nga demontimi i municioneve, te cilen me ane te mauneve e transportonte ne drejtim te Belgjikes. Patrik Henri, pritet qe te pyetet sesi, pas kerkeses se tij per te lidhur kontrate me Ministrine e Mbrojtjes, arriti te hynte Mihal Delijorgji, i cili me ane te kompanise “Albademil”. Po ashtu Henri pritet qe te pyetet edhe per kushtet e sigurise qe ishin ne fabrike.

R.C


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika