Antidroga, sekuestrohen 26.5 kg kanabis
E Shtune, 26 Qershor 2010
Tirane-Teksa ishte finalizuar nje superaksion i antidroges se kryeqytetit, me sekuestrimin e 5.5 kg heroine dhe arrestimin e 5 trafikanteve te saj, disa ore me pas, nje tjeter aksion antidroge eshte zhvilluar ne Linze. Gjate oreve te vona te se enjtes, strukturat e luftes kunder narkotikeve ne bashkepunim me njesine e operacioneve speciale, kane sekuestruar prane Dajtit ne Linze, 25 kg e 600 gram, lende narkotike e dyshuar kanabis sativa. Ne saje te operacionit te koduar “Dajti”, jane kapur ne flagrance dy transportuesit e kesaj lende, Fatjon Balla, 27 vjec, Denis Duka, 26 vjec, te dy banues ne fshatin Shengjergj. Policia eshte vene ne ndjekje te automjetit me te cilin ata po udhetonin, pas informacioneve se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ata po transportonin nje sasi lende narkotike. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin me targa PD B16670, u gjeten 3 thase me kanabis, me peshe 25 kg.e 600 gram me gjithe amabalazh. Nga hetimet e policise, ka sasia e lendes narkotike kishte si destinacion shitjen ne tregun vendas. Hetimet kane zbuluar se dy te rinjte, e realizonin shitjen dhe trafikimin e kanabisit, kryesisht ne zonat e Kinostudios, zonen e Brrylit. Vec lendes narkotike, dy te arrestuarve iu sekuestruan dy automjete me targe 483 KS 850 dhe PD B16670. Ndaj tyre do te rendoje akuza e “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”.
L.K