Lendet ekzakte ne fund te listes
E Shtune, 26 Qershor 2010
Pjesa me e madhe e te rinjve shqiptare jane te orientuar drejt fakulteteve me profil shoqeror. Te pakten keshtu rezulton nese u hedhim nje sy alternativave qe kane preferuar te japin ata si lende me zgjedhje. Keshtu ne krye te listes qendron Njohuria per Shoqerine, te cilen e kane zgjedhur plot 29 mije maturante. Me pas vijne edhe Anglishtja, Historia te cilat jane perzgjedhur nga rreth 16 mije te rinj, ndersa lendet me profil ekzakt kane me pak kerkesa. Keshtu Kimia, Fizika apo Matematika renditen ne fund te kesaj liste duke zbritur deri ne 2 mije preferenca secila. Specialistet e arsimit shprehen se kjo tregon nje tendence te te rinjve tane drejt degeve me profil shoqeror, por perzgjedhja e ketyre lendeve si preferenciale ka te beje edhe me mundesine qe u japin ata per t’u listuar si kandidate fitues ne nje pjese te madhe degesh ne fakultetet e universiteteve publike, por edhe me faktin se lendet ekzakte jane te orientuara vetem drejt nje profili. Perzgjedhja e ketyre lendeve rendit edhe fakultetet me te kerkuara nga maturantet shqiptare. Keshtu ne krye te listes se 10 degeve me te kerkuara, sipas specialisteve, renditen pikerisht ato te Shkencave Sociale dhe Juridiku. Menjehere pas tyre vijne ata te Ekonomikut (dhe jo vetem ne Universitetin e Tiranes), si dhe fakulteti Filologjik dhe Inxhinieria e Ndertimit. Por nuk kane ngelur mbrapa ne shijet e maturanteve edhe Arkitektura dhe Mjekesia. Ndersa me pak te kerkuara rezultojne deget e mesuesise neper rrethe. Nderkohe, qe duke u nisur nga eksperiencat e viteve te kaluara, rreth 90 per qind e maturanteve e nisin shkollen e larte ne universitetet publike, ndersa pjesa tjeter ndahet midis shkollave te larta private dhe universiteteve jashte Shqiperise.